L3,990 Original price was: L3,990.L2,790Current price is: L2,790.
BB LAB Intensive Low Molecular Collagen S është një suplement korean premium “inner beauty” që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës, duke reduktuar shenjat e plakjes dhe duke rikthyer një pamje më të re. Versioni “S” (Special) ofron një formulë të përmirësuar krahasuar me linjën standarde, duke u fokusuar në përthithje të lartë dhe kujdes të avancuar për lëkurën.
Një nga bestseller-at në Kore, i njohur për përthithje shumë të lartë dhe formulë të avancuar.
Karakteristikat & Përfitimet
• Përthithje e lartë – përmban 1,200mg kolagjen peshku me molekulë të ulët (1,000 Dalton), që përthithet më shpejt dhe më efektivisht
• Formulë ekskluzive SF3X-7 – kompleks me 7 përbërës aktivë për mbështetje të plotë të lëkurës:
• Skin Health Trio – kolagjen + acid hialuronik + elastinë për strukturë dhe hidratim optimal
• Antioksidantë të fuqishëm – 30mg Vitaminë C për sintezën e kolagjenit dhe mbrojtje nga dëmtimet
• Shije e përmirësuar – “silk powder” me shije frutash (7 berries), pa shijen tipike të peshkut
Përbërësit kryesorë:
• Kolagjen detar (1,000 Da)
• L-Arginine & L-Glutamic Acid
• Ekstrakt rrushi i kuq
• Hematococcus (antioksidant i fuqishëm)
• Anise, xhenxhefil & aloe vera
Përdorimi:
• Merr 1 stick në ditë
• Mund ta konsumosh direkt (shkrihet në gojë)
• Ose ta përziesh me ujë, lëng apo kos
• Mund të merret në çdo kohë, por preferohet para gjumit për efekt më të mirë
Specifikime
• 30 stick (2g secila) – furnizim për 1 muaj
• 1,200mg kolagjen për dozë
• 30mg Vitaminë C
• Shije Mixed Berry
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!
Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.
Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.
Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.
Përbërësit kryesorë:
Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.
Një krem dielli i lehtë me mbrojtje shumë të lartë për lëkurën e ndjeshme!
Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ është një SPF i lehtë mineral, i krijuar për të ushqyer lëkurën e ndjeshme duke e mbrojtur atë nga dëmtimi UV.
I formuluar me oksid zinku miqësor ndaj lëkurës së ndjeshme (një filtër mineral), ky krem kundër diellit mbron kundër dëmtimit mjedisor pa shkaktuar acarim.
Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës për të siguruar përfitime ushqyese dhe qetësuese, plus Niacinamide dhe ekstrakte të margaritës për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe qeramide që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës.
Përbërësi yll janë ekstraktet e orizit të zi të fermentuar që përmbajnë një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit lagështinë dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj. Dikur i quajtur “orizi i ndaluar” në Kinën e lashtë, Orizi i Zi ishte i kufizuar vetëm për mbretërit dhe të pasurit.
I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, ideal për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe sensitive.
Për shkak të karakteristikave të tij si mbrojtës fizik ndaj diellit, ky produkt mund lërë një ngjyrë të lehtë të bardhë në lëkurë, në varësi të individit.
Out of stock
I pasuruar me një kompleks kolagjeni me prejardhje bimore, kremi inovativ për sytë TIRTIR Collagen Lifting i është nënshtruar një sërë testesh klinike për të vërtetuar efikasitetin e tij në ♥ reduktimin e rrudhave të syve,
♥ rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe ♥ forcimin e zonës delikate të syve në vetëm 4 javë !
Formula e avancuar përfshin
Është një krem multifunksional jo vetëm për sytë por gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për rrudhat në zonën e ballit, qafës dhe zonën rreth gojës.
Ai përdor një aplikues unik ftohës me majë metalike që ndihmon me fryrjen e syve në mëngjes dhe për të siguruar një aplikim higjienik dhe pa shumë lodhje. Masazhimi me aplikuesin e topit rrotullues metalik dyfishon përthithjen dhe efektivitetin e produktit.
Ka një teksturë freskuese, të tipit locion që rrëshqet pa problem në lëkurë dhe përthithet shpejt, duke e lënë atë të ndjehet e rigjeneruar dhe e hidratuar. Ka një aromë të lehtë lulesh.
Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.
Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.
Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.
Përdorimi:
Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.
Out of stock
Një krem dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.
Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.
Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Out of stock
Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë.
Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.
Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:
Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.
Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!
HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.
Formuluar me:
Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.
Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch me një kompleks floriri janë një shpëtim i vërtetë nga rrathët e errët poshtë syve, fryrjen, linjat e imëta dhe rrudhat.
Materiali i veçantë nga i cili janë bërë promovon një përshtatje më të plotë të saj në zonën e syve, përbërësit aktivë depërtojnë menjëherë në lëkurë dhe kanë një efekt të dukshëm hidratues, freskues dhe rigjenerues.
Përbërësit kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Përdorimi: Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.
Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.
Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:
– Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
– Nxit prodhimin e kolagjenit
– Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
– Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.
Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.
Formuluar me:
Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.
Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!
Trajtoni njollat e errëta kokëforte dhe hiperpigmentimin me serumin më të shitur Anua Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum!
I pasuruar me 10% Niacinamide dhe 4% Acid Tranexamic për të zbehur në mënyrë efektive njollat kafe, shenjat e akneve, korrigjon tonin e pabarabartë të lëkurës duke kufizuar prodhimin e melaninës, duke promovuar një ton më të shndritshëm dhe të njëtrajtshëm të lëkurës.
I fromuluar me përbërës hidratues dhe qetësues si acidi hialuronik, acidi poliglutamik, ceramide dhe vajra botanikë, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetin.
Përbërësit Kryesorë:
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lekurave, lekurën e prirur ndaj akneve, lekuren sensitive.
Përdorimi:
Përdoreni pas tonerit apo esencës në mëngjes dhe në mbrëmje. Në fillim, aplikoni një sasi të vogël në zonat e prekura dhe gradualisht rrisni përdorimin në përputhje me rrethanat. Produkti mund të përdoret çdo ditë, por ndërpritet nëse shfaqet acarim.
Kur përdoret në mëngjes, sigurohuni që të aplikoni me krem dielli me spektër të gjerë SPF 30 ose më të lartë.
SHËNIM: Patch test rekomandohet pasi ky produkt është formuluar me përqendrime të larta të përbërësve aktivë.
Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.
Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.