L3,190 Original price was: L3,190.L2,090Current price is: L2,090.
Një serum me përqendrim të lartë (20 %) niacinamide, i kombinuar me alpha‑arbutin, glutathione dhe retinol për një efekt të fuqishëm zbardhues, anti-plakje dhe qetësues.
I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, pore të zgjeruara dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Rekomandohet për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të thatë, por duhet testuar paraprakisht te lëkurat shumë sensitive për shkak të përqendrimit të lartë.
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
|
|
0% |
Frymëzuar nga niveli i pH natyral të lëkurës, me PH të ulët dhe të balancuar ky larës në trajtë xheli do ju ndihmojë të pastroni lëkurën nga çdo papastërti duke mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Lani çdo ditë lëkurën me këtë pastrues të butë dhe efektiv ditën dhe natën.
I krijuar me përbërës si vaji i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil) me efekt anti-bakterial dhe qetësues dhe acidi natyral BHA (acid salicilik) i cili zvogëlon pamjen e poreve dhe ndihmon në kontrollin e prodhimit të yndyrës.
Duke qënë se përmban allantoin që qetëson lëkurën dhe promovon shërimin ky larës është i shkëlqyeshem për të gjitha llojet e lëkurës përfshirë dhe ato më sensitive
COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.
Perdorimi:
Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.
Një krem xhel freskues dhe qetësues për lëkurë të pastër dhe të gjallë.
IUNIK Centella Calming Gel Cream është një krem xhel i lehtë dhe hidratues i cili permban:
Vetitë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike.
Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!
Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.
Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.
Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.
Përbërësit kryesorë:
Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.
Qetëson dhe Shkëlqen lëkurën tuaj!
Lëkura jonë rigjenerohet çdo 27 ditë, kështu që nuk keni nevojë të prisni vitin e ri për të planifikuar një fillim të ri – mund të vendosni New Skin Resolution Gel Mask për të rigjeneruar, rifreskuar dhe rigjallëruar sa herë që dëshironi të arrini qëllimet e lëkurës.
Ofron një efekt qetësues duke ulur temperaturën e lëkurës dhe duke reduktuar irritimin e shkaktuar nga klima e lagësht ose ndryshimet sezonale. Është e mbushur plot me përbërës të fuqishëm për të hidratuar dhe përforcuar barrierën e lëkurës.
– Duke përdorur teknologjinë Meadow Shield, acidet fenolike nga ekstrakti i luleve të Meadowsweet ndihmojnë në luftimin e baktereve me përqendrimin e lartë të antioksidantëve.
– Përmban 6 përbërës natyralë qetësues, përkatësisht ekstrakte të gjetheve të zemres, fikut, Centella Asiatica, Allantoin, Mugwort dhe rrënjës së ëmbëlsirës.
– Heartleaf, Mugwort dhe Centella të pasura me veti shëruese, qetësuese dhe antioksidante, riparojnë dhe qetësojnë lëkurën e irrituar, duke i dhënë asaj një nxitje të antioksidantëve.
– Ekstrakti i fikut është i përfshirë në veçanti për të siguruar hidratim të bollshëm dhe për të parandaluar Humbjen e Ujit Trans Epidermal (TEWL) në mënyrë që të mbrojë shtresën më të lartë të lëkurës.
– 2% Niacinamide përmirëson shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta, shenjave pas akneve dhe tonin e pabarabartë të lëkurës, ndriçon dukshëm lëkurën dhe forcon barrierën e dobësuar të lëkurës.
– Ekstrakti i rrënjës Yam inkurajon përtëritjen dhe redukton shfaqjen e hiperpigmentimit.
Përdorimi:
Përdoreni pas larjes së lëkurës. Përdorni shpatullën e dhënë për të hedhur një sasi të mjaftueshme në një fytyrë të pastër dhe të thatë. Aplikoni një shtresë të barabartë në lëkurën e thatë duke shmangur zonën e syve dhe gojës. Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 2-3 herë në javë. Kur e shpëlani maskën, përdorni lëvizje rrethore me majat e gishtave për të lejuar një eksfolim të butë me gjethet Heartleaf. Vazhdoni me pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën.
Out of stock
Ky është një serum i lehtë, ushqyes, luksoz, i mëndafshtë që synon të riparojë lëkurën tuaj. Është i pasuruar me përbërës natyralë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale koreane) për të krijuar këtë eliksir rinie.
I pasur me :
Përdorimi:
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni serumin më shumë se një herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.
Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:
– Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
– Nxit prodhimin e kolagjenit
– Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
– Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.
Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.
Formuluar me:
Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.
Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!
Njihuni me një serum kushtuar totalisht kujdesit të plotë ndaj akneve dhe njollave.
Serumi Niacinamide 15 nga COSRX është një serum shumë i koncentruar që kombinon përqendrimin maksimal të niacinamidit në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. I lehtë dhe jo ngjitës, ky serum do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese, të lëmuar dhe të qetësuar.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ideale për lëkurën e yndyrshme, mikse, të prirur ndaj akneve dhe hiperpigmentim. Nuk e than aspak lëkurën, por mjaftojnë disa pika për te parë benefitet dhe shkelqimin që do i ofroje lëkurës tuaj.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit të lëkures dhe tonerit. Duke përdorur pikatoren, aplikoni disa pika në lëkurë. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar dhe përthithur butësisht serumin, duke filluar nga qendra e fytyrës duke ecur drejt skajeve. Ju mund ta përdorni këtë serum në mëngjes dhe/ose në darkë. Kur përdorni gjatë ditës, përdorni krem kundër diellit me të paktën SPF30.
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Shërim i shpejtë dhe intensiv i akneve brenda natës!
Ngjitësja (pimple patch) është në gjendje të:
Ky mjeshtër në shërimin e akneve, ngjitet fort në lëkurë që do të qëndrojë edhe gjatë dushit dhe larjes!
Patch-i spot vjen me tre ngjitëse me madhësi të ndryshme në një paketë, kështu që ju mund të zgjidhni madhësinë e përshtatshme për të mbuluar aknet tuaja. Është i paketuar në një qese të rimbyllshme dhe në paketim të dyfishtë të sterilizuar për ta mbajtur atë sanitar.
Përdorimi:
Lani dhe thani zonën e synuar që dëshironi të trajtoni. Mos aplikoni asnjë trajtim të lëkurës ose hidratues midis copëzës dhe lëkurës suaj. Zgjidhni madhësinë e ngjitëses që ju nevojitet dhe ngjiteni atë në pjesët që dëshironi të trajtoni. Hiqeni në mëngjes dhe do shikoni qe ngjitësja është zbardhur pasi ka thithur të gjithe qelbin dhe papastërtite e aknes.
Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!
Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:
Përbërësit kryesorë:
– 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
– Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
– Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
– BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
– Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.
Thuajini mirupafshim pikave të zeza dhe pikave të bardha!
Një larës antibakterial ditor që nuk than lëkurën.
COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser është një larës me bazë uji, ka një strukturë kremoze dhe heq butësisht papastërtitë dhe sebumin e tepërt, ndërsa lufton aknet dhe njollat, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar pa ndjesinë e thatësise.
Ai përmban një përbërës natyral BHA dhe acid salicilik që shpërndan vajrat, kontrollon prodhimin e sebumit, pastron të gjitha papastërtitë në pore dhe parandalon formimin e pikave të zeza dhe të bardha duke eksfoluar duke qetësuar lëkurën.
Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme, të cilat janë të prirura të zhvillojnë akne, por gjithashtu është i përshtatshëm edhe për lëkurat e mikse dhe normale.
Përdorimi:
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje, pas heqjes së makeup-it. Filloni me duar dhe fytyrë të lagur. Merrni një sasi të duhur në dorë dhe masazhojeni butësisht në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të vakët.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.