L2,590 Original price was: L2,590.L1,390Current price is: L1,390.
Përfitoni lëkurë të shëndetshme dhe plot ushqim nga trajtimi i preferuar me jargë kërmilli, kolagjen dhe peptide që promovojnë lëkurë të butë dhe pa rrudha.
Ky hidratues përmban përbërës tërësisht natyralë që ofron hidratim kundër plakjes dhe rigjenerim për të gjitha nevojat e lëkurës tuaj, dhe PO, ky krem ju jep atë efektin e shumë deshiruar “Glass skin”.
Është i lehtë është i pasuruar me filtrat 92% të sekretimit të kërmillit, i cili furnizon lëkurën me lagështinë e nevojshme, duke e ndihmuar atë të riparojë dëmtimet dhe të promovojë shërimin, pa u ndjerë ngjitëse. Lagështia e shtuar zvogëlon linjat e imëta dhe rrudhat, duke çuar në një strukturë më të shëndetshme dhe më të lëmuar të lëkurës.
Targeton:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve.
Përbërësit kryesorë:
– Filtrat kërmilli: hidraton lëkurën, nxit prodhimin e kolagjenit, ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Mucina është e mrekullueshme për plagët e akneve, skuqjen dhe barrierën e dëmtuar të lëkurës. Ka përfitime anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së prirur ndaj akneve. Ajo përmirëson rrudhat, linjat dhe strukturën e lëkurës.
– Betaine: rikthen barrierën e lëkurës dhe ruan lagështinë e saj. Kujdeset për ekuilibrin e ujit dhe vajit në lëkurë. Lëkura mbetet e hidratuar, rrezatuese dhe e pastër.
– Allantoin: Largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe ka veti intensive hidratuese. Ka efekt kundër plakjes, ka veti qetësuese dhe shëruese për lëkurën e prirur ndaj akneve dhe të ndjeshme.
– Adenozina: zvogëlon shfaqjen e rrudhave duke i dhënë energji sipërfaqes së lëkurës. Adenozina gjithashtu ndihmon në zbutjen e lëkurës, shërimin e plagëve dhe funksionimin natyral të lëkurës.
Out of stock
Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë.
Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.
Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:
Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.
Eksfolioni butësisht, shtrëngoni poret, kontrolloni prodhimin e sebumit, qetësoni irritimin me Anua Heartleaf 77% Clear Pad!
Ky toner pad vjen me përbërës super të perzgjedhur si:
I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht lëkurës të yndyrshme, asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Haruharu Wonder Centella 4% TXA Dark Spot Go Away Serum është një serum ndriçues me teksturë xhel, i formuluar për të reduktuar hiperpigmentimin, njollat e errëta dhe shenjat pas akneve, ndërsa qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës. Formula përmban 4% Tranexamic Acid (TXA), 4% Niacinamide, Vitaminë C, Centella Asiatica Complex, Madecassoside dhe antioksidantë që ndihmojnë në unifikimin e tonit të lëkurës, reduktimin e skuqjes dhe parandalimin e krijimit të njollave të reja. Është vegan, pa parfum, pa alkool dhe i përshtatshëm edhe për lëkurën e ndjeshme.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 1–2 pompa në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht derisa të përthithet plotësisht dhe vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës rekomandohet gjithmonë përdorimi i një kremi me SPF.
Shërim i shpejtë dhe intensiv i akneve brenda natës!
Ngjitësja (pimple patch) është në gjendje të:
Ky mjeshtër në shërimin e akneve, ngjitet fort në lëkurë që do të qëndrojë edhe gjatë dushit dhe larjes!
Patch-i spot vjen me tre ngjitëse me madhësi të ndryshme në një paketë, kështu që ju mund të zgjidhni madhësinë e përshtatshme për të mbuluar aknet tuaja. Është i paketuar në një qese të rimbyllshme dhe në paketim të dyfishtë të sterilizuar për ta mbajtur atë sanitar.
Përdorimi:
Lani dhe thani zonën e synuar që dëshironi të trajtoni. Mos aplikoni asnjë trajtim të lëkurës ose hidratues midis copëzës dhe lëkurës suaj. Zgjidhni madhësinë e ngjitëses që ju nevojitet dhe ngjiteni atë në pjesët që dëshironi të trajtoni. Hiqeni në mëngjes dhe do shikoni qe ngjitësja është zbardhur pasi ka thithur të gjithe qelbin dhe papastërtite e aknes.
Ushqeni dhe hidratoni buzët e thata!
A’pieu Honey & Milk Lip Oil është një vaj buzësh me përbërës ushqyes dhe hidratues të mjaltit dhe qumështit që ndihmojnë në forcimin e buzëve.
Ekstraktet e proteinave të mjaltit dhe qumështit formojnë një shtresë hidratuese mbi buzë për t’i bërë ato të shëndetshme dhe të lëmuara.
Ka një formulë vaji të dendur që bllokon lagështinë në buzë për një kohë të gjatë për t’ju dhënë buzë të shëndetshme dhe të plota. Me një aromë të butë qumështi freskuese dhe delikate për të ndriçuar humorin tuaj
Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!
Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:
Përbërësit kryesorë:
– 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
– Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
– Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
– BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
– Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.
Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!
Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.
Një krem dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.
Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.
Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Out of stock
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!
Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.
Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.
Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.
Përbërësit kryesorë:
Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Një xhel pastrues i butë, i formuluar me një përzierje unike të pasur me antioksidantë të orizit të fermentuar korean dhe fidaneve të bambusë për të ndriçuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën tuaj.
Me pH të balancuar (5.5) i krijuar posaçërisht për të qenë i përshtatshëm edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës. Një pH i shëndetshëm ndihmon lëkurën të mbajë një barrierë të fortë dhe të kontrollojë ekuilibrin e saj.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe të irrituar.
Out of stock
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here