L3,890 Original price was: L3,890.L3,290Current price is: L3,290.
Foodology Coleology Tea Pro është një suplement korean shumë i njohur, i krijuar për menaxhimin e peshës, përmirësimin e tretjes dhe mbështetjen e metabolizmit. Është një pije me shije shege, ku cdo kuti përmban 15 bustina (nga 8g secila), e mjaftueshme për një përdorim 15-ditor.
Ndihmon në reduktimin e yndyrës trupore
Përmban Coleus Forskohlii Extract (500mg), një përbërës bimor i testuar klinikisht për mbështetjen e humbjes në peshë.
Kontroll i sheqerit në gjak
Me Banaba Leaf Extract, që ndihmon në reduktimin e rritjeve të menjëhershme të sheqerit pas vakteve.
Mbështet tretjen & shëndetin e zorrëve
Përmban Fructooligosaccharides (FOS), prebiotikë që ndihmojnë në balancimin e florës intestinale dhe përmirësimin e funksionit të zorrëve.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Me Ginkgo Biloba Extract, që ndihmon në qarkullim më të mirë dhe qartësi mendore.
Produkt i certifikuar si “Health Functional Food” nga Ministria Koreane e Ushqimit dhe Sigurisë (MFDS).
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!
Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.
Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!
Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.
Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.
Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.
Përbërësit kryesorë:
Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.
Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch me një kompleks floriri janë një shpëtim i vërtetë nga rrathët e errët poshtë syve, fryrjen, linjat e imëta dhe rrudhat.
Materiali i veçantë nga i cili janë bërë promovon një përshtatje më të plotë të saj në zonën e syve, përbërësit aktivë depërtojnë menjëherë në lëkurë dhe kanë një efekt të dukshëm hidratues, freskues dhe rigjenerues.
Përbërësit kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi: Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.
Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!
HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.
Formuluar me:
Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.
Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Haruharu Wonder Black Rice Moisture Deep Cleansing Oil është një vaj pastrues me formulë minimaliste me vetëm 9 përbërës esencialë, i krijuar për të larguar në mënyrë efektive makeup-in, kremin mbrojtës SPF, sebumin dhe papastërtitë, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Formula përmban vaj krundesh orizi të zi, vaj ulliri, vaj luledielli, vaj jojoba, vaj makadamie dhe Vitaminë E, të cilët pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe lënë lëkurën të butë e të ushqyer. Është pa parfum, jo-komedogjen, vegan dhe i testuar dermatologjikisht edhe për lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 2–3 pompa në duar të thata dhe masazhojeni në fytyrë të thatë për rreth 30 sekonda. Shtoni pak ujë për ta emulsifikuar derisa të marrë teksturë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Vazhdoni me një pastrues me bazë uji si hapi i dytë i double cleansing.
Ushqeni dhe hidratoni buzët e thata!
A’pieu Honey & Milk Lip Oil është një vaj buzësh me përbërës ushqyes dhe hidratues të mjaltit dhe qumështit që ndihmojnë në forcimin e buzëve.
Ekstraktet e proteinave të mjaltit dhe qumështit formojnë një shtresë hidratuese mbi buzë për t’i bërë ato të shëndetshme dhe të lëmuara.
Ka një formulë vaji të dendur që bllokon lagështinë në buzë për një kohë të gjatë për t’ju dhënë buzë të shëndetshme dhe të plota. Me një aromë të butë qumështi freskuese dhe delikate për të ndriçuar humorin tuaj
Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.
Përdorimi:
Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.
Out of stock
COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.
Perdorimi:
Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.
Një krem dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.
Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.
Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Shërim i shpejtë dhe intensiv i akneve brenda natës!
Ngjitësja (pimple patch) është në gjendje të:
Ky mjeshtër në shërimin e akneve, ngjitet fort në lëkurë që do të qëndrojë edhe gjatë dushit dhe larjes!
Patch-i spot vjen me tre ngjitëse me madhësi të ndryshme në një paketë, kështu që ju mund të zgjidhni madhësinë e përshtatshme për të mbuluar aknet tuaja. Është i paketuar në një qese të rimbyllshme dhe në paketim të dyfishtë të sterilizuar për ta mbajtur atë sanitar.
Përdorimi:
Lani dhe thani zonën e synuar që dëshironi të trajtoni. Mos aplikoni asnjë trajtim të lëkurës ose hidratues midis copëzës dhe lëkurës suaj. Zgjidhni madhësinë e ngjitëses që ju nevojitet dhe ngjiteni atë në pjesët që dëshironi të trajtoni. Hiqeni në mëngjes dhe do shikoni qe ngjitësja është zbardhur pasi ka thithur të gjithe qelbin dhe papastërtite e aknes.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.