L3,590 Original price was: L3,590.L1,890Current price is: L1,890.
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
|
|
|
0% |
Forconi dhe rigjallëroni lëkurën tuaj me serumin me performancë të lartë për reduktimin e shenjave të plakjes !
Serumi ISNTREE Hyper Retinol EX 1.0 ndihmon në rikthimin e shkëlqimit rinor të lëkurës duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Është një serum i butë, por efektiv me retinol që ndihmon në përmirësimin e teksturës pa kompromentuar ndjeshmërinë e lëkurës.
I formuluar me 0,1% retinol, 0,3% retinil palmitat dhe 0,6% Bakuchiol.
– 0.1 % retinol stabilizohet përmes metodës së kapsulimit dhe siguron efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, forcon lëkurën dhe zvogëlon rrudhat. Ka veti rregulluese të sebumit, kundër akneve gjithashtu.
– Bakuchiol është një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli por funksionon butësisht, per te permiresuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla pa irritim, aq i bute sa mund te perdoret nga lekurat e ndjeshme.
Së bashku, ato ofrojnë përfitime intensive për plakjen e lëkurës duke përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, rrisin shkallën e qarkullimit të qelizave dhe përmirësojnë dhe lëmojnë lëkurën.
-Përmban pesë peptide që nxisin përfitimet kryesore të retinolit, për të ndihmuar në zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, për ta bërë lëkurën më të fortë dhe elastike dhe për të përmirësuar dhe forcuar barrierën e lëkurës. Së bashku me retinolin, ato nxisin rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe rrisin prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.
– Pesë ceramide gjithashtu plotësojnë retinolin duke forcuar hidratimin e lëkurës dhe duke parandaluar humbjen e lagështisë
– Centella asiatica qetëson dhe mbron lëkurën, zvogëlon inflamacionin dhe skuqjen, duke përmirësuar gjithashtu strukturën e lëkurës.
– Niacinamidi, një përbërës ndriçues dhe luftues i akneve, ndihmon në pakësimin e akneve, njollave dhe pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.
Serumi ka një strukturë të lehtë, qumështore me një ngjyrë të verdhë të ndezur.
Përdorimi:
*Java 1~2/
– Frekuenca: përdoreni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, aplikoni 2–3 pika në zonat që ju shqetësojnë ose në gjithë fytyrën dhe qafë. Të nesërmen aplikoni patjetër spf.
*/Java 3~/
– Frekuenca: mund të aplikohet një natë po dhe një natë jo
– Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.
*Faza e “ndërtimit të tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të cdo individi.
Një recetë për përfitimin e lëkurës së shëndetshme, të hidratuar dhe rrezatuese e gjitha në një shishe!
TIRTIR Milk Skin Toner është një formulë e vlerësuar me çmime të njëpasnjëshme për të rigjeneruar lëkurën e thatë dhe të lodhur, duke dhënë efektin e lakmuar të “lëkurës së qelqit”.
I krijuar me përbërës jo irritues, miqësorë ndaj lëkurës së ndjeshme për të siguruar hidratim të brendshëm të lëkurës që zgjat për 24 orë.
5 veti të këtij toneri magjik:
Është formuluar me përbërës me bazë bimore që ndihmojnë në krijimin e lëkurës së pastër dhe “Glass Skin”.
– Me ekstrakt të krundeve të orizit dhe niacinamide për të promovuar një ton lëkure më të shndritshëm dhe më të barabartë, kundër njollave dhe hiperpigmentimit
– Ekstraktet e kamomilit, çajit jeshil, bërthamës së tërshërës dhe centella asiatica qetësojnë dhe shërojnë lëkurën, reduktojnë skuqjen dhe inflamacionin
– Peptidet, ceramidet dhe pantenoli hidratojnë lëkurën, përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave dhe vijave të holla
– Ekstrakti i rrënjës së jamballit ofron përfitime kundër akneve dhe acidi hialuronik hidraton thellësisht lëkurën
Pa paraben, sulfate, alkool, silikon, alergjen. I sigurtë për lëkurë me akne.
Përdorimi:
Kjo recetë hidratimi mund të përdoret për të gjitha llojet e lëkurës, me metoda të përshtatshme për t’u aplikuar:
Njihuni me një serum kushtuar totalisht kujdesit të plotë ndaj akneve dhe njollave.
Serumi Niacinamide 15 nga COSRX është një serum shumë i koncentruar që kombinon përqendrimin maksimal të niacinamidit në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. I lehtë dhe jo ngjitës, ky serum do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese, të lëmuar dhe të qetësuar.
Formuluar me:
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ideale për lëkurën e yndyrshme, mikse, të prirur ndaj akneve dhe hiperpigmentim. Nuk e than aspak lëkurën, por mjaftojnë disa pika për te parë benefitet dhe shkelqimin që do i ofroje lëkurës tuaj.
Përdorimi:
Përdoret pas pastrimit të lëkures dhe tonerit. Duke përdorur pikatoren, aplikoni disa pika në lëkurë. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar dhe përthithur butësisht serumin, duke filluar nga qendra e fytyrës duke ecur drejt skajeve. Ju mund ta përdorni këtë serum në mëngjes dhe/ose në darkë. Kur përdorni gjatë ditës, përdorni krem kundër diellit me të paktën SPF30.
Out of stock
Zbardhni, forconi dhe luftoni njollat e errëta me Serumin e Vitaminës C 23 nga COSRX, një trajtim shumë i koncentruar që synon lëkurën e thatë dhe të ashpër, njollat dhe shenjat në lëkurë, tonin e pabarabartë, linjat dhe rrudhat e imëta.
Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, perfshirë dhe atë sensitive, pasi përmban allantoinë, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Gjithashtu këtë produkt mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë
Përdorimi:
Pasi të keni pastruar lëkurën, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund ta riaplikoni në zonat problematike me njolla në lëkurë. Mund të aplikohet në zonën poshtë syve por shmangni kontaktin direkt në sy.
Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Gjatë dites aplikoni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.
Out of stock
Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!
Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:
Përbërësit kryesorë:
– 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
– Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
– Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
– BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
– Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.
Me 40% ujë acerola (i pasur me vitaminë C) dhe 4% niacinamide, Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum vepron në tre nivele: kontrollon prodhimin e melaninës, ndalon përhapjen e pigmentit dhe ndihmon në zbardhjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasuruar me ceramide dhe acid hialuronik për hidratim dhe mbrojtje të barrierës së lëkurës.
Për lëkurë që kërkon shkëlqim, uniformitet dhe rigjenerim të thellë, TIRTIR Pure Vitamin C24 Serum është zgjidhja e duhur. Me 24% vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), ky serum punon intensivisht për të zbehur njollat e errëta, reduktuar shenjat e plakjes dhe ndriçuar tonin e lëkurës.
Formula e tij është e pasuruar me:
I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, rrudha dhe mungesë shkëlqimi. Për lëkurë të thatë, mikse dhe të yndyrshme. Për lëkurë shumë të ndjeshme, rekomandohet test paraprak për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminës C.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here
Reviews
There are no reviews yet.