2 results
Heimish Moringa Ceramide BB Cream SPF30 PA++ është një BB Cream shumëfunksionale që kombinon kujdesin për lëkurën, mbrojtjen nga dielli dhe makeup-in në një produkt të vetëm. Formula ofron mbulim light deri në medium, unifikon tonin e lëkurës, mbulon skuqjen dhe papërsosmëritë, ndërsa ruan një përfundim natyral, hidratues dhe me shkëlqim të lehtë. E pasuruar me Moringa Seed Oil, Ceramide NP, Niacinamide, Panthenol, Acid Hialuronik dhe Adenosine, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin dhe përmirësimin e elasticitetit.
Shënim: Ka një finish natyral satin/dewy, ndaj është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale dhe të thatë. Në lëkurë shumë të yndyrshme mund të jetë e nevojshme fiksimi me pudër në zonën T.
Pas rutinës së kujdesit për lëkurën dhe aplikimit të SPF-së (nëse dëshironi mbrojtje më të lartë), aplikoni një sasi të vogël në fytyrë dhe përhapeni me gishta, sfungjer ose furçë. Mund të ndërtoni mbulimin në zonat ku nevojitet më shumë.
OBgE Natural Cover Lotion është një produkt korean multifunksional për femra dhe meshkuj, i krijuar për të thjeshtuar rutinën e kujdesit dhe makeup-it. Kombinon hidratues, sunscreen dhe BB cream në një hap të vetëm, duke ofruar një pamje natyrale pa u dukur sikur ke makeup.
Teknologji që përshtatet me ngjyrën e lëkurës
Përmban 4 lloje kapsulash ngjyre (e bardhë, e kuqe, e verdhë dhe e zezë) që shpërbëhen gjatë aplikimit, duke u përshtatur me tonin e lëkurës për një finish natyral dhe “invisible”.
Mbrojtje e lartë nga dielli
Ofron SPF50+ / PA++++, duke mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB.
Hidratim intensiv
Qetësim i lëkurës
Kontroll i yndyrës & poreve
Ndriçim i tonit
Mbulim natyral
Ndihmon në fshehjen e poreve, njollave dhe shenjave të mjekrës, pa efekt të bardhë apo “cakey”.
Lehtësi në përdorim
Ka një mekanizëm unik:
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here