Skip to main content

The Bellas

Brand Spotlight: PURCELL

PURCELL është një markë koreane e skincare që fokusohet te formula të pastra, të përqendruara dhe të mbështetura nga kërkimet shkencore. Emri vjen nga kombinimi i fjalëve “Pure” dhe “Cell”, duke pasqyruar filozofinë e markës për përdorimin e përbërësve me përqendrim të lartë që forcojnë barrierën e lëkurës dhe përmirësojnë shëndetin e saj. Të gjitha produktet janë të testuara klinikisht dhe përmbajnë komplekse të patentuara me përbërës aktivë për rezultate të dukshme.

PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule

Një ampulë në formë misti që hidraton, qetëson dhe freskon lëkurën në çdo moment të ditës. Përmban kompleksin probiotik Pixcell Biom™, acid hialuronik, pantenol, kolostrum dhe vitaminë E për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të parandaluar tharjen. Ndihmon në minimizimin e poreve të dukshme, kontrollon yndyrën e tepërt dhe rrit elasticitetin e lëkurës. Mund të përdoret edhe si setting spray për ta mbajtur grimin të freskët gjatë gjithë ditës.

https://thebellas.al/product/purcell-24-7-colostrum-pore-defence-ampoule-55ml/

PURCELL Pixcell Biom 2 Billion/mL

Serum minimalist për forcimin e barrierës së lëkurës, i formuluar me 90% probiotikë të fermentuar dhe 2 miliardë qeliza probiotike për mL. Formula përmban 45% Bifida Ferment Lysate dhe 45% Lactobacillus Ferment Lysate, dy përbërës të njohur për qetësimin e lëkurës, forcimin e barrierës mbrojtëse ,përmirësimin e mikrobiomës së saj, stimulon prodhimin e prokolagjenit dhe e bën lëkurën më të lëmuar, më elastike dhe me shkëlqim natyral. Formula me vetëm 5 përbërës, pa parfum dhe pa alkool, është jo-komedogjene dhe e testuar dermatologjikisht, duke e bërë të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. https://thebellas.al/product/purcell-pixcell-biom-2billion-ml-30ml/

PURCELL Pixcell Biom™ 5+ Probiotics Rebooting Cream

Krem riparues që forcon barrierën e lëkurës, qetëson irritimet dhe siguron hidratim afatgjatë. Formula përmban kompleksin ekskluziv Pixcell Biom™, me 5 lloje probiotikësh të cilët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit të mikrobiomës së lëkurës dhe rrisin rezistencën ndaj faktorëve të jashtëm. E pasuruar me Niacinamide, Panthenol, Centella Asiatica, Madecassoside, Squalane dhe Palmitoyl Tripeptide-5, kremi ndihmon në qetësimin e skuqjes, forcimin e barrierës mbrojtëse, përmirësimin e elasticitetit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. https://thebellas.al/product/purcell-pixcell-biom-5-probiotics-rebooting-cream-50ml/

PURCELL Pixcell Biom™ Glow Barrier Serum

Serum riparues dhe ndriçues që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Formula përmban kompleksin e patentuar Pixcell Biom™, të pasuruar me Bifida Ferment Lysate dhe Lactobacillus Ferment Lysate, të cilët mbështesin mikrobiomën e lëkurës dhe ndihmojnë në qetësimin e saj. I pasuruar me Niacinamide, Peptide, Vitaminë E (Tocopherol), Sodium Hyaluronate, Squalane dhe Hydrolyzed Collagen, serumi hidraton në thellësi, përmirëson tonin e lëkurës, redukton pamjen e poreve dhe ndihmon në zbutjen e vijave të holla. https://thebellas.al/product/purcell-pixcell-biom-glow-barrier-serum-50ml/

10 Produktet më të Mira me PDRN për Lëkurën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories