L1,490 Original price was: L1,490.L750Current price is: L750.
Ju prezantojmë me të preferuarin e të gjitha kohërave Missha All Around Safe Block Aqua Sun Gel!
Një krem mbrojtës-hidratues që përthithet shpejt në lëkurë për të hidratuar dhe qetësuar lëkurën e lodhur edhe pas ekspozimit në diell me ndjesinë ftohëse që ofron. I formuluar me filtra mbrojtës kimik dhe me teknologjinë e shtresës së dyfishtë, ky krem është rezistent ndaj ujit.
Ka një formulim kremi të lehtë që nuk lë kaste të bardhë.
Out of stock
Haruharu Wonder Centella 4% TXA Dark Spot Go Away Serum është një serum ndriçues me teksturë xhel, i formuluar për të reduktuar hiperpigmentimin, njollat e errëta dhe shenjat pas akneve, ndërsa qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës. Formula përmban 4% Tranexamic Acid (TXA), 4% Niacinamide, Vitaminë C, Centella Asiatica Complex, Madecassoside dhe antioksidantë që ndihmojnë në unifikimin e tonit të lëkurës, reduktimin e skuqjes dhe parandalimin e krijimit të njollave të reja. Është vegan, pa parfum, pa alkool dhe i përshtatshëm edhe për lëkurën e ndjeshme.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 1–2 pompa në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht derisa të përthithet plotësisht dhe vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës rekomandohet gjithmonë përdorimi i një kremi me SPF.
Ky është një serum i lehtë, ushqyes, luksoz, i mëndafshtë që synon të riparojë lëkurën tuaj. Është i pasuruar me përbërës natyralë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale koreane) për të krijuar këtë eliksir rinie.
I pasur me :
Përdorimi:
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni serumin më shumë se një herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.
Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë.
Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.
Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:
Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.
Haruharu Wonder Black Rice Moisture Deep Cleansing Oil është një vaj pastrues me formulë minimaliste me vetëm 9 përbërës esencialë, i krijuar për të larguar në mënyrë efektive makeup-in, kremin mbrojtës SPF, sebumin dhe papastërtitë, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Formula përmban vaj krundesh orizi të zi, vaj ulliri, vaj luledielli, vaj jojoba, vaj makadamie dhe Vitaminë E, të cilët pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe lënë lëkurën të butë e të ushqyer. Është pa parfum, jo-komedogjen, vegan dhe i testuar dermatologjikisht edhe për lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 2–3 pompa në duar të thata dhe masazhojeni në fytyrë të thatë për rreth 30 sekonda. Shtoni pak ujë për ta emulsifikuar derisa të marrë teksturë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Vazhdoni me një pastrues me bazë uji si hapi i dytë i double cleansing.
Out of stock
Anua Heartleaf 77% Soothing Toner është toniku i rangut më të lartë në Korene e Jugut që u nderua me vendin e parë në çmimet Olive Young 2022 !
Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës përbërësi më viral në Kore ndihmon në:
E përkryer për shërimin e skuqjeve, akneve, ekzemës dhe rosacea.
Përbërësi kryesor aktiv:
– 77% ekstrakt Houttuynia Cordata me veti të forta kuruese dhe anti-inflamatore. Normalizon gjendjen e lëkurës, lehtëson irritimin, zvogëlon inflamacionin. Forcon sistemin imunitar, e bën sipërfaqen e epidermës më pak të ndjeshme dhe reaktive.
Përbërësit aktivë shtesë:
– Panthenoli përshpejton procesin e shërimit, qetëson dhe zbut, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe rrit funksionet e saj.
– Ekstrakti i kallamit të sheqerit funksionon si një eksfoliant i butë, pastron qelizat e vdekura.
– Ekstrakti i kërpudhave Sanghwan funksionon si një antioksidant i fuqishëm, ka një efekt rinovues në lëkurë duke shtypur veprimin e radikaleve të lira, ka efekte anti-inflamatore, antibakteriale dhe anti-alergjike dhe përshpejton procesin e rigjenerimit të qelizave.
– Ekstrakti Vitex stimulon aktivitetin e beta-endorfinës dhe hormoneve DHEA, duke zbutur rrudhat, duke shtuar dendësi dhe elasticitet, duke forcuar dhe rigjallëruar lëkurën.
– Ekstrakti i purslanit përshpejton shërimin e plagëve dhe plasaritjeve, stimulon rigjenerimin e indeve dhe ka një efekt detoksifikues.
– Ekstrakti i rodheve ka një efekt baktericid, antiseptik, anti-inflamator dhe tonik, përmirëson metabolizmin qelizor.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë akneike, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Përdorimi:
Pas pastrimit, aplikojeni duke përdorur duart tuaja ose disqe pambuku. Masazhoni butësisht për të ndihmuar përthithjen e plotë. Përdoreni ditën dhe natën. Procedoni me serum, krem për sytë dhe hidratues.
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Serumi Anua Peach 70% Niacinamide është i pasur me përbërës zbardhues, hidratues dhe qetësues!
Formuluar me kujdes për t’ju siguruar:
Përbërësit kryesorë:
5% Niacinamide: E njohur edhe si vitamina B3, niacinamidi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në njësimin e tonit të lëkurës, redukton hiperpigmentimin dhe forcon barrierën e lëkurës. Është gjithashtu efektiv në minimizimin e poreve të zmadhuara.
70% Ekstrakt pjeshke: I pasur me vitamina dhe antioksidantë, ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, përmirësimin e tonalitetit dhe hidratimit, duke e lënë lëkurën të butë dhe rrezatuese.
Betainë Salicilate: Eksfolon qelizat e vdekura të lëkurës, zbut teksturën e lëkurës dhe promovon lëkurën e pastër dhe të lëmuar duke pastruar dhe minimizuar poret e zmadhuara.
Vitamina B12: E njohur edhe si kobalamina, kjo vitaminë ka një nuancë natyrale rozë. Ndihmon në ushqimin e lëkurës, promovon qarkullimin e qelizave dhe mban një barrierë të shëndetshme të lëkurës.
Acidi hialuronik: Një hidratues natyral, acidi hialuronik tërheq lagështinë në lëkurë dhe ndihmon në mbajtjen e saj, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar, të shëndoshë dhe rinore.
Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi:
Përdoreni në mëngjes dhe në mbremje pas pastrimit dhe tonerit dhe vazhdoni me hidratues. Aplikoni krem kundër diellit kur përdoret në mëngjes.
Anua Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam pastron butësisht papastërtitë, i formuluar me pluhur houttuynia cordata për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të pastruar poret. Shkuma me kokrra është e mbushur me glicerinë për të hidratuar lëkurën dhe acid salicilik për të siguruar kujdes ndaj poreve dhe efekt kundër akneve.
Përfitimet:
Përbërësit kryesorë:
– Infuzion i ekstraktit të gjetheve të zemrës: Përbërësi yll, ekstrakti i gjetheve të zemrës, është në zemër të kësaj shkume pastrues, duke siguruar një pastrim të butë por efektiv që respekton ekuilibrin delikat të lëkurës tuaj.
– Pluhur i gjetheve të zemrës 3,000 ppm: Pluhur i gjetheve të zemrës, i bluar me përpikëri për të siguruar efikasitet maksimal, punon për të hequr grumbullimin e papastërtive, kontrollon yndyrën e tepërt dhe eksfolion qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar një teksturë më të lëmuar dhe më të pastër.
– Quercetinol qetësues: Rrjedh nga cilësitë e fuqishme shëruese të gjetheve të zemrës, Quercetinol synon inflamacionin, duke qetësuar lëkurën e ndjeshme dhe duke siguruar një efekt qetësues që zgjat edhe pas pastrimit.
– Acid hialuronik i trefishtë: Një përzierje e tre madhësive të ndryshme të molekulave të acidit hialuronik siguron hidratim të thellë, depërtues, mbyllje në lagështi për ta mbajtur lëkurën të ndjehet e butë, elastike dhe e shëndetshme pas çdo pastrimi.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideale për llojet e yndyrshme, mikse, të prirura ndaj akneve dhe atë sensitive.
Out of stock
Eksfolioni butësisht, shtrëngoni poret, kontrolloni prodhimin e sebumit, qetësoni irritimin me Anua Heartleaf 77% Clear Pad!
Ky toner pad vjen me përbërës super të perzgjedhur si:
I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht lëkurës të yndyrshme, asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
I pasuruar me një kompleks kolagjeni me prejardhje bimore, kremi inovativ për sytë TIRTIR Collagen Lifting i është nënshtruar një sërë testesh klinike për të vërtetuar efikasitetin e tij në ♥ reduktimin e rrudhave të syve,
♥ rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe ♥ forcimin e zonës delikate të syve në vetëm 4 javë !
Formula e avancuar përfshin
Është një krem multifunksional jo vetëm për sytë por gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për rrudhat në zonën e ballit, qafës dhe zonën rreth gojës.
Ai përdor një aplikues unik ftohës me majë metalike që ndihmon me fryrjen e syve në mëngjes dhe për të siguruar një aplikim higjienik dhe pa shumë lodhje. Masazhimi me aplikuesin e topit rrotullues metalik dyfishon përthithjen dhe efektivitetin e produktit.
Ka një teksturë freskuese, të tipit locion që rrëshqet pa problem në lëkurë dhe përthithet shpejt, duke e lënë atë të ndjehet e rigjeneruar dhe e hidratuar. Ka një aromë të lehtë lulesh.
Thuajini mirupafshim pikave të zeza dhe pikave të bardha!
Një larës antibakterial ditor që nuk than lëkurën.
COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser është një larës me bazë uji, ka një strukturë kremoze dhe heq butësisht papastërtitë dhe sebumin e tepërt, ndërsa lufton aknet dhe njollat, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar pa ndjesinë e thatësise.
Ai përmban një përbërës natyral BHA dhe acid salicilik që shpërndan vajrat, kontrollon prodhimin e sebumit, pastron të gjitha papastërtitë në pore dhe parandalon formimin e pikave të zeza dhe të bardha duke eksfoluar duke qetësuar lëkurën.
Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, të cilat janë të prirura të zhvillojnë akne, por gjithashtu është i përshtatshëm edhe për lëkurat e mikse dhe normale.
Përdorimi:
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas heqjes së makeup-it. Filloni me duar dhe fytyrë të lagur. Merrni një sasi të duhur në dorë dhe masazhojeni butësisht në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të vakët.
COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.
Perdorimi:
Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here