Skip to main content

The Bellas

Eksfolues Kimik

4 results

  • Sort by
    ...
  • -50%Limited
    Anua Heartleaf 77% Clear Pad 160g
    Anua Heartleaf 77% Clear Pad 160g Original price was: L2,890.Current price is: L1,450.

    Eksfolioni butësisht, shtrëngoni poret, kontrolloni prodhimin e sebumit, qetësoni irritimin me Anua Heartleaf 77% Clear Pad!

    Ky toner pad vjen me përbërës super të perzgjedhur si:

    • Ekstraktit i gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) 77% e cila ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme
    • Anti Sebum P për të ndihmuar në balancimin e sebumit të tepërt, tkurrjen e madhësisë së poreve si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit.
    • Kombinimi unik i eksfoluesit kimik (PHA) dhe eksfolimit fizik (ana e stampuar e tamponit të pambuktë) punojnë së bashku për të hequr papastërtitë, për të zhbllokuar poret dhe për të eksfoluar qelizat e vdekura të lëkurës.
    • Gluconolactone ka një efekt të butë pastrues që nuk shkakton acarim as për lëkurën e ndjeshme.
    • Ekstrakti i çajit jeshil lehtëson irritimin, ka veti antibakteriale, e bën lëkurën të fortë dhe elastike, zbut rrudhat dhe përmirëson çehren.
    • Ekstrakti i purslanit përshpejton rigjenerimin dhe nxit shërimin, shtrëngon poret dhe redukton prodhimin e sebumit.
    • Kompleksi CICA lehtëson skuqjen dhe acarimin, forcon muret e enëve të gjakut, zvogëlon shfaqjen e rosacea-s dhe rrit elasticitetin.

    I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht lëkurës të yndyrshme, asaj me tendencë akneike dhe sensitive.

  • -52%Limited
    Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid 100ml
    Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid 100ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,190.

    Thuajini lamtumirë pikave të bardha dhe të zeza me përdorim të vazhdueshëm të eksfoliantit AHA 7 dhe zbuloni lëkurën e pastër dhe të butë!

    Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid është një trajtim anti-inflamator që trajton poret e bllokuara dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke mundësuar rigjenerim më të shpejtë të qelizave.

    • Acidi glikolik është acidi më i vogël alfa hidroksi (AHA), dhe depërton në lëkurë më thellë se sa AHA-t të tjera. Ai heq butësisht qelizat e vdekura duke e zbutur lëkurën. Trajton aknet, pikat e zeza, shenjat e akneve, zvogelon poret dhe ka veti antiage. Zbeh hiperpigmentimin dhe suporton prodhimin e vetë kolagjenit të lëkurës.
    • Panthenoli, një provitaminë me aftësi hidratuese, anti-inflamatore dhe mbrojtëse ndihmon në parandalimin e iritimit të lëkurës.
    • Niacinamide parandalon efektet e plakjes në lëkurë duke stimuluar sintezën e ceramideve, duke përmirësuar barrierën e lëkurës, duke zbehur njollat ​​e errëta dhe duke zvogëluar linjat e imëta dhe rrudhat.

    Ndryshe nga produktet e tjera eksfoluese, nuk shkakton rrjepje as tharje të lëkurës. Perkundrazi është hidratues dhe përshtatet me cdo tip lëkure.

    Përdorimi:

    Toniku vendoset ne mbremje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Mundesisht lijeni te veproje 20-30 min. Gjate dites është i domosdoshëm perdorimi i SPF. Keshillohet te perdoret 2-3 here ne jave.

  • -50%Limited
    Cosrx BHA Blackhead Power Liquid 100ml
    Cosrx BHA Blackhead Power Liquid 100ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,290.

    COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.

    • I formuluar me 4% Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik, ky tonik i koncentruar zvogëlon dukshëm poret e zmadhuara dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës.
    • Përmban përbërës natyralë BHA si uji i lëvores së shelgut për të maksimizuar përfitimet por pa shkaktuar irritim.
      BHA depërton thellë në pore duke ndihmuar në pastrimin e poreve të bllokuara dhe duke larguar sebumim e tepërt.
    • Përmban Niacinamide ose ndryshe vitamine B3 e cila eshte nje perberes shume i mire antirrudhe, ka efekt antiinflamator, forcon barrieren e lekures dhe trajton aknet dhe shenjat.
    • Panthenoli dhe acidi hialuronik, e bëjnë gjithashtu këtë toner me veti të fuqishme hidratuese.

    Perdorimi:

    Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.

  • -41%Limited
    Needly Daily Toner Pad 60pads 280g
    Needly Daily Toner Pad 60pads 280g Original price was: L3,190.Current price is: L1,890.

    Needly Daily Toner Pad janë toner pads me pH të ulët, të formuluara për eksfolim të butë, hidratim dhe kujdes ndaj poreve. Formula kombinon BHA (Salicylic Acid) dhe PHA (Gluconolactone) për të larguar qelizat e vdekura, për të pastruar poret dhe për të kontrolluar yndyrën, ndërsa Centella Asiatica, Tea Tree, Allantoin, Sodium Hyaluronate dhe Glyceryl Glucoside ndihmojnë në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. Pad-et janë me përmasa ekstra të mëdha dhe kanë dy anë: njëra me teksturë për eksfolim të butë dhe tjetra e lëmuar për hidratim dhe qetësim. Formula është hipoalergjike dhe e testuar dermatologjikisht.

    Përfitimet kryesore

    • Eksfolion butësisht qelizat e vdekura.
    • Pastron poret dhe ndihmon në reduktimin e pikave të zeza.
    • Kontrollon yndyrën e tepërt të lëkurës.
    • Përmirëson teksturën dhe butësinë e lëkurës.
    • Hidraton dhe qetëson lëkurën pas eksfolimit.
    • Ndihmon në minimizimin e pamjes së poreve.
    • Pad ekstra të mëdha që mund të përdoren edhe si maskë lokale në faqe ose ballë.

    Përbërësit kryesorë

    • Salicylic Acid (BHA) – Pastron poret, redukton sebumin dhe ndihmon në parandalimin e akneve.
    • Gluconolactone (PHA) – Eksfolion butësisht dhe përmirëson teksturën e lëkurës.
    • Centella Asiatica Extract – Qetëson lëkurën dhe forcon barrierën mbrojtëse.
    • Tea Tree Leaf Extract – Ndihmon në balancimin e lëkurës me prirje akneike.
    • Allantoin – Zbut dhe redukton irritimet.
    • Sodium Hyaluronate – Hidraton dhe ruan lagështinë.
    • Glyceryl Glucoside – Përmirëson hidratimin afatgjatë.
    • Betaine – Hidraton dhe mbron lëkurën nga tharja.

    Shënim: Për lëkurë të ndjeshme ose të thatë rekomandohet përdorimi 2–3 herë në javë në fillim, pasi formula përmban eksfoliantë (BHA dhe PHA).

    Si përdoret

    Pas pastrimit, kaloni fillimisht anën me teksturë në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve. Më pas përdorni anën e lëmuar për të hidratuar dhe përgatitur lëkurën për hapat e tjerë të rutinës. Nuk ka nevojë të shpëlahet. Vazhdoni me serumin dhe kremin hidratues. Gjatë ditës përdorni gjithmonë një krem me SPF.

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories