L2,890 Original price was: L2,890.L1,890Current price is: L1,890.
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.
Përdorimi:
Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.
TIRTIR Milk Skin Toner Light është një toner universal dhe efektiv që hidraton, zbardh, balancon sebumin dhe përforcon barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, mikse dhe prone ndaj akneve.
Forconi dhe rigjallëroni lëkurën tuaj me serumin me performancë të lartë për reduktimin e shenjave të plakjes !
Serumi ISNTREE Hyper Retinol EX 1.0 ndihmon në rikthimin e shkëlqimit rinor të lëkurës duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Është një serum i butë, por efektiv me retinol që ndihmon në përmirësimin e teksturës pa kompromentuar ndjeshmërinë e lëkurës.
I formuluar me 0,1% retinol, 0,3% retinil palmitat dhe 0,6% Bakuchiol.
– 0.1 % retinol stabilizohet përmes metodës së kapsulimit dhe siguron efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, forcon lëkurën dhe zvogëlon rrudhat. Ka veti rregulluese të sebumit, kundër akneve gjithashtu.
– Bakuchiol është një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli por funksionon butësisht, per te permiresuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla pa irritim, aq i bute sa mund te perdoret nga lekurat e ndjeshme.
Së bashku, ato ofrojnë përfitime intensive për plakjen e lëkurës duke përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, rrisin shkallën e qarkullimit të qelizave dhe përmirësojnë dhe lëmojnë lëkurën.
-Përmban pesë peptide që nxisin përfitimet kryesore të retinolit, për të ndihmuar në zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, për ta bërë lëkurën më të fortë dhe elastike dhe për të përmirësuar dhe forcuar barrierën e lëkurës. Së bashku me retinolin, ato nxisin rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe rrisin prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
– Pesë ceramide gjithashtu plotësojnë retinolin duke forcuar hidratimin e lëkurës dhe duke parandaluar humbjen e lagështisë
– Centella asiatica qetëson dhe mbron lëkurën, zvogëlon inflamacionin dhe skuqjen, duke përmirësuar gjithashtu strukturën e lëkurës.
– Niacinamidi, një përbërës ndriçues dhe luftues i akneve, ndihmon në pakësimin e akneve, njollave dhe pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.
Serumi ka një strukturë të lehtë, qumështore me një ngjyrë të verdhë të ndezur.
Përdorimi:
*Java 1~2/
– Frekuenca: përdoreni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, aplikoni 2–3 pika në zonat që ju shqetësojnë ose në gjithë fytyrën dhe qafë. Të nesërmen aplikoni patjetër spf.
*/Java 3~/
– Frekuenca: mund të aplikohet një natë po dhe një natë jo
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.
*Faza e “ndërtimit të tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të cdo individi.
Serumi Anua Peach 70% Niacinamide është i pasur me përbërës zbardhues, hidratues dhe qetësues!
Formuluar me kujdes për t’ju siguruar:
Përbërësit kryesorë:
5% Niacinamide: E njohur edhe si vitamina B3, niacinamidi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në njësimin e tonit të lëkurës, redukton hiperpigmentimin dhe forcon barrierën e lëkurës. Është gjithashtu efektiv në minimizimin e poreve të zmadhuara.
70% Ekstrakt pjeshke: I pasur me vitamina dhe antioksidantë, ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, përmirësimin e tonalitetit dhe hidratimit, duke e lënë lëkurën të butë dhe rrezatuese.
Betainë Salicilate: Eksfolon qelizat e vdekura të lëkurës, zbut teksturën e lëkurës dhe promovon lëkurën e pastër dhe të lëmuar duke pastruar dhe minimizuar poret e zmadhuara.
Vitamina B12: E njohur edhe si kobalamina, kjo vitaminë ka një nuancë natyrale rozë. Ndihmon në ushqimin e lëkurës, promovon qarkullimin e qelizave dhe mban një barrierë të shëndetshme të lëkurës.
Acidi hialuronik: Një hidratues natyral, acidi hialuronik tërheq lagështinë në lëkurë dhe ndihmon në mbajtjen e saj, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar, të shëndoshë dhe rinore.
Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi:
Përdoreni në mëngjes dhe në mbremje pas pastrimit dhe tonerit dhe vazhdoni me hidratues. Aplikoni krem kundër diellit kur përdoret në mëngjes.
Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!
HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.
Formuluar me:
Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.
Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Magjia e jargëve të kërmillit !
Ashtu si një multivitaminë për lëkurën tuaj, COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence ndihmon për të ushqyer, riparuar dhe ngopur me hidratim lëkurën tuaj.
Një përbërës popullor në kujdesin e lëkurës koreane, mucina e kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj, shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato (hiperpigmentimi i lëkurës).
Përbërësit kryesorë :
– Filtrati i sekretimit të kërmillit: përmban vitamina me veti ushqyese të cilat rigjenerojnë lëkurën, reduktojnë hiperpigmentimin dhe kanë efekte kundër plakjes në lëkurë.
– Hyalorunic Acid & Betaine: siguron hidratim te thelle dhe për një kohë të gjatë.
– Allantoin & Panthenol: qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të skuqur, zbusin dhe promovojnë shërimin e saj. Panthenoli gjithashtu ndihmon lëkurën të prodhojë lipide qelizore të lëkurës të cilat forcojnë dhe mbajnë barrierën e lëkurës të shëndetshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën normale, lëkurën e yndyrshme dhe lëkurën e ndjeshme.
pH 6.5~1.0. Cruelty-free. Formuluar pa parabenë, sulfate, ngjyra artificiale dhe parfum, alkol, vajra minerale, vajra esenciale dhe silikone.
Përdorimi:
Pas larjes së lëkurës dhe tonikut, aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën tuaj. Përhapeni butësisht duke përdorur majat e gishtave për të ndihmuar përthithjen dhe më pas vazhdoni me aplikimin e hidratuesit tuaj.
Out of stock
Një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, një shishe e këtij toneri multi funksional shitet çdo tre sekonda!
Siç tregon dhe emri i tij, formula përmban tre lloje të eksfoliantëve kimikë (AHAs, BHAs dhe PHAs) plus ekstrakte të papajës dhe Witch Hazel për të promovuar rigjenerimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme. Një përqendrim i lartë i ekstraktit të ujit të pemës së çajit gjithashtu promovon lëkurën e pastër duke luftuar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe zbut inflamacionin.
Ky kombinim i fuqishëm i përbërësve është ideal për lëkurën me akne ose lëkurë të yndyrshme, por është mjaft i butë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e thatë dhe sensitive me një pH optimal prej 5.5 .ormula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, alkool, vaj mineral dhe silikon.
Përdorimi:
Pas pastrimit, njomni një copë pambuku me tonik. Fshijeni butësisht lëkurën tuaj. Shtypni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Në mëngjes duhet të vendosni patjetër krem dielli. Mund të perdoret 4-5 here në javë. Lëkurat e ndjeshme mund të fillojnë ta përdorin fillimisht 2-3 here në javë dhe të rrisin perdorimin gradualisht.
*Javën e parë mund të perjetoni purging (aknet e thella dalin në sipërfaqe). Pas një muaji do vereni dukshëm ndryshime në trajtimin e akneve.
Out of stock
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.