9 results
Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!
Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.
Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.
Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.
Përbërësit kryesorë:
Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.
Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:
– Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
– Nxit prodhimin e kolagjenit
– Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
– Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.
Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.
Formuluar me:
Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.
Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!
Dr. Althea Retinol Flat Iron Eye Roller është një serum korean multifunksional për zonën e syve, i krijuar për lifting, reduktim të fryrjes dhe kujdes anti-aging. Dallohet për aplikatorin unik metalik “flat iron”, i cili ofron efekt freskues dhe masazhues, duke përmirësuar mikroqarkullimin dhe përthithjen e produktit.
Anti-aging & lifting
Përdor një sistem të dyfishtë retinoid:
Redukton fryrjen & qeskat poshtë syve
Aplikatori metalik me efekt “gua sha” ftoh menjëherë zonën e syve, duke ndihmuar në uljen e fryrjes dhe qeskave, sidomos në mëngjes.
Hidratim & qetësim
Me Hyaluronic Acid për hidratim dhe 5% Cica Retisome (Centella Asiatica + Madecassoside) për qetësim, reduktim skuqjeje dhe forcim të barrierës.
Ndriçon zonën e syve
Ndihmon në përmirësimin e pamjes së syve të lodhur dhe në zbehjen graduale të rrathëve të errët.
👉 Nëse je fillestare me retinol: përdore 2–3 herë në javë, pastaj rrite gradualisht
👉 Gjatë ditës, përdor SPF për mbrojtje
Riktheni shëndetin e qerpikëve tuaj me Etude House My Lash Serum të mbushur me Biotinë për qerpikë më të fortë, më të trashë dhe më të gjatë. Me një formulë xhel me absorbim të shpejtë që nuk lë mbetje ngjitëse.
Ky serum përmban gjithashtu përbërës natyralë si ekstrakt xhensen dhe vaj trëndafili, të cilët dihet se stimulojnë rritjen e qimes.
Me përdorim të rregullt, mund të prisni që të shihni qerpikë më të gjatë, më të trashë dhe më të plotë brenda 3 javësh. Për ta përdorur, vendoseni në qerpikë dhe vetulla duke u fokusuar te rrënjët.
Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.
Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.
Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.
Përdorimi:
Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.
Out of stock
Heveblue Black Yuja Bean Lifting Auto Eye Cream është një krem multifunksional për zonën e syve, i pajisur me një aplikator inteligjent me mikro-vibrime (12,000 vibrime/minutë) që ndihmon në përthithjen më të mirë të përbërësve aktivë dhe ofron një masazh të lehtë lifting. Formula përmban T3 Soluble Collagen, 6 lloje peptidesh, ekstrakt Yuja (Citrus Junos), ekstrakt të sojës së zezë, Niacinamide dhe Adenosine, të cilët ndihmojnë në hidratimin, forcimin e lëkurës dhe reduktimin e vijave të holla e rrudhave rreth syve. Mund të përdoret edhe në zonën e qafës dhe vijat nazolabiale.
Shtypni tubin dhe aplikoni një sasi të vogël në zonën rreth syve, vijat e buzëqeshjes ose qafë. Masazhoni butësisht me aplikatorin metalik; mikro-vibrimet aktivizohen automatikisht kur maja prek lëkurën. Pas përdorimit, pastroni aplikatorin me një pecetë të lagur dhe vendosni kapakun.
KSECRET Seoul 1988 Eye Cream: Retinal Liposome 4% + Fermented Bean është një krem multifunksional për zonën e syve, i formuluar me Retinal Liposome 4% (kompleks i inkapsuluar me retinal), ekstrakte të fermentuara të sojës, orizit dhe xhensenit, Niacinamide, Bakuchiol, Adenosine, 3 peptide, Acid Hialuronik dhe Vitaminë E. Formula ndihmon në reduktimin e vijave të holla, rrudhave, rrathëve të errët dhe humbjes së elasticitetit, ndërsa hidraton dhe forcon barrierën e lëkurës. Retinali i inkapsuluar ofron efektivitet të lartë me tolerancë më të mirë për zonën delikate rreth syve.
Në rutinën e mbrëmjes, pas serumit dhe para kremit hidratues, aplikoni një sasi sa një kokërr orizi në zonën rreth syve dhe shpërndajeni me lëvizje të lehta. Filloni 2–3 herë në javë dhe rriteni gradualisht sipas tolerancës së lëkurës. Gjatë ditës përdorni gjithmonë krem mbrojtës me SPF.
Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch me një kompleks floriri janë një shpëtim i vërtetë nga rrathët e errët poshtë syve, fryrjen, linjat e imëta dhe rrudhat.
Materiali i veçantë nga i cili janë bërë promovon një përshtatje më të plotë të saj në zonën e syve, përbërësit aktivë depërtojnë menjëherë në lëkurë dhe kanë një efekt të dukshëm hidratues, freskues dhe rigjenerues.
Përbërësit kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi: Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.
Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.
I pasuruar me një kompleks kolagjeni me prejardhje bimore, kremi inovativ për sytë TIRTIR Collagen Lifting i është nënshtruar një sërë testesh klinike për të vërtetuar efikasitetin e tij në ♥ reduktimin e rrudhave të syve,
♥ rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe ♥ forcimin e zonës delikate të syve në vetëm 4 javë !
Formula e avancuar përfshin
Është një krem multifunksional jo vetëm për sytë por gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për rrudhat në zonën e ballit, qafës dhe zonën rreth gojës.
Ai përdor një aplikues unik ftohës me majë metalike që ndihmon me fryrjen e syve në mëngjes dhe për të siguruar një aplikim higjienik dhe pa shumë lodhje. Masazhimi me aplikuesin e topit rrotullues metalik dyfishon përthithjen dhe efektivitetin e produktit.
Ka një teksturë freskuese, të tipit locion që rrëshqet pa problem në lëkurë dhe përthithet shpejt, duke e lënë atë të ndjehet e rigjeneruar dhe e hidratuar. Ka një aromë të lehtë lulesh.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here