16 results
I vleresuar me cmime të njëpasnjëshme dhe me një formulim të fuqishëm 70% ekstrakt Houttuynia Cordata ky krem i pasur do të qetësojë lëkurën e irrituar, skuqjen dhe kruajtjen si dhe do të reduktojë indet sensitive.
Forcon barrieren mbrotjëse të lëkurës dhe ka një efekt shërues në lëkurën me rosacea duke forcuar muret e kapilarëve. Hidraton intensivisht, duke ruajtur një nivel optimal të hidratimit në qelizave.
Përbërësi kryesor aktiv:
– 70% ekstrakt Houttuynia cordata me veti të forta kuruese dhe anti-inflamatore. Normalizon gjendjen e lëkurës, lehtëson irritimin, zvogëlon inflamacionin, forcon sistemin imunitar, e bën sipërfaqen e epidermës më pak të ndjeshme dhe reaktive.
Përbërësit aktivë shtesë:
– Panthenoli një provitaminë me aftësi hidratuese, lehtëson skuqjen dhe acarimin dhe ka veti shëruese të plagëve.
– Adenozina është një nga përbërësit më të avancuar të gjeneratës së re. Lufton në mënyrë efektive rrudhat, duke siguruar një efekt të fuqishëm citoprotektiv dhe duke mbrojtur qelizat nga oksidimi, ndikon në sintezën e prokolagjenit 1, përgjegjës për elasticitetin dhe tonalitetin e lëkurës.
– Ceramidet rrisin funksionet mbrojtëse të epidermës dhe parandalojnë humbjen e lagështirës. Lehtëson thatësinë, rrjepjen e lëkurës, është i dobishëm në trajtimin e skuqjeve alergjike, ekzemës, psoriasis.
– Lecitina forcon qelizat dhe fibrat e epidermës dhe ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese. Ruan barrierën mbrojtëse të lëkurës, neutralizon efektet negative të radikaleve të lira, rrezatimit ultravjollcë dhe faktorëve të tjerë mjedisorë.
– Kolesteroli është një lipid që përbën një pjesë të shtresës penguese të epidermës, një komponent fiziologjik dhe i sigurt. Rrit funksionet e barrierës, ruan lagështinë, parandalon tharjen.
I përshtatshëm për lëkurë të thatë, normale, të ndjeshme dhe atë me tendence akneike.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë si hapi i fundit i rutinës suaj të kujdesit të lëkurës dhe masazhoni lehtë për përthithje më të mirë. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Procedoni me një krem kundër diellit në rutinën e mëngjesit.
Out of stock
Anua Heartleaf 77% Soothing Toner është toniku i rangut më të lartë në Korene e Jugut që u nderua me vendin e parë në çmimet Olive Young 2022 !
Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës përbërësi më viral në Kore ndihmon në:
E përkryer për shërimin e skuqjeve, akneve, ekzemës dhe rosacea.
Përbërësi kryesor aktiv:
– 77% ekstrakt Houttuynia Cordata me veti të forta kuruese dhe anti-inflamatore. Normalizon gjendjen e lëkurës, lehtëson irritimin, zvogëlon inflamacionin. Forcon sistemin imunitar, e bën sipërfaqen e epidermës më pak të ndjeshme dhe reaktive.
Përbërësit aktivë shtesë:
– Panthenoli përshpejton procesin e shërimit, qetëson dhe zbut, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe rrit funksionet e saj.
– Ekstrakti i kallamit të sheqerit funksionon si një eksfoliant i butë, pastron qelizat e vdekura.
– Ekstrakti i kërpudhave Sanghwan funksionon si një antioksidant i fuqishëm, ka një efekt rinovues në lëkurë duke shtypur veprimin e radikaleve të lira, ka efekte anti-inflamatore, antibakteriale dhe anti-alergjike dhe përshpejton procesin e rigjenerimit të qelizave.
– Ekstrakti Vitex stimulon aktivitetin e beta-endorfinës dhe hormoneve DHEA, duke zbutur rrudhat, duke shtuar dendësi dhe elasticitet, duke forcuar dhe rigjallëruar lëkurën.
– Ekstrakti i purslanit përshpejton shërimin e plagëve dhe plasaritjeve, stimulon rigjenerimin e indeve dhe ka një efekt detoksifikues.
– Ekstrakti i rodheve ka një efekt baktericid, antiseptik, anti-inflamator dhe tonik, përmirëson metabolizmin qelizor.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë akneike, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Përdorimi:
Pas pastrimit, aplikojeni duke përdorur duart tuaja ose disqe pambuku. Masazhoni butësisht për të ndihmuar përthithjen e plotë. Përdoreni ditën dhe natën. Procedoni me serum, krem për sytë dhe hidratues.
Anua Heartleaf Pore Cleansing Oil Mild është një vaj pastrues i butë, i krijuar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme dhe me prirje akneike. Formula pa aromë (fragrance-free) dhe jo-komedogjene largon në mënyrë efektive makeup-in, kremin mbrojtës SPF, sebumin dhe papastërtitë, ndërsa ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrale të lëkurës. Me Heartleaf (Houttuynia Cordata) Extract dhe Rosemary Leaf Oil, pastron poret në thellësi, qetëson lëkurën dhe ndihmon në balancimin e yndyrës pa shkaktuar irritim. Është testuar dermatologjikisht, përfshirë testet e irritimit të syve dhe komedogjenitetit.
Aplikoni 2–3 pompa në duar të thata dhe masazhojeni në fytyrë të thatë për të tretur makeup-in, SPF-në dhe papastërtitë. Shtoni pak ujë për ta emulsifikuar derisa të marrë teksturë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Vazhdoni me një pastrues me bazë uji si hapi i dytë i double cleansing.
Arencia Fresh Red Smoothie Serum 30 është një serum me teksturë xhel që kombinon përbërës anti-age, ndriçues dhe hidratues për të përmirësuar elasticitetin, tonin dhe teksturën e lëkurës. Formula përmban 30% Red Collagen Complex, 8% Niacinamide, Arbutin, Acid Ferulik, kompleks me forma të Vitaminës C, Hexapeptide-2, Panthenol, Acid Hialuronik dhe ekstrakte botanike si Black Ginseng, Hibiscus dhe Rosehip. Ndihmon në rritjen e firmësisë, zbutjen e rrudhave, minimizimin e pamjes së poreve dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Mund të përdoret edhe si maskë nate për hidratim dhe ushqim intensiv.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë, mëngjes dhe mbrëmje. Përthitheni me lëvizje të lehta. Për kujdes intensiv, aplikoni një shtresë më të trashë në mbrëmje dhe përdoreni si maskë nate.
Arencia Holy Hyssop Serum 30 është një serum hidratues dhe ndriçues i formuluar për të përmirësuar tonin, teksturën dhe barrierën e lëkurës. Formula përmban 30% Vita ACE Complex, ekstrakt Hyssop, Niacinamide, kompleks me forma të Vitaminës C, Vitaminë E, Panthenol, Ceramide NP dhe 8 lloje të Acidit Hialuronik. Ndihmon në hidratimin intensiv, zbehjen e njollave pas akneve, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse, duke e lënë lëkurën më të butë, më të ndriçuar dhe me pamje të shëndetshme.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Përhapeni me lëvizje të lehta derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Për hidratim më intensiv, aplikoni një shtresë më të trashë në mbrëmje si maskë nate.
Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë.
Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.
Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:
Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.
Beauty of Joseon Relief Sun Aqua-Fresh Rice + B5 SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës kimik me spektër të gjerë SPF50+ PA++++, i krijuar për të ofruar mbrojtje të lartë nga rrezet UVA dhe UVB, duke hidratuar dhe qetësuar lëkurën pa lënë ndjesi të rëndë ose shtresë të bardhë. Formula e lehtë përmban Rice Seed Water, Panthenol (Vitamin B5), Ceramide NP, Beta-Glucan, Acid Hialuronik dhe antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit gjatë gjithë ditës. Përthithet shpejt, ka përfundim natyral dhe funksionon shumë mirë edhe nën makeup. Është pa parfum dhe jo-komedogjen, i përshtatshëm edhe për lëkurë me prirje akneike.
Aplikoni një sasi të mjaftueshme si hapi i fundit i rutinës së mëngjesit, rreth 15–20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2–3 orë, ose më shpesh nëse djersiteni, notoni ose fshini fytyrën.
Out of stock
Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.
Përdorimi:
Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.
Out of stock
Cellology LED Blue Eraser Serum është një serum qetësues dhe përkujdesës për poret, i krijuar për t’u përdorur vetëm ose së bashku me pajisjen Cellology Blue LED Device. Formula përmban 80% Tea Tree Leaf Water, 100% mikro-spikula me origjinë nga algat detare, Niacinamide, Madecassoside, Panthenol, Acid Hialuronik, Sodium PCA dhe ekstrakte bimore, të cilat ndihmojnë në kontrollin e yndyrës, minimizimin e poreve, qetësimin e skuqjes dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Gjatë aplikimit mund të ndihet një pickim i lehtë, pasi mikro-spikulat ndihmojnë në përthithjen më të mirë të përbërësve aktivë.
Centellian24 Madeca Cream Time Reverse është një krem premium anti-age i zhvilluar nga Dongkook Pharmaceutical, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, për të reduktuar rrudhat dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Formula përmban kompleksin ekskluziv TECA (Titrated Centella Asiatica Extract), Retinol, Niacinamide, Ceramide NP, Sodium DNA (PDRN), Acid Hialuronik, Resveratrol, Ectoin dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, hidratimin intensiv dhe reduktimin e shenjave të plakjes. Pavarësisht formulës së pasur, kremi përthithet lehtë dhe lë një përfundim të butë e të ushqyer.
Shënim: Formula përmban Retinol, ndaj rekomandohet përdorimi kryesisht në rutinën e mbrëmjes. Nëse përdoret gjatë ditës, është i domosdoshëm aplikimi i një kremi me SPF. Personat me lëkurë shumë të ndjeshme duhet ta përdorin gradualisht.
Në hapin e fundit të rutinës së mbrëmjes, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Filloni ta përdorni 2–3 herë në javë, duke rritur gradualisht frekuencën sipas tolerancës së lëkurës. Gjatë ditës përdorni gjithmonë një krem me SPF.
Centellian24 Madeca Cream Time Reverse Zero (Season 7) është një krem premium anti-age me teksturë të lehtë, i zhvilluar nga Dongkook Pharmaceutical, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, për të reduktuar rrudhat dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës edhe tek lëkura e ndjeshme. Formula përmban kompleksin ekskluziv Blue Active-TECA™ (30,000 ppm), Retinol, Niacinamide, Ceramide NP, Sodium DNA (PDRN), Acid Hialuronik, Resveratrol, Phytosterols, Panthenol dhe Madecassoside, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin, hidratimin intensiv dhe përmirësimin e shenjave të plakjes. Versioni Zero ka një teksturë më të lehtë dhe më freskuese se Madeca Cream Time Reverse klasik, duke qenë i përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm.
Shënim: Formula përmban Retinol, ndaj rekomandohet përdorimi kryesisht në rutinën e mbrëmjes. Nëse përdoret gjatë ditës, është i domosdoshëm aplikimi i një kremi me SPF. Filloni me 2–3 përdorime në javë dhe rriteni gradualisht sipas tolerancës së lëkurës.
Në hapin e fundit të rutinës, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje, por për shkak të retinolit rekomandohet kryesisht përdorimi në mbrëmje. Gjatë ditës përdorni gjithmonë një krem me SPF.
Magjia e jargëve të kërmillit !
Ashtu si një multivitaminë për lëkurën tuaj, COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ndihmon për të ushqyer, riparuar dhe ngopur me hidratim lëkurën tuaj.
Një përbërës popullor në kujdesin e lëkurës koreane, mucina e kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj, shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato (hiperpigmentimi i lëkurës).
Përbërësit kryesorë :
– Filtrati i sekretimit të kërmillit: përmban vitamina me veti ushqyese të cilat rigjenerojnë lëkurën, reduktojnë hiperpigmentimin dhe kanë efekte kundër plakjes në lëkurë.
– Hyalorunic Acid & Betaine: siguron hidratim te thelle dhe për një kohë të gjatë.
– Allantoin & Panthenol: qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të skuqur, zbusin dhe promovojnë shërimin e saj. Panthenoli gjithashtu ndihmon lëkurën të prodhojë lipide qelizore të lëkurës të cilat forcojnë dhe mbajnë barrierën e lëkurës të shëndetshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e ndjeshme.
pH 6.5~1.0. Cruelty-free. Formuluar pa parabenë, sulfate, ngjyra artificiale dhe parfum, alkol, vajra minerale, vajra esenciale dhe silikone.
Përdorimi:
Pas larjes së lëkurës dhe tonikut, aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën tuaj. Përhapeni butësisht duke përdorur majat e gishtave për të ndihmuar përthithjen dhe më pas vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj.
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
COSRX The 6 Peptide Skin Booster Serum është një serum me teksturë ultra të lehtë, i projektuar për t’u përdorur si hapi i parë pas pastrimit, duke përgatitur lëkurën për produktet e tjera të rutinës. Formula përmban një kompleks me 6 peptide, Niacinamide, Acid Hialuronik, N-Acetyl Glucosamine, Adenosine, Allantoin dhe aminoacide që ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, teksturës, hidratimit dhe shkëlqimit të lëkurës, ndërsa reduktojnë pamjen e poreve dhe vijave të holla. Është testuar dermatologjikisht, jo-komedogjen dhe i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme dhe me prirje akneike.
Pas pastrimit, aplikoni 2–3 pompa në fytyrë si hapi i parë i rutinës së kujdesit për lëkurën. Përthitheni me lëvizje të lehta dhe vazhdoni me serumin, ampulën ose kremin hidratues. Mund të përdoret në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Dr. Althea 345 Relief Cream është një krem xhel-krem vegan, i krijuar për të qetësuar, hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën e ndjeshme ose me prirje akneike. Formula përmban një kombinim të Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Centella Asiatica, Madecassoside, Sodium DNA (PDRN), 5 forma të Acidit Hialuronik, Beta-Glucan dhe Resveratrol, të cilët ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, zbutjen e skuqjes dhe përmirësimin e shenjave pas akneve. Është jo-komedogjen, i testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Në hapin e fundit ose parafundit të rutinës së kujdesit për lëkurën, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Dr. Althea Green Tea Fresh Sunscreen është një krem dielli kimik, i lehtë në teksturë, që ofron mbrojtje të lartë SPF 50+ PA++++, ndërkohë që ndihmon në qetësimin dhe reduktimin e irritimit të lëkurës sensitive.
Mbrojtje e lartë nga rrezet UV
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve nga dielli dhe hiperpigmentimit.
Teksturë e lehtë & pa white cast
Ka një teksturë si krem i hollë dhe i ujshëm që përthithet shpejt, pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse—perfekt edhe si bazë për makeup.
Efekt qetësues & anti-irritim
I formuluar për të reduktuar skuqjen dhe irritimin, falë kombinimit të Green Tea Leaf Water dhe një kompleksi me 7 lloje Centella Asiatica.
Forcon barrierën e lëkurës
Përmban Sodium DNA dhe Niacinamide, që ndihmojnë në riparimin e barrierës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për:
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here