L5,500 Original price was: L5,500.L4,500Current price is: L4,500.
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Forconi dhe rigjallëroni lëkurën tuaj me serumin me performancë të lartë për reduktimin e shenjave të plakjes !
Serumi ISNTREE Hyper Retinol EX 1.0 ndihmon në rikthimin e shkëlqimit rinor të lëkurës duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Është një serum i butë, por efektiv me retinol që ndihmon në përmirësimin e teksturës pa kompromentuar ndjeshmërinë e lëkurës.
I formuluar me 0,1% retinol, 0,3% retinil palmitat dhe 0,6% Bakuchiol.
– 0.1 % retinol stabilizohet përmes metodës së kapsulimit dhe siguron efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, forcon lëkurën dhe zvogëlon rrudhat. Ka veti rregulluese të sebumit, kundër akneve gjithashtu.
– Bakuchiol është një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli por funksionon butësisht, per te permiresuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla pa irritim, aq i bute sa mund te perdoret nga lekurat e ndjeshme.
Së bashku, ato ofrojnë përfitime intensive për plakjen e lëkurës duke përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, rrisin shkallën e qarkullimit të qelizave dhe përmirësojnë dhe lëmojnë lëkurën.
-Përmban pesë peptide që nxisin përfitimet kryesore të retinolit, për të ndihmuar në zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, për ta bërë lëkurën më të fortë dhe elastike dhe për të përmirësuar dhe forcuar barrierën e lëkurës. Së bashku me retinolin, ato nxisin rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe rrisin prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
– Pesë ceramide gjithashtu plotësojnë retinolin duke forcuar hidratimin e lëkurës dhe duke parandaluar humbjen e lagështisë
– Centella asiatica qetëson dhe mbron lëkurën, zvogëlon inflamacionin dhe skuqjen, duke përmirësuar gjithashtu strukturën e lëkurës.
– Niacinamidi, një përbërës ndriçues dhe luftues i akneve, ndihmon në pakësimin e akneve, njollave dhe pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.
Serumi ka një strukturë të lehtë, qumështore me një ngjyrë të verdhë të ndezur.
Përdorimi:
*Java 1~2/
– Frekuenca: përdoreni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, aplikoni 2–3 pika në zonat që ju shqetësojnë ose në gjithë fytyrën dhe qafë. Të nesërmen aplikoni patjetër spf.
*/Java 3~/
– Frekuenca: mund të aplikohet një natë po dhe një natë jo
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.
*Faza e “ndërtimit të tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të cdo individi.
Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë.
Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.
Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:
Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.
Një serum me përqendrim të lartë (20 %) niacinamide, i kombinuar me alpha‑arbutin, glutathione dhe retinol për një efekt të fuqishëm zbardhues, anti-plakje dhe qetësues.
I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, pore të zgjeruara dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Rekomandohet për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të thatë, por duhet testuar paraprakisht te lëkurat shumë sensitive për shkak të përqendrimit të lartë.
Për lëkurë që kërkon shkëlqim, uniformitet dhe rigjenerim të thellë, TIRTIR Pure Vitamin C24 Serum është zgjidhja e duhur. Me 24% vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), ky serum punon intensivisht për të zbehur njollat e errëta, reduktuar shenjat e plakjes dhe ndriçuar tonin e lëkurës.
Formula e tij është e pasuruar me:
I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, rrudha dhe mungesë shkëlqimi. Për lëkurë të thatë, mikse dhe të yndyrshme. Për lëkurë shumë të ndjeshme, rekomandohet test paraprak për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminës C.
Një serum në format mist me dy shtresa (serum + vaj), i formuluar për të hidratuar menjëherë, njohur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të mbrojtur kundër plakjes së hershme në çdo tip të lëkurës. Formula vegane me ekstrakt tartufi të bardhë italian, Niacinamide dhe vaj bimor ofron një ndjesi luksoze dhe shkëlqim natyral.
Trajtoni njollat e errëta kokëforte dhe hiperpigmentimin me serumin më të shitur Anua Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum!
I pasuruar me 10% Niacinamide dhe 4% Acid Tranexamic për të zbehur në mënyrë efektive njollat kafe, shenjat e akneve, korrigjon tonin e pabarabartë të lëkurës duke kufizuar prodhimin e melaninës, duke promovuar një ton më të shndritshëm dhe të njëtrajtshëm të lëkurës.
I fromuluar me përbërës hidratues dhe qetësues si acidi hialuronik, acidi poliglutamik, ceramide dhe vajra botanikë, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetin.
Përbërësit Kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lekurave, lekurën e prirur ndaj akneve, lekuren sensitive.
Përdorimi:
Përdoreni pas tonerit apo esencës në mëngjes dhe në mbrëmje. Në fillim, aplikoni një sasi të vogël në zonat e prekura dhe gradualisht rrisni përdorimin në përputhje me rrethanat. Produkti mund të përdoret çdo ditë, por ndërpritet nëse shfaqet acarim.
Kur përdoret në mëngjes, sigurohuni që të aplikoni me krem dielli me spektër të gjerë SPF 30 ose më të lartë.
SHËNIM: Patch test rekomandohet pasi ky produkt është formuluar me përqendrime të larta të përbërësve aktivë.
Esenca Revolucionare me Mikrogjilpëra VT Cosmetics Reedle Shot 300
VT Cosmetics Reedle Shot 300 është një esencë inovative për kujdesin e lëkurës, e cila do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme. E krijuar me teknologjinë e mikrogjilpërave që depërtojnë butësisht në shtresat e lëkurës për të:
Veçoritë Kryesore:
Përbërësit kryesorë dhe përfitimet e tyre:
Niacinamidi (Vitamina B3): Përmirëson elasticitetin e lëkurës, funksionin e barrierës, dhe tonin e saj, duke reduktuar poret dhe linjat e holla.
Adenozina: Lufton plakjen duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, si dhe rrit elasticitetin përmes stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.
Hyaluronate Natriumi: Një formë më e përqendruar e acidit hialuronik që depërton thellë për hidratim intensiv dhe zbutje të lëkurës.
Ekstrakti Centella Asiatica (Cica): Qetëson dhe shëron lëkurën, redukton inflamacionin dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.
Propolisi: Me veti anti-inflamatore dhe antimikrobike, ky përbërës shëron dhe mbron lëkurën, duke siguruar mbrojtje antioksiduese.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë dhe atë sensitive dhe me tendencë akneike.
Të fillohet përdorimi ngadale dhe sasi të vogël!
VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë
Esenca Revolucionare me Mikrogjilpëra VT Cosmetics Reedle Shot 100
VT Cosmetics Reedle Shot 100 është një esencë inovative për kujdesin e lëkurës, e cila do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme. E krijuar me teknologjinë e mikrogjilpërave që depërtojnë butësisht në shtresat e lëkurës për të:
Veçoritë Kryesore:
Përbërësit kryesorë dhe përfitimet e tyre:
Niacinamidi (Vitamina B3): Përmirëson elasticitetin e lëkurës, funksionin e barrierës, dhe tonin e saj, duke reduktuar poret dhe linjat e holla.
Adenozina: Lufton plakjen duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, si dhe rrit elasticitetin përmes stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.
Hyaluronate Natriumi: Një formë më e përqendruar e acidit hialuronik që depërton thellë për hidratim intensiv dhe zbutje të lëkurës.
Ekstrakti Centella Asiatica (Cica): Qetëson dhe shëron lëkurën, redukton inflamacionin dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.
Propolisi: Me veti anti-inflamatore dhe antimikrobike, ky përbërës shëron dhe mbron lëkurën, duke siguruar mbrojtje antioksiduese.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë dhe atë sensitive dhe me tendencë akneike.
Të fillohet përdorimi ngadale dhe sasi të vogël!
VT Cosmetics Reedle Shot 100,sugjerohet të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo natë.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.