The Bellas

Zona e Syve

9 results

  • Sort by
    ...
  • -70%Limited
    A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face 30ml Original price was: L3,690.Current price is: L1,090.

    Rutina kundër plakjes fillon me kujdesin për zonën e syve!

    AHC Ten Revolution Real Eye Cream For Face është një krem gjithëpërfshirës për sytë ose për gjithë fytyrën i cili:

    • Zbut dhe zvogëlon thellësinë e rrudhave mimike
    • Rrit elasticitetin e indeve
    • Ngadalëson procesin e plakjes
    • Hidraton intensivisht
    • Ndihmon në zbardhjen e rrathëve të zinj
    • Përmison aparencën e poreve

    Ai përmban 1391 lloje proteinash për rigjenerim total të lëkurës, kolagjen nr. 1,3 & 21

    – kolagjenit nr. 1: kolagjeni që gjendet më shumë në lëkurë
    – kolagjenit nr. 3: kolagjeni që ka më shumë gjasa të humbasë në lëkurë
    – kolagjenit nr. 21: kolagjeni më i bollshëm në indin muskulor të lëkurës

    Ndërsa përbërësit që targetojnë rrathët e zinj janë: niacinamidet, ekstraktet nga bima e orizit dhe peptide të ndryshme. Nga ana tjetër ekstrakti nga bima e fikut, centella asiatica, dhe aloe vera ofrojnë efekt qetësues, ndërsa panthenoli dhe acidi hialuronik sigurojnë hidratim të thellë zonës delikate rreth syve.

    Falë një teknologjie të veçantë të patentuar të përdorur në prodhimin e kremit, përbërësit aktivë të produktit janë në gjendje të depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës dhe të përthithen më mirë, gjë që rrit efektivitetin e tij.

    Produkti mund të përdoret si krem për sytë, ose në të gjithë fytyrën, por duke qenë se ka konsistencë të plotë për efekt shumë hidratues është ideal për llojin e lëkurës së thatë.

  • -38%Limited
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L1,290.

    Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!

    Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
    Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.

    Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.

    Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.

    Përbërësit kryesorë:

    • 10% ekstrakt i rrënjës së xhensenit – I njohur si “bari i perëndive”, xhensen ka një histori të pasur në mjekësinë bimore koreane dhe kujdesin e lëkurës. Saponina e saj hidraton shpejt dhe ruan lagështinë e thellë të lëkurës për një çehre të shëndetshme.
    • 2% Liposome Retinale ose 0.02% Retinal – Retinali, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, ka një reputacion të mirëpërcaktuar për reduktimin e rrudhave në kujdesin e lëkurës. Ndryshe nga retinoli, ai konvertohet drejtpërdrejt në acid retinoik për rezultate më të shpejta dhe më efektive. Ky serum përdor një version më të qëndrueshëm të retinalit të kombinuar me lipide natyrale dhe vajra për të forcuar zonën e syve pa shkaktuar irritim.
    • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve dhe zbeh hiperpigmentimin. Çon në lëkurë të fortë dhe të tonifikuar.

    Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.

  • -33%LimitedSold Out
    COSRX Advanced Snail Peptide Eye Cream 25ml Original price was: L2,990.Current price is: L1,990.

    Mos lejoni më që sytë tuaj të duken të lodhur!

    COSRX Advanced Snail Peptide Eye Cream është një krem ​​sysh me funksion të dyfishtë që ndriçon rrathët e zinj, zbeh linjat e imëta dhe rrudhat, forcon dhe ul fryrjen në zonën e syve.

    Përmban kombinimin e 73.7% të mucinës së kërmillit, 5 llojeve të ndryshme të peptideve, 2% niacinamide dhe adenozinë ku të gjithë së bashku përmirësojnë prodhimin e kolagjenit, dhe sigurojnë hidratim për rigjenerimin e lëkurës.

    Ka një strukturë të mëndafshtë, të lëmuar dhe të lehtë që rrëshqet lehtë, duke e bërë atë ideale për lëkurën e ndjeshme rreth syve.

    Përbërësit kryesore:

    • Filtrati i jargës të kërmillit: Një ekstrakt kërmilli që ndriçon, hidraton dhe mbështet riparimin e shëndetshëm të lëkurës.
    • Kompleksi Peptid: Një përzierje e pesë peptideve që forcojnë, zvogëlojnë pamjen e linjave të holla dhe përmirësojnë shkëlqimin e lëkurës.
    • Niacinamide: Një formë e vitaminës B që rrit shkëlqimin e lëkurës dhe zvogëlon pamjen e rrathëve të errët.

    Out of stock

  • -43%Limited
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,890.

    Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
    Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
    Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:

    – Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
    – Nxit prodhimin e kolagjenit
    – Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
    – Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.

    Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.

    Formuluar me:

    • Retinol i pastër (Vitamina A) që përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës për të përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave
    • Squalane me origjinë bimore hidraton dhe mbron lëkurën nga acarimi i jashtëm
    • Tokotrienoli (Super Vitamina E) ndihmon në reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes dhe dëmtimit të lëkurës.

    Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.

    Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!

    1. Gjatë rutines në mbrëmje, pas pastrimit aplikoni 1 deri në 2 pika në dorë dhe perhapeni me majat e gishtave ne fytyre dhe qafe, lëreni të absorbohet. Fillimisht perdoreni 2-3 herë në javë dhe gradualisht rrisni frekuencën nje nate po dhe nje nate jo. Përdoreni sipas tolerimit.
    2. Keni një “periudhë përshtatjeje” kur përdorni retinol:
      • Java 1-2 – Frekuenca: përdorni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit aplikoni 1-2 pika në zonat me shqetësim. p.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë.
      • Java 3~ – Frekuenca: mund të aplikohet nje nate po dhe nje nate jo .
  • -51%Limited
    Etude House My Lash Serum 9g Original price was: L990.Current price is: L490.

    Riktheni shëndetin e qerpikëve tuaj me Etude House My Lash Serum të mbushur me Biotinë për qerpikë më të fortë, më të trashë dhe më të gjatë. Me një formulë xhel me absorbim të shpejtë që nuk lë mbetje ngjitëse.
    Ky serum përmban gjithashtu përbërës natyralë si ekstrakt xhensen dhe vaj trëndafili, të cilët dihet se stimulojnë rritjen e qimes.

    Me përdorim të rregullt, mund të prisni që të shihni qerpikë më të gjatë, më të trashë dhe më të plotë brenda 3 javësh. Për ta përdorur, vendoseni në qerpikë dhe vetulla duke u fokusuar te rrënjët.

  • -39%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Bakuchiol Eye Cream 20ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,590.

    Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.

    Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.

    • I formuluar me Bakuchiol – përbërës i sigurt alternativ me efikasitet të ngjashëm me Retinolin (vitaminë A), pa efekte anësore, nxjerrë nga fara e Psoralea Corylifolia e familjes fasule, në mjekësinë tradicionale Ayurvedic. Me 5000 ppm bakuchiol ky krem për syte pakëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave pa irritim.
    • Ekstrakt i orizit të zi korean: Me 2,000 ppm ekstrakt të orizit të zi korean, i njohur gjerësisht për vetitë e tij hidratuese dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, lëkura juaj do të rifitojë hidratimin e humbur dhe do të mbrohet nga faktorët stresues mjedisorë.
    • Ekstrakt bambuje: Duke ndihmuar elasticitetin natyral të lëkurës suaj, ekstrakti i kërcellit të bambusë sjell një fuqi antioksidantësh për të mbrojtur dhe rigjallëruar lëkurën tuaj nga brenda.
    • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve dhe zbeh rrathët e zinj. Çon në lëkurë të fortë dhe të tonifikuar.
    • Panax Xhensen: Një përbërës i njohur nga mjekësia tradicionale koreane që ushqen lëkurën, ka veti antioksiduese dhe stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.
    • Ultra-Deep Technology: Nëpërmjet teknologjisë më të fundit Ultra-Deep, përbërësit aktivë shpërndahen në mënyrë efektive më thellë në lëkurë, duke siguruar përthithje maksimale dhe rezultate të dukshme.

    Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.

    Përdorimi:

    Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.

  • -25%Limited
    Petitfee Black Pearl & Gold Hydrogel Eye Patch 60 Patches Original price was: L1,990.Current price is: L1,490.

    Maska kundër plakjes dhe zbardhimit të lëkurës nën sy !

    Petitfee Black Pearl & Gold Hydrogel Eye Patch është formuluar me përbërës të veçantë premium, perla të zezë dhe ar koloidal, për të rigjeneruar dhe rikthyer hidratimin e lëkurës së lodhur e të plakur rreth syve në vetëm 10 minuta.

    Maskat ​​kundër plakjes nën sy ndihmon në ngritjen dhe shtrëngimin e lëkurës së ndjeshme rreth syve, zvogëlojnë ënjtjen dhe zbardhin rrathët e errët dhe qeskat e syve.

    – Ari koloidal siguron kujdes aktiv kundër plakjes, zbut rrudhat e mimikes, rrudhat e lëkurës, hidraton lëkurën, rikthen tonin e saj.

    – Pluhuri i perlës së zezë është një mjet i fuqishëm në luftën kundër lodhjes së lëkurës dhe rrathëve të errët poshtë syve. Për shkak të përmbajtjes së këtij komponenti në përbërje, maskat ​​ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe i japin lëkurës një shkëlqim të bukur dhe natyral.

    – Ekstraktet organike të çajit jeshil, pelinit, mandarinës freskojnë lëkurën e lodhur, rigjenerojnë, eliminojnë ënjtjet dhe qeskat poshtë syve.

    – Kolagjeni përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, rikthen rininë dhe freskinë e saj.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

    Përdorimi:

    Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.

    Maskat mund të aplikohen gjithashtu në çdo zonë që ka nevojë për qetësim, ushqim, anti-plakje ose ndriçim, të tilla si balli dhe qafa apo anash buzeve.

    Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.

  • -25%Limited
    Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch 60 Patches Original price was: L1,990.Current price is: L1,490.

    Petitfee Gold Hydrogel Eye Patch me një kompleks floriri janë një shpëtim i vërtetë nga rrathët e errët poshtë syve, fryrjen, linjat e imëta dhe rrudhat.

    Materiali i veçantë nga i cili janë bërë promovon një përshtatje më të plotë të saj në zonën e syve, përbërësit aktivë depërtojnë menjëherë në lëkurë dhe kanë një efekt të dukshëm hidratues, freskues dhe rigjenerues.

    Përbërësit kryesorë:

    • Ari 24 karat shtrëngon lëkurën, duke e bërë më të fortë, rrit elasticitetin dhe zbut rrudhat. Vetitë e tij freskojnë lëkurën, për një pamje të qetë dhe të shëndetshme.
    • Rrënja e xhensenit nxit rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe prodhimin e kolagjenit natyral, ndihmon në heqjen e rrudhave dhe rregullon proceset metabolike.
    • Kolagjeni është proteina më e rëndësishme në trupin tonë; siguron elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, si dhe rrit sintezën e kolagjenit natyral në trup.
    • Ekstrakti Swallow’s nest ofron një efekt lifting, hidraton thellësisht lëkurën, stimulon rigjenerimin e indeve, zbut rrudhat dhe parandalon shfaqjen e të rejave.
    • Uji bullgar i trëndafilit është një antioksidant i shkëlqyer, hidraton lëkurën, rigjeneron, zbut linjat e shprehjes, barazon tonin e lëkurës, eliminon stresin dhe reaksionet alergjike në lëkurë.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

    Përdorimi: Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.

    Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.

  • -37%Limited
    TIRTIR Collagen Lifting Eye Cream 15ml Original price was: L3,490.Current price is: L2,190.

    I pasuruar me një kompleks kolagjeni me prejardhje bimore, kremi inovativ për sytë TIRTIR Collagen Lifting i është nënshtruar një sërë testesh klinike për të vërtetuar efikasitetin e tij në ♥ reduktimin e rrudhave të syve,
    ♥ rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe ♥  forcimin e zonës delikate të syve në vetëm 4 javë !

    Formula e avancuar përfshin

    • Kolagjen ndihmon në forcimin dhe ushqyerjen e lëkurës, duke reduktuar shfaqjen e linjave të imta dhe rrudhave.
    • Pesë lloje të Peptidesh që ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe zvogëlimin e shenjave të plakjes.
    • Niacinamide dhe Adenozinë që ndriçojnë dhe rigjenerojnë zonën poshtë syve, zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave
    • Vitaminë C që targeton rrathët e zinj.

    Është një krem multi​​funksional jo vetëm për sytë por gjithashtu mund të përdoret si një trajtim për rrudhat në zonën e ballit, qafës dhe zonën rreth gojës.

    Ai përdor një aplikues unik ftohës me majë metalike që ndihmon me fryrjen e syve në mëngjes dhe për të siguruar një aplikim higjienik dhe pa shumë lodhje. Masazhimi me aplikuesin e topit rrotullues metalik dyfishon përthithjen dhe efektivitetin e produktit.

    Ka një teksturë freskuese, të tipit locion që rrëshqet pa problem në lëkurë dhe përthithet shpejt, duke e lënë atë të ndjehet e rigjeneruar dhe e hidratuar. Ka një aromë të lehtë lulesh.

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories