L4,590 Original price was: L4,590.L3,990Current price is: L3,990.
Purcell Pixcell Biom™ 5+ Probiotics Rebooting Cream është një krem riparues me përqendrim të lartë, i krijuar për të rikthyer menjëherë barrierën e dëmtuar të lëkurës dhe për të qetësuar irritimet intensive. I zhvilluar fillimisht për përdorim pas trajtimeve dermatologjike si lazeri, ky krem funksionon gjithashtu si një trajtim i avancuar për çdo lëkurë të ndjeshme, të dobësuar apo të stresuar.
Rikthen barrierën e lëkurës
Përmban kompleksin e patentuar Pixcell Biom™ me 5 lloje probiotikësh (përfshirë Lactobacillus dhe Bifida), që ndihmojnë në balancimin e mikrobiomës dhe forcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës.
Qetësim intensiv
I formuluar posaçërisht për të reduktuar skuqjen dhe irritimin, sidomos pas procedurave dermatologjike.
Anti-aging & ndriçim
Hidratim i thellë
Siguron hidratim deri në 18 orë, pa lënë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë.
Rutinë e përditshme
Apliko një sasi të moderuar në fytyrë dhe qafë si hapi i fundit i rutinës, mëngjes dhe darkë.
Si maskë intensive
Për irritim të fortë, apliko një shtresë më të trashë si maskë qetësuese.
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!
HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.
Formuluar me:
Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.
Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.
Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.
Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.
Përdorimi:
Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.
Krem zbardhues, kundër rrudhave në fytyrë!
Iunik Beta-Glucan Daily Moisture Cream ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë dhe përmirësimin e funksionit të barrierës së lëkurës me beta-glukan, ku së bashku me ekstraktin Centella Asiatica dhe ekstrakte Aloe Vera qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën e ndjeshme.
Përmban gjithashtu një kompleks të veçantë frutash të kuq (kumbulla, mjedër, Luleshtrydhe, Pjeshkë, Shegë, Fiku) që ushqen dhe rinovon lëkurën e lodhur.
Formuluar me 3000 mg beta-glukan i cili është një polisaharid natyral polimer i nxjerrë nga kërpudhat. Ai ruan lagështinë 20% më mirë se acidi hialuronik dhe përmirëson elasticitetin dhe rikuperimin e lëkurës. Bazuar në matjet laboratorike, 1% Beta Glucan ka një kapacitet ruajtjeje uji prej 20% më shumë se 1% acid hialuronik.
Shkëlqen dhe barazon tonalitetin e lëkurës, përmirëson pamjen e rrudhave dhe përthithet shpejt me një fund të butë dhe të lagësht.
Formuluar me:
Beta-Glukan: Një humectant që ofron hidratim superior, mbron pengesën e lëkurës, parandalon dëmtimin e qelizave dhe qetëson skuqjen dhe irritimin.
Ekstrakti Centella Asiatica: Ka veti antioksiduese, rigjeneruese dhe anti-inflamatore që parandalojnë dëmtimin e indeve të lëkurës si rezultat i procesit të plakjes.
Niacinamide: Ndihmon në minimizimin e dukshëm të poreve të zmadhuara, shtrëngon poret e lirshme, zvogëlon inflamacionin, përmirëson tonin e pabarabartë të lëkurës dhe zbut linjat e imta dhe rrudhat.
Një krem dielli i lehtë me mbrojtje shumë të lartë për lëkurën e ndjeshme!
Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ është një SPF i lehtë mineral, i krijuar për të ushqyer lëkurën e ndjeshme duke e mbrojtur atë nga dëmtimi UV.
I formuluar me oksid zinku miqësor ndaj lëkurës së ndjeshme (një filtër mineral), ky krem kundër diellit mbron kundër dëmtimit mjedisor pa shkaktuar acarim.
Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës për të siguruar përfitime ushqyese dhe qetësuese, plus Niacinamide dhe ekstrakte të margaritës për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe qeramide që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës.
Përbërësi yll janë ekstraktet e orizit të zi të fermentuar që përmbajnë një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit lagështinë dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj. Dikur i quajtur “orizi i ndaluar” në Kinën e lashtë, Orizi i Zi ishte i kufizuar vetëm për mbretërit dhe të pasurit.
I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, ideal për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe sensitive.
Për shkak të karakteristikave të tij si mbrojtës fizik ndaj diellit, ky produkt mund lërë një ngjyrë të lehtë të bardhë në lëkurë, në varësi të individit.
Shërim i shpejtë dhe intensiv i akneve brenda natës!
Ngjitësja (pimple patch) është në gjendje të:
Ky mjeshtër në shërimin e akneve, ngjitet fort në lëkurë që do të qëndrojë edhe gjatë dushit dhe larjes!
Patch-i spot vjen me tre ngjitëse me madhësi të ndryshme në një paketë, kështu që ju mund të zgjidhni madhësinë e përshtatshme për të mbuluar aknet tuaja. Është i paketuar në një qese të rimbyllshme dhe në paketim të dyfishtë të sterilizuar për ta mbajtur atë sanitar.
Përdorimi:
Lani dhe thani zonën e synuar që dëshironi të trajtoni. Mos aplikoni asnjë trajtim të lëkurës ose hidratues midis copëzës dhe lëkurës suaj. Zgjidhni madhësinë e ngjitëses që ju nevojitet dhe ngjiteni atë në pjesët që dëshironi të trajtoni. Hiqeni në mëngjes dhe do shikoni qe ngjitësja është zbardhur pasi ka thithur të gjithe qelbin dhe papastërtite e aknes.
Magjia e jargëve të kërmillit !
Ashtu si një multivitaminë për lëkurën tuaj, COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ndihmon për të ushqyer, riparuar dhe ngopur me hidratim lëkurën tuaj.
Një përbërës popullor në kujdesin e lëkurës koreane, mucina e kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj, shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato (hiperpigmentimi i lëkurës).
Përbërësit kryesorë :
– Filtrati i sekretimit të kërmillit: përmban vitamina me veti ushqyese të cilat rigjenerojnë lëkurën, reduktojnë hiperpigmentimin dhe kanë efekte kundër plakjes në lëkurë.
– Hyalorunic Acid & Betaine: siguron hidratim te thelle dhe për një kohë të gjatë.
– Allantoin & Panthenol: qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të skuqur, zbusin dhe promovojnë shërimin e saj. Panthenoli gjithashtu ndihmon lëkurën të prodhojë lipide qelizore të lëkurës të cilat forcojnë dhe mbajnë barrierën e lëkurës të shëndetshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e ndjeshme.
pH 6.5~1.0. Cruelty-free. Formuluar pa parabenë, sulfate, ngjyra artificiale dhe parfum, alkol, vajra minerale, vajra esenciale dhe silikone.
Përdorimi:
Pas larjes së lëkurës dhe tonikut, aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën tuaj. Përhapeni butësisht duke përdorur majat e gishtave për të ndihmuar përthithjen dhe më pas vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj.
Beauty Of Joseon Dynasty Cream është i preferuari i përjetshëm që ka mbledhur adhurimin e klientëve të panumërt.
I mbushur me përbërës si uji me krunde orizi, uji xhensen, squalane dhe niacinamide ky produkt është më shumë se një hidratues – është një shpërblim për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës tuaj. Por jo vetëm kaq, këto ekstrakte natyrale bimore jo vetëm hidratojnë dhe ndriçojnë lëkurën tuaj, por gjithashtu punojnë me zell për të përmirësuar pamjen e rrudhave.
Formuluar me:
– 29% krunde orizi të pasura me aminoacide, minerale dhe vitaminë E, krundet e orizit ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, zbardhimin dhe teksturë më të lëmuar.
– 5% xhensen, një përbërës yll që në dinastinë Joseon quhej ‘Shincho’, që do të thotë barishte nga perënditë. Xhensen promovon rigjenerimin e qelizave, mbron lëkurën tuaj dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke zbuluar një shkëlqim rinor.
– Ekstrakti i mjaltit: Kjo shtesë e lezetshme zbut dhe hidraton lëkurën tuaj duke rikthyer elasticitetin e saj.
– Ceramidet: Me përfitimet e tyre kundër plakjes, ato e lënë lëkurën tuaj të zhdërvjellët dhe të butë, një dëshmi e përtëritjes së tyre të përgjithshme.
– 2% niacinamide dhe 2% squalane, punojnë së bashku për të balancuar prodhimin e vajit dhe ujit në lëkurë dhe për të mbrojtur barrierën e lëkurës nga dëmtimet mjedisore.
Ky krem siguron një përfundim të butë, delikat dhe shkëlqim. Krijon një shkëlqim natyral dhe të shëndetshëm kur përdoret me fondatinë.
Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, por veçanërisht ideal për lëkurë të thatë.
Ka një teksturë të fortë, prandaj rregulloni sasinë sipas llojit të lëkurës tuaj. (Lëkurë e yndyrshme: Rreth madhësisë së gjysmë bizeleje, Lëkurë normale-e thatë: Madhësia e një monedhe).
Out of stock
Thuajini lamtumirë pikave të bardha dhe të zeza me përdorim të vazhdueshëm të eksfoliantit AHA 7 dhe zbuloni lëkurën e pastër dhe të butë!
Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid është një trajtim anti-inflamator që trajton poret e bllokuara dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke mundësuar rigjenerim më të shpejtë të qelizave.
Ndryshe nga produktet e tjera eksfoluese, nuk shkakton rrjepje as tharje të lëkurës. Perkundrazi është hidratues dhe përshtatet me cdo tip lëkure.
Përdorimi:
Toniku vendoset ne mbremje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Mundesisht lijeni te veproje 20-30 min. Gjate dites është i domosdoshëm perdorimi i SPF. Keshillohet te perdoret 2-3 here ne jave.
Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.
Përdorimi:
Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.
Out of stock
Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!
Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:
Përbërësit kryesorë:
– 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
– Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
– Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
– BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
– Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.
Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch me një kompleks floriri janë një shpëtim i vërtetë nga rrathët e errët poshtë syve, fryrjen, linjat e imëta dhe rrudhat.
Materiali i veçantë nga i cili janë bërë promovon një përshtatje më të plotë të saj në zonën e syve, përbërësit aktivë depërtojnë menjëherë në lëkurë dhe kanë një efekt të dukshëm hidratues, freskues dhe rigjenerues.
Përbërësit kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi: Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.
Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.