16 results
E përkryer për përdoruesit e retinolit për herë të parë!
Kremi me Retinol 0.1 është formuluar për të parandaluar dhe korrigjuar shenjat e hershme të plakjes përpara se të shfaqen.
Me një përqendrim të butë por të pastër të retinolit, ky krem rrit elasticitetin e lëkurës, zbut strukturën e lëkurës, parandalon aknet dhe rigjeneron thellësisht lëkurën.
Formuluar me:
Rezultatet klinike në 4 javë
I përshtatshëm për përdorim të lëkurës së prirur ndaj akneve (jo komedogjene).
– 18.62% përmirësim i rrudhave (ballit)
– 18.32% përmirësim i rrudhave (nazolabiale)
– 16,25% përmirësim i rrudhave (zona e syve)
– 12,81% përmirësim i elasticitetit (elasticiteti i jashtëm)
– 12,66% përmirësim i ngritjes (këndi i gojës)
– 10.30% përmirësim i ngritjes (mjekrës)
– 4.16% përmirësim i moshës së lëkurës
Rezultatet klinike në 2 javë
– 45,14% përmirësim i poreve (vëllimit)
– 42.07% përmirësim i poreve (zonës)
Përdorimi:
Kryeni një test përpara se ta perdoni në fytyrë.
Aplikoni një sasi të vogël me gishtin e unazës ne hapin e fundit të rutinës tuaj. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë, qafë dhe në zonat problematike . Sugjerojmë që fillimisht të përdoret tre herë në javë dhe pastaj rrisni gradualisht frekuencën e perdorimit pasi lekura te adaptohet. Mund të përdoret poshtë syve, por shmangni direkt kontaktin në sy.
Out of stock
Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:
– Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
– Nxit prodhimin e kolagjenit
– Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
– Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.
Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.
Formuluar me:
Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.
Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!
Zbardhni, forconi dhe luftoni njollat e errëta me Serumin e Vitaminës C 23 nga COSRX, një trajtim shumë i koncentruar që synon lëkurën e thatë dhe të ashpër, njollat dhe shenjat në lëkurë, tonin e pabarabartë, linjat dhe rrudhat e imëta.
Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, perfshirë dhe atë sensitive, pasi përmban allantoinë, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Gjithashtu këtë produkt mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund ta riaplikoni në zonat problematike me njolla në lëkurë. Mund të aplikohet në zonën poshtë syve por shmangni kontaktin direkt në sy.
Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Gjatë dites aplikoni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.
Out of stock
Zgjohuni në mëngjes sikur të keni dalë nga Spa!
E pasuruar me më shumë se 68% të ekstraktit të orizit, kjo maskë siguron ushqim intensiv dhe hidratim të thellë për të ndihmuar në lëkurë më të pastër dhe më të butë.
Produkt që mund të përdoret si hidratues, maskë që shplahet ose maskë që mund ta mbani gjatë natës në fytyrë.
Përbërësit kryesorë:
Kjo formulë e lehtë përthithet lehtësisht dhe është e përkryer për t’u përdorur për të gjitha llojet e lëkurës, vecanarisht lëkurat e dehidratuara, nëse jane shfaqur rrudhat e para, lëkurat e thata, mature, mikse dhe sensitive.
Përdorimi:
Si sleeping mask: e vendosni në darkë sipër hidratuesit tuaj si hapin e fundit te kujdesit të lëkurës. Ne mëngjes lëkura juaj do ndihet super e hidratuar dhe e butë.
Si hidratues: aplikojeni në vend te hidratuesit tuaj ne mengjes ose ne darke.
Si maske qe shpërlahet: vendoseni per rreth 30 min – 1 ore dhe më pas shpërlajeni duke vazhduar me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Out of stock
Një serum në format mist me dy shtresa (serum + vaj), i formuluar për të hidratuar menjëherë, njohur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të mbrojtur kundër plakjes së hershme në çdo tip të lëkurës. Formula vegane me ekstrakt tartufi të bardhë italian, Niacinamide dhe vaj bimor ofron një ndjesi luksoze dhe shkëlqim natyral.
Me 40% ujë acerola (i pasur me vitaminë C) dhe 4% niacinamide, Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum vepron në tre nivele: kontrollon prodhimin e melaninës, ndalon përhapjen e pigmentit dhe ndihmon në zbardhjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasuruar me ceramide dhe acid hialuronik për hidratim dhe mbrojtje të barrierës së lëkurës.
ETUDE Dear Darling Water Tint eshte nje ngjyrosje e buzeve, e qëndrueshme ndaj puthjes.
Kompleksi i pasur me vitamina dhe fruta kokrra të kuqe do t’i mbajë buzët tuaja ultra të hidratuara.
Tekstura e ujit që absorbohet shpejt do ta mbajë ngjyrën të qëndrojë më gjatë, pa asnjë ndjesi ngjitëse.
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Riktheni shëndetin e qerpikëve tuaj me Etude House My Lash Serum të mbushur me Biotinë për qerpikë më të fortë, më të trashë dhe më të gjatë. Me një formulë xhel me absorbim të shpejtë që nuk lë mbetje ngjitëse.
Ky serum përmban gjithashtu përbërës natyralë si ekstrakt xhensen dhe vaj trëndafili, të cilët dihet se stimulojnë rritjen e qimes.
Me përdorim të rregullt, mund të prisni që të shihni qerpikë më të gjatë, më të trashë dhe më të plotë brenda 3 javësh. Për ta përdorur, vendoseni në qerpikë dhe vetulla duke u fokusuar te rrënjët.
Trajtoni dhe hidratoni lëkurën tuaj me kremin ETUDE HOUSE Soon Jung që përmban një koleksion përbërësish qetësues dhe hidratues!
Zgjidhja perfekte për kujdesin e lëkurës së dëmtuar dhe të ndjeshme duke reduktuar irritimin e saj dhe ulur inflamacionin.
Me një pH të ulët dhe pa irritues të mundshëm si aroma, ngjyra artificiale dhe parabenë, ky krem:
Përbërësit kryesorë:
– Panthenoli: Një përbërës i dobishëm për lëkurën, i lidhur ngushtë me vitaminën B5, dhe madecassoside, që rrjedh nga Centella asiatica, punojnë së bashku për të forcuar barrierën e lëkurës, për të siguruar lagështi dhe hidratim të lëkurës dhe për të qetësuar lëkurën e irrituar duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.
– Vaji i farave të lulediellit dhe gjalpi shea: kombinohen gjithashtu për të ushqyer lëkurën nga brenda, duke e mbajtur atë të lëmuar dhe të butë.
– Madecassoside: Një nga përbërësit aktivë të shquar të Centella Asiatica. Ka aftësi të konsiderueshme shëruese të plagëve, qetësuese dhe antioksiduese.
– Lecithin: Një zbutës natyral, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke siguruar hidratim të thellë, lëkure më të lëmuar dhe ton të barabartë.
– Tokoferoli: Një formë e vitaminës E, është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Kontribuon në hidratimin e lëkurës, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese.
– Çaji jeshil: I pasur me antioksidantë, posedon veti anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën dhe mbrojnë nga faktorë të jashtëm.
Ideale për llojet e lëkurës së thatë, mikse, të irrituar dhe lëkurë të prirur ndaj akneve.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here