L3,990 Original price was: L3,990.L3,490Current price is: L3,490.
PURCELL Pixcell Biom™ 2Billion/mL (30ml) është një serum korean me përqendrim shumë të lartë probiotikësh, i krijuar për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të qetësuar irritimet. Përmban 90% Lactobacillus dhe 2 miliardë qeliza probiotike për ml, që ndihmojnë në rikthimin e mikrobiomës natyrale dhe rrisin rezistencën e lëkurës.
Forcon barrierën e lëkurës
I pasuruar me dozë të lartë (90%) të Lactobacillus dhe Bifida Ferment Lysate, që ndihmojnë në rikuperimin e barrierës së dëmtuar dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm.
Efekt qetësues i menjëhershëm
I provuar klinikisht për të reduktuar skuqjen me rreth 15% që në ditën e parë, duke qetësuar lëkurën e irrituar nga maskat, rrezet UV apo trajtimet dermatologjike.
Përmirëson teksturën e lëkurës
Ndihmon në zbutjen e sipërfaqes së ashpër të lëkurës, duke dhënë efekt më të lëmuar dhe “glass skin”, si dhe përmirëson elasticitetin.
Formula është jashtëzakonisht minimaliste, e përbërë nga vetëm 5 përbërës kryesorë:
👉 Përdoret çdo ditë, mëngjes & darkë
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Ky është një serum i lehtë, ushqyes, luksoz, i mëndafshtë që synon të riparojë lëkurën tuaj. Është i pasuruar me përbërës natyralë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale koreane) për të krijuar këtë eliksir rinie.
I pasur me :
Përdorimi:
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni serumin më shumë se një herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.
Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.
Përdorimi:
Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.
Out of stock
Një xhel pastrues i butë, i formuluar me një përzierje unike të pasur me antioksidantë të orizit të fermentuar korean dhe fidaneve të bambusë për të ndriçuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën tuaj.
Me pH të balancuar (5.5) i krijuar posaçërisht për të qenë i përshtatshëm edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës. Një pH i shëndetshëm ndihmon lëkurën të mbajë një barrierë të fortë dhe të kontrollojë ekuilibrin e saj.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe të irrituar.
Out of stock
Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!
Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.
COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.
Perdorimi:
Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.
Një krem dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.
Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.
Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Out of stock
I vleresuar me cmime të njëpasnjëshme dhe me një formulim të fuqishëm 70% ekstrakt Houttuynia Cordata ky krem i pasur do të qetësojë lëkurën e irrituar, skuqjen dhe kruajtjen si dhe do të reduktojë indet sensitive.
Forcon barrieren mbrotjëse të lëkurës dhe ka një efekt shërues në lëkurën me rosacea duke forcuar muret e kapilarëve. Hidraton intensivisht, duke ruajtur një nivel optimal të hidratimit në qelizave.
Përbërësi kryesor aktiv:
– 70% ekstrakt Houttuynia cordata me veti të forta kuruese dhe anti-inflamatore. Normalizon gjendjen e lëkurës, lehtëson irritimin, zvogëlon inflamacionin, forcon sistemin imunitar, e bën sipërfaqen e epidermës më pak të ndjeshme dhe reaktive.
Përbërësit aktivë shtesë:
– Panthenoli një provitaminë me aftësi hidratuese, lehtëson skuqjen dhe acarimin dhe ka veti shëruese të plagëve.
– Adenozina është një nga përbërësit më të avancuar të gjeneratës së re. Lufton në mënyrë efektive rrudhat, duke siguruar një efekt të fuqishëm citoprotektiv dhe duke mbrojtur qelizat nga oksidimi, ndikon në sintezën e prokolagjenit 1, përgjegjës për elasticitetin dhe tonalitetin e lëkurës.
– Ceramidet rrisin funksionet mbrojtëse të epidermës dhe parandalojnë humbjen e lagështirës. Lehtëson thatësinë, rrjepjen e lëkurës, është i dobishëm në trajtimin e skuqjeve alergjike, ekzemës, psoriasis.
– Lecitina forcon qelizat dhe fibrat e epidermës dhe ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese. Ruan barrierën mbrojtëse të lëkurës, neutralizon efektet negative të radikaleve të lira, rrezatimit ultravjollcë dhe faktorëve të tjerë mjedisorë.
– Kolesteroli është një lipid që përbën një pjesë të shtresës penguese të epidermës, një komponent fiziologjik dhe i sigurt. Rrit funksionet e barrierës, ruan lagështinë, parandalon tharjen.
I përshtatshëm për lëkurë të thatë, normale, të ndjeshme dhe atë me tendence akneike.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë si hapi i fundit i rutinës suaj të kujdesit të lëkurës dhe masazhoni lehtë për përthithje më të mirë. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Procedoni me një krem kundër diellit në rutinën e mëngjesit.
Out of stock
Një krem dielli i lehtë me mbrojtje shumë të lartë për lëkurën e ndjeshme!
Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ është një SPF i lehtë mineral, i krijuar për të ushqyer lëkurën e ndjeshme duke e mbrojtur atë nga dëmtimi UV.
I formuluar me oksid zinku miqësor ndaj lëkurës së ndjeshme (një filtër mineral), ky krem kundër diellit mbron kundër dëmtimit mjedisor pa shkaktuar acarim.
Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës për të siguruar përfitime ushqyese dhe qetësuese, plus Niacinamide dhe ekstrakte të margaritës për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe qeramide që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës.
Përbërësi yll janë ekstraktet e orizit të zi të fermentuar që përmbajnë një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit lagështinë dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj. Dikur i quajtur “orizi i ndaluar” në Kinën e lashtë, Orizi i Zi ishte i kufizuar vetëm për mbretërit dhe të pasurit.
I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, ideal për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe sensitive.
Për shkak të karakteristikave të tij si mbrojtës fizik ndaj diellit, ky produkt mund lërë një ngjyrë të lehtë të bardhë në lëkurë, në varësi të individit.
Out of stock
Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!
HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.
Formuluar me:
Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.
Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Magjia e jargëve të kërmillit !
Ashtu si një multivitaminë për lëkurën tuaj, COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ndihmon për të ushqyer, riparuar dhe ngopur me hidratim lëkurën tuaj.
Një përbërës popullor në kujdesin e lëkurës koreane, mucina e kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj, shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato (hiperpigmentimi i lëkurës).
Përbërësit kryesorë :
– Filtrati i sekretimit të kërmillit: përmban vitamina me veti ushqyese të cilat rigjenerojnë lëkurën, reduktojnë hiperpigmentimin dhe kanë efekte kundër plakjes në lëkurë.
– Hyalorunic Acid & Betaine: siguron hidratim te thelle dhe për një kohë të gjatë.
– Allantoin & Panthenol: qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të skuqur, zbusin dhe promovojnë shërimin e saj. Panthenoli gjithashtu ndihmon lëkurën të prodhojë lipide qelizore të lëkurës të cilat forcojnë dhe mbajnë barrierën e lëkurës të shëndetshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e ndjeshme.
pH 6.5~1.0. Cruelty-free. Formuluar pa parabenë, sulfate, ngjyra artificiale dhe parfum, alkol, vajra minerale, vajra esenciale dhe silikone.
Përdorimi:
Pas larjes së lëkurës dhe tonikut, aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën tuaj. Përhapeni butësisht duke përdorur majat e gishtave për të ndihmuar përthithjen dhe më pas vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj.
I pasuruar me një kompleks kolagjeni me prejardhje bimore, kremi inovativ për sytë TIRTIR Collagen Lifting i është nënshtruar një sërë testesh klinike për të vërtetuar efikasitetin e tij në ♥ reduktimin e rrudhave të syve,
♥ rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe ♥ forcimin e zonës delikate të syve në vetëm 4 javë !
Formula e avancuar përfshin
Është një krem multifunksional jo vetëm për sytë por gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për rrudhat në zonën e ballit, qafës dhe zonën rreth gojës.
Ai përdor një aplikues unik ftohës me majë metalike që ndihmon me fryrjen e syve në mëngjes dhe për të siguruar një aplikim higjienik dhe pa shumë lodhje. Masazhimi me aplikuesin e topit rrotullues metalik dyfishon përthithjen dhe efektivitetin e produktit.
Ka një teksturë freskuese, të tipit locion që rrëshqet pa problem në lëkurë dhe përthithet shpejt, duke e lënë atë të ndjehet e rigjeneruar dhe e hidratuar. Ka një aromë të lehtë lulesh.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.