8 results
Shërim i shpejtë dhe intensiv i akneve brenda natës!
Ngjitësja (pimple patch) është në gjendje të:
Ky mjeshtër në shërimin e akneve, ngjitet fort në lëkurë që do të qëndrojë edhe gjatë dushit dhe larjes!
Patch-i spot vjen me tre ngjitëse me madhësi të ndryshme në një paketë, kështu që ju mund të zgjidhni madhësinë e përshtatshme për të mbuluar aknet tuaja. Është i paketuar në një qese të rimbyllshme dhe në paketim të dyfishtë të sterilizuar për ta mbajtur atë sanitar.
Përdorimi:
Lani dhe thani zonën e synuar që dëshironi të trajtoni. Mos aplikoni asnjë trajtim të lëkurës ose hidratues midis copëzës dhe lëkurës suaj. Zgjidhni madhësinë e ngjitëses që ju nevojitet dhe ngjiteni atë në pjesët që dëshironi të trajtoni. Hiqeni në mëngjes dhe do shikoni qe ngjitësja është zbardhur pasi ka thithur të gjithe qelbin dhe papastërtite e aknes.
Magjia e jargëve të kërmillit !
Ashtu si një multivitaminë për lëkurën tuaj, COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ndihmon për të ushqyer, riparuar dhe ngopur me hidratim lëkurën tuaj.
Një përbërës popullor në kujdesin e lëkurës koreane, mucina e kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj, shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato (hiperpigmentimi i lëkurës).
Përbërësit kryesorë :
– Filtrati i sekretimit të kërmillit: përmban vitamina me veti ushqyese të cilat rigjenerojnë lëkurën, reduktojnë hiperpigmentimin dhe kanë efekte kundër plakjes në lëkurë.
– Hyalorunic Acid & Betaine: siguron hidratim te thelle dhe për një kohë të gjatë.
– Allantoin & Panthenol: qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të skuqur, zbusin dhe promovojnë shërimin e saj. Panthenoli gjithashtu ndihmon lëkurën të prodhojë lipide qelizore të lëkurës të cilat forcojnë dhe mbajnë barrierën e lëkurës të shëndetshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e ndjeshme.
pH 6.5~1.0. Cruelty-free. Formuluar pa parabenë, sulfate, ngjyra artificiale dhe parfum, alkol, vajra minerale, vajra esenciale dhe silikone.
Përdorimi:
Pas larjes së lëkurës dhe tonikut, aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën tuaj. Përhapeni butësisht duke përdorur majat e gishtave për të ndihmuar përthithjen dhe më pas vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj.
Thuajini lamtumirë pikave të bardha dhe të zeza me përdorim të vazhdueshëm të eksfoliantit AHA 7 dhe zbuloni lëkurën e pastër dhe të butë!
Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid është një trajtim anti-inflamator që trajton poret e bllokuara dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke mundësuar rigjenerim më të shpejtë të qelizave.
Ndryshe nga produktet e tjera eksfoluese, nuk shkakton rrjepje as tharje të lëkurës. Perkundrazi është hidratues dhe përshtatet me cdo tip lëkure.
Përdorimi:
Toniku vendoset ne mbremje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Mundesisht lijeni te veproje 20-30 min. Gjate dites është i domosdoshëm perdorimi i SPF. Keshillohet te perdoret 2-3 here ne jave.
COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.
Perdorimi:
Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Thuajini mirupafshim pikave të zeza dhe pikave të bardha!
Një larës antibakterial ditor që nuk than lëkurën.
COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser është një larës me bazë uji, ka një strukturë kremoze dhe heq butësisht papastërtitë dhe sebumin e tepërt, ndërsa lufton aknet dhe njollat, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar pa ndjesinë e thatësise.
Ai përmban një përbërës natyral BHA dhe acid salicilik që shpërndan vajrat, kontrollon prodhimin e sebumit, pastron të gjitha papastërtitë në pore dhe parandalon formimin e pikave të zeza dhe të bardha duke eksfoluar duke qetësuar lëkurën.
Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, të cilat janë të prirura të zhvillojnë akne, por gjithashtu është i përshtatshëm edhe për lëkurat e mikse dhe normale.
Përdorimi:
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas heqjes së makeup-it. Filloni me duar dhe fytyrë të lagur. Merrni një sasi të duhur në dorë dhe masazhojeni butësisht në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të vakët.
Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:
– Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
– Nxit prodhimin e kolagjenit
– Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
– Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.
Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.
Formuluar me:
Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.
Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here