The Bellas

Serum

16 results

  • Sort by
    ...
  • -41%Limited
    Anua Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum 30ml
    Anua Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum 30ml Original price was: L2,690.Current price is: L1,590.

    Trajtoni njollat ​​e errëta kokëforte dhe hiperpigmentimin me serumin më të shitur Anua Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum!

    I pasuruar me 10% Niacinamide dhe 4% Acid Tranexamic për të zbehur në mënyrë efektive njollat ​​kafe, shenjat e akneve, korrigjon tonin e pabarabartë të lëkurës duke kufizuar prodhimin e melaninës, duke promovuar një ton më të shndritshëm dhe të njëtrajtshëm të lëkurës.

    I fromuluar me përbërës hidratues dhe qetësues si acidi hialuronik, acidi poliglutamik, ceramide dhe vajra botanikë, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetin.

    Përbërësit Kryesorë:

    • Niacinamide 10%: Një formë e Vitaminës B3, niacinamidi ndihmon në reduktimin e pamjes së njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe poreve të zgjeruara. Forcon funksionin e barrierës së lëkurës, përmirëson elasticitetin dhe balanson tonin e lëkurës, duke rezultuar në një pamje më të lëmuar dhe më të ndritshme.
    • Acidi Traneksamik (TXA) 4%: Një agjent i fuqishëm ndriçues, acidi traneksamik synon prodhimin e melaninës për të reduktuar pamjen e njollave kafe dhe parandaluar formimin e njollave të reja.
    • Alfa-Arbutin 4%: Një zbardhues natyral i lëkurës që rrjedh nga bima e manaferrës. Ai frenon në mënyrë efektive tirozinazën, enzimën përgjegjëse për prodhimin e melaninës për të reduktuar shfaqjen e njollave të errëta.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lekurave, lekurën e prirur ndaj akneve, lekuren sensitive.

    Përdorimi:

    Përdoreni pas tonerit apo esencës në mëngjes dhe në mbrëmje. Në fillim, aplikoni një sasi të vogël në zonat e prekura dhe gradualisht rrisni përdorimin në përputhje me rrethanat. Produkti mund të përdoret çdo ditë, por ndërpritet nëse shfaqet acarim.
    Kur përdoret në mëngjes, sigurohuni që të aplikoni me krem ​​dielli me spektër të gjerë SPF 30 ose më të lartë.

    SHËNIM: Patch test rekomandohet pasi ky produkt është formuluar me përqendrime të larta të përbërësve aktivë.

  • -45%Limited
    Anua Peach 70% Niacinamide Serum 30ml
    Anua Peach 70% Niacinamide Serum 30ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,590.

    Serumi Anua Peach 70% Niacinamide është i pasur me përbërës zbardhues, hidratues dhe qetësues!

    Formuluar me kujdes për t’ju siguruar:

    • Barrierë të shëndetshme të lëkurës
    • Reduktuar pamjen e poreve të zmadhuara,
    • Për të zbehur hiperpigmentimin, njollat kafe, shenjat post-akne
    • Për të balancuar prodhimin e yndyrës
    • Eksfoluar qelizat e vdekura
    • Rritur elasticitetin e lëkurës
    • Përmisuar hidratimin
    • Për t’ju dhuruar një pamje të njëtrajtshme

    Përbërësit kryesorë:

    5% Niacinamide: E njohur edhe si vitamina B3, niacinamidi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në njësimin e tonit të lëkurës, redukton hiperpigmentimin dhe forcon barrierën e lëkurës. Është gjithashtu efektiv në minimizimin e poreve të zmadhuara.

    70% Ekstrakt pjeshke: I pasur me vitamina dhe antioksidantë, ndihmon në shkëlqimin e lëkurës, përmirësimin e tonalitetit dhe hidratimit, duke e lënë lëkurën të butë dhe rrezatuese.

    Betainë Salicilate: Eksfolon qelizat e vdekura të lëkurës, zbut teksturën e lëkurës dhe promovon lëkurën e pastër dhe të lëmuar duke pastruar dhe minimizuar poret e zmadhuara.

    Vitamina B12: E njohur edhe si kobalamina, kjo vitaminë ka një nuancë natyrale rozë. Ndihmon në ushqimin e lëkurës, promovon qarkullimin e qelizave dhe mban një barrierë të shëndetshme të lëkurës.

    Acidi hialuronik: Një hidratues natyral, acidi hialuronik tërheq lagështinë në lëkurë dhe ndihmon në mbajtjen e saj, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar, të shëndoshë dhe rinore.

    Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

    Përdorimi:

    Përdoreni në mëngjes dhe në mbremje pas pastrimit dhe tonerit dhe vazhdoni me hidratues. Aplikoni krem ​​kundër diellit kur përdoret në mëngjes.

  • -47%Limited
    Arencia Fresh Red Smoothie Serum 30 - 50g
    Arencia Fresh Red Smoothie Serum 30 – 50g Original price was: L3,590.Current price is: L1,890.
  • -47%Limited
    Arencia Holy Hyssop Serum 30 - 50g
    Arencia Holy Hyssop Serum 30 – 50g Original price was: L3,590.Current price is: L1,890.
  • -47%Limited
    Axis-Y Dark Spot Correcting Glow Serum 50ml
    Axis-Y Dark Spot Correcting Glow Serum 50ml Original price was: L2,990.Current price is: L1,590.

    Ndriçim + Hidratim! – Një serum që do ju japë një doze lumturie kur të shihni përmirësimin e madh e të dukshëm të lëkurës tuaj pas çdo aplikimi. Përbërës të shtuar për zbardhjen dhe zbehjen e njollave të errëta, qetësimin e lëkurës së ashpër dhe të irrituar për të krijuar këtë produkt përfundimtar, në mënyrë që jo vetëm të shohim shkëlqimin, por edhe ta ndiejmë atë. 

    Është formuluar me agjent të fuqishëm zbardhues, 5% Niacinamide që trajton aknet e moderuara duke reduktuar inflamacionin, përmisuar rosacea si dhe shqetësimet e pigmentimit duke përfshirë njollat ​​e errëta dhe tonet e pabarabarta të lëkurës.

    Kombinuar me 6 përbërës bazë të pasur me lëndë ushqyese:

    • Squalene – Lufton plakjen e lëkurës duke e mbrojtur kundër radikaleve të lira.
    • Papaja – Shkëlqen lëkurën e dëmtuar nga dielli dhe rrathët e errët poshtë syve.
    • Buckthorn deti – Ndriçon lëkurën dhe përmison njollat.
    • Krundja e orizit – Zbut dhe ndriçon lëkurën.
    • Allantoin – Stimulon përhapjen e qelizave dhe inkurajon rritjen e indeve të reja.
    • Calendula – Përshpejton shërimin e njollave dhe shenjave të akneve.

    Së fundmi, ky serum përdor teknologji efektive duke kombinuar Niacinamidin dhe Kundin e Orizit në një raport të përshtatshëm për një funksion efektiv të tonifikimit të lëkurës.

    Përdorimi:

    Përdoret pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të vogël në të gjithë fytyrën ose zonat ku nevojitet trajtim. Lyejeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

    Këshillë! Për rezultate më të mira, përdorni si në rutinat e kujdesit të lëkurës në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg nga rrezet e diellit direkte për të ruajtur më mirë përfitimet e përbërësve.

  • -53%Limited
    Beauty of Joseon Glow Serum: Propolis + Niacinamide 30ml
    Beauty of Joseon Glow Serum: Propolis + Niacinamide 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L980.

    Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
    Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!

    Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:

    • Reduktuar shenjat post- akne dhe njollat
    • Reduktuar poret e zmadhuara
    • Qetësuar irritimet dhe shëruar aknet
    • Forcuar barrierën e lëkurës
    • Hidratuar lëkurën
    • Efekt “glow”

    Përbërësit kryesorë:

    – 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
    – Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
    – Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
    – BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
    – Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.

  • -53%Limited
    Beauty of Joseon Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin 30ml
    Beauty of Joseon Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L980.

    Ky është një serum i lehtë, ushqyes, luksoz, i mëndafshtë që synon të riparojë lëkurën tuaj. Është i pasuruar me përbërës natyralë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale koreane) për të krijuar këtë eliksir rinie. 

    I pasur me :

    • 63,36% ujë rrënjë xhensen e cili ndihmon në zbutjen e zonave me vija të holla dhe rrudha dhe konsiderohet gjerësisht si një superushqim dhe i njohur për vetitë e tij shëruese
    • 3% mucinë kërmilli i cili njëtrajtëson tonin e lëkurës, redukton hiperpigmentimin dhe cikatricet, si dhe përmirëson rigjenerimin e qelizave për t’i dhënë lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe të barabartë
    • Përbërës ushqyes si Adenozina, ekstrakt Matsutake
    • Përbërës ndriçues si Niacinamide, ekstrakt frutash Cornus officinalis
    • Përbërës hidratues si acid hialuronik, acid hialuronik të hidrolizuar, hialuronat natriumi

    Përdorimi:

    Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni serumin më shumë se një herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.

  • -45%LimitedSold Out
    Cosrx The Niacinamide 15 Serum 20ml
    Cosrx The Niacinamide 15 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,590.

    Njihuni me një serum kushtuar totalisht kujdesit të plotë ndaj akneve dhe njollave.

    Serumi Niacinamide 15 nga COSRX është një serum shumë i koncentruar që kombinon përqendrimin maksimal të niacinamidit në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. I lehtë dhe jo ngjitës, ky serum do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese, të lëmuar dhe të qetësuar.

    Formuluar me:

    • Niacinamide 15% që siguron kujdes total ndaj akneve duke kontrolluar prodhimin e sebumit, shtrënguar poret, qetësimin e inflamacionit të akneve dhe zvogëlimin e shenjave pas akneve / njollave të errëta dhe duke përmirësuar teksturën e lëkurës,
    • N-acetilglukozamine 2%, zëvëndësues i butë i acidit glikolik punon në kombinim me niacinamidin zbeh në mënyrë efektive hiperpigmentimin, eksfolon butësisht për ta bërë lëkurën të lëmuar dhe për të rafinuar strukturën e saj.
    • Zinku PCA 1% ndihmon në trajtimin e akneve duke frenuar inflamacionin, redukton sekretimin e sebumit dhe promovon rikuperimin e lëkurës së dëmtuar
    • Allantoin që nxit prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës, ndërkohë që qetëson irritimin dhe hidraton lëkurën.

    I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ideale për lëkurën e yndyrshme, mikse, të prirur ndaj akneve dhe hiperpigmentim. Nuk e than aspak lëkurën, por mjaftojnë disa pika për te parë benefitet dhe shkelqimin që do i ofroje lëkurës tuaj.

    Përdorimi:

    Përdoret pas pastrimit të lëkures dhe tonerit. Duke përdorur pikatoren, aplikoni disa pika në lëkurë. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar dhe përthithur butësisht serumin, duke filluar nga qendra e fytyrës duke ecur drejt skajeve. Ju mund ta përdorni këtë serum në mëngjes dhe/ose në darkë. Kur përdorni gjatë ditës, përdorni krem ​​kundër diellit me të paktën SPF30.

    Out of stock

  • -43%Limited
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,890.

    Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
    Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
    Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:

    – Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
    – Nxit prodhimin e kolagjenit
    – Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
    – Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.

    Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.

    Formuluar me:

    • Retinol i pastër (Vitamina A) që përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës për të përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave
    • Squalane me origjinë bimore hidraton dhe mbron lëkurën nga acarimi i jashtëm
    • Tokotrienoli (Super Vitamina E) ndihmon në reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes dhe dëmtimit të lëkurës.

    Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.

    Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!

    1. Gjatë rutines në mbrëmje, pas pastrimit aplikoni 1 deri në 2 pika në dorë dhe perhapeni me majat e gishtave ne fytyre dhe qafe, lëreni të absorbohet. Fillimisht perdoreni 2-3 herë në javë dhe gradualisht rrisni frekuencën nje nate po dhe nje nate jo. Përdoreni sipas tolerimit.
    2. Keni një “periudhë përshtatjeje” kur përdorni retinol:
      • Java 1-2 – Frekuenca: përdorni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit aplikoni 1-2 pika në zonat me shqetësim. p.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë.
      • Java 3~ – Frekuenca: mund të aplikohet nje nate po dhe nje nate jo .
  • -55%LimitedSold Out
    Cosrx The Vitamin C 23 Serum 20ml
    Cosrx The Vitamin C 23 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,290.

    Zbardhni, forconi dhe luftoni njollat ​​e errëta me Serumin e Vitaminës C 23 nga COSRX, një trajtim shumë i koncentruar që synon lëkurën e thatë dhe të ashpër, njollat ​​dhe shenjat në lëkurë, tonin e pabarabartë, linjat dhe rrudhat e imëta.

    • Një përqendrim i lartë me 23% vitaminë C e cila njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore.
      Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e linjave të imëta.
      Gjithashtu vitamina C bllokon sintezën e melaninës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore duke luftuar kështu njollat e errëta.
    • Super Vitamina E (Tocotrienol) ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes dhe ngadalëson dëmtimin e lëkurës.
      Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin e njëra-tjetrës.
    • Acidi hialuronik do te mbajë gjithmonë të hidratuar lëkurën tuaj pasi ruan ekuilibrin e niveleve të lagështisë.

    Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, perfshirë dhe atë sensitive, pasi përmban allantoinë, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Gjithashtu këtë produkt mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë

    Përdorimi:

    Pasi të keni pastruar lëkurën, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund ta riaplikoni në zonat problematike me njolla në lëkurë. Mund të aplikohet në zonën poshtë syve por shmangni kontaktin direkt në sy.
    Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
    Gjatë dites aplikoni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.

    Out of stock

  • -28%Limited
    d'Alba White Truffle VEGAN First Spray Serum 100ml
    d’Alba White Truffle VEGAN First Spray Serum 100ml Original price was: L3,990.Current price is: L2,890.

    Një serum në format mist me dy shtresa (serum + vaj), i formuluar për të hidratuar menjëherë, njohur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të mbrojtur kundër plakjes së hershme në çdo tip të lëkurës. Formula vegane me ekstrakt tartufi të bardhë italian, Niacinamide dhe vaj bimor ofron një ndjesi luksoze dhe shkëlqim natyral.

    🔬Përfitimet kryesore:

    • Hidratim i menjëhershëm dhe shkëlqim natyral (“dewy glow”) falë kombinimit të shtresës serum + vaj që përthithet shpejt pa mbetur e yndyrshme
    • Përmirëson elasticitetin dhe zbut linjat e imëta, për shkak të përbërësve si tartufi i bardhë dhe vitaminë E (Tocopherol)
    • Zbut pigmentimin përmes Niacinamide dhe ekstraktit të farës chia
    • Qetëson lëkurën dhe ndihmon në rigjenerim, falë përbërësve qetësues dhe anti-inflamatorë si ekstrakte bimore dhe licorice
    • I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për akneike – është klinikisht jo-komedogjenik

    🌿 Përbërësit kryesorë:

    • Italian White Truffle Extract (Trufferol) – për antioksidim, shkëlqim dhe rigjenerim
    • Niacinamide – për ndriçim, barazim të tonit dhe kontroll të sebumit
    • Chia Seed Extract – anti-inflamator, ndihmon në elasticitet dhe hidratojmëz
    • Avocado Oil & Sunflower Oil – vajra të pasur që mbajnë lagështinë dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe drite-reflektuese
    • Vitamin E (Tocopheryl Acetate) – antioksidant që forcon barrierën dhe mbron nga dëmtimet mjedisore
    • Ekstrakte bimore (oat, basil, lotus, ginseng e të tjera) – për qetësim, rigjenerim dhe freskim të lëkurës

    🌬 Përdorimi:

    1. Shkund fort shishen (3–5 herë) për të përzier shtresat serum dhe vaj.
    2. Spruco rreth 4–5 herë në fytyrë, duke mbajtur 10–20 cm larg me sytë mbyllur.
    3. Mund të aplikohet para ose pas makeup-it, gjithashtu gjatë ditës kur ke nevojë për freskim dhe shtim drite në lëkurë
  • -35%Limited
    Eqqualberry Bakuchiol Plumping Serum 30ml
    Eqqualberry Bakuchiol Plumping Serum 30ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,890.
  • -35%Limited
    Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum 30ml
    Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum 30ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,890.

    Me 40% ujë acerola (i pasur me vitaminë C) dhe 4% niacinamide, Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum vepron në tre nivele: kontrollon prodhimin e melaninës, ndalon përhapjen e pigmentit dhe ndihmon në zbardhjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasuruar me ceramide dhe acid hialuronik për hidratim dhe mbrojtje të barrierës së lëkurës.

    🔬 Përfitimet kryesore:

    • Ndriçon dhe barazon tonin e lëkurës
    • Zvogëlon njollat e errëta dhe hiperpigmentimin
    • Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës
    • Hidraton në thellësi
    • Teksturë e lehtë, që përthithet shpejt

    🌿 Përbërës aktivë:

    • Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Water – 40% (400 000 ppm) – Burim natyral i vitaminës C që ndriçon dhe freskon lëkurën.
    • Niacinamide 4% (40 000 ppm) – Nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në reduktimin e pigmentimit.
    • Arbutin 2% – Vepron si agjent zbardhues duke frenuar formimin e melaninës.
    • Glutathione & Acid Ferulik – Antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira dhe zbusin njollat ekzistuese.
    • Kompleksi i Ceramidave (NP, NS, AS, AP, EOP) – Rindërton barrierën e lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë.
    • 8 lloje Acidesh Hialuronike + Squalane + Panthenol – Ofrojnë hidratim të thellë dhe ndjesi të butë në lëkurë.
  • -51%LimitedSold Out
    Goodal Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum 40ml
    Goodal Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum 40ml Original price was: L4,490.Current price is: L2,190.

    Serumi i preferuar nga Goodal, Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum është arma juaj sekrete në luftën kundër:

    • njollave të errëta
    • hiperpigmentimit
    • tonit të pabarabartë

    Ndërkohë që ende do ju hidratojë dhe qetësojë lëkurën.

    Është një serum i ngjashëm me xhel, i mbushur me përfitime zbardhuese dhe tonifikuese të lëkurës nga 70% ekstrakt i mandarinës jeshile, i cili është i fuqishëm në derivatet natyrale të vitaminës C. Mandarinat jeshile përmbajnë deri në 10 herë më shumë vitaminë C sesa homologët e tyre të pjekur.

    Dy javë janë gjithçka që ju nevojitet për të filluar të shihni rezultate të dukshme të lëkurës më të ndritshme dhe më të pastër.
    Kjo formulë jo irrituese përmban gjithashtu niacinamide dhe arbutinë për të ndriçuar më tej, ekstrakte centella asiatica dhe çaji jeshil për qetësim, hialuronat natriumi për hidratim të thellë, tocopheryl dhe adenosine për lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave duke i ofruar lëkurës një pamje të shëndetshme dhe plot elasticitet. Ky serum është i lehtë, përthithet shpejt dhe nuk ngjitet pas aplikimit.

    Në një test konsumator të përdoruesve me lloje të ndryshme lëkure, në vetëm 2 javë, 95% e përdoruesve ndjenë se lëkura e tyre ishte më e shndritshme dhe më e qartë pasi përdornin rregullisht këtë serum me vitaminë C.

    Përbërësit kryesorë:

    – Ekstrakti i mandarinës jeshile: Një qendër energjike e derivateve natyrale të vitaminës C që është antioksidanti kryesor që nxit prodhimin e kolagjenit të lëkurës, zbeh pigmentimin dhe njollat kafe dhe rrit mbrojtjen ndaj rrezeve UV.

    – Niacinamide: Një produkt fantastik i gjithanshëm në produktet e kujdesit të lëkurës që ndihmon në ndriçimin dhe uniformitetin e tonit të lëkurës, ai gjithashtu bën mrekulli për të minimizuar poret dhe për të përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës.

    – Arbutin: Një zbardhues natyral i lëkurës, arbutina ndihmon në zbehjen njollave të errëta dhe çngjyrosjeve dhe mbron lëkurën nga stresi oksidativ, duke e lënë lëkurën tuaj të duket më e tonifikuar dhe më e ndritshme.

    – Ekstrakti Centella asiatica: I njohur për vetitë e tij qetësuese, ekstrakti i centella asiatica ndihmon në qetësimin dhe shërimin e lëkurës, duke e bërë atë perfekt për llojet e ndjeshme të lëkurës.

    – Ekstrakti i çajit jeshil: I mbushur me antioksidantë, Ekstrakti i Çajit të Gjelbër ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet mjedisore duke ofruar përfitime shtesë qetësuese.

    Përdorimi:

    Pas tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë. Masazhoni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Fillimisht përdoreni 3 herë ne javë dhe më pas shtoni përdorimin gradualisht. Pasi lëkura është mësuar më produktin mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje. Përdorni krem kundër diellit kur e përdorni gjatë ditës.

    Out of stock

  • -38%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Anti-wrinkle Serum 50ml
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Anti-wrinkle Serum 50ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,790.
  • -47%Limited
    Isntree Hyper Retinol EX 1.0 Serum 20ml
    Isntree Hyper Retinol EX 1.0 Serum 20ml Original price was: L3,190.Current price is: L1,690.

    Forconi dhe rigjallëroni lëkurën tuaj me serumin me performancë të lartë për reduktimin e shenjave të plakjes !

    Serumi ISNTREE Hyper Retinol EX 1.0 ndihmon në rikthimin e shkëlqimit rinor të lëkurës duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Është një serum i butë, por efektiv me retinol që ndihmon në përmirësimin e teksturës pa kompromentuar ndjeshmërinë e lëkurës.

    I formuluar me 0,1% retinol, 0,3% retinil palmitat dhe 0,6% Bakuchiol.

    – 0.1 % retinol stabilizohet përmes metodës së kapsulimit dhe siguron efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, forcon lëkurën dhe zvogëlon rrudhat. Ka veti rregulluese të sebumit, kundër akneve gjithashtu.

    – Bakuchiol është një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli por funksionon butësisht, per te permiresuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla pa irritim, aq i bute sa mund te perdoret nga lekurat e ndjeshme.
    Së bashku, ato ofrojnë përfitime intensive për plakjen e lëkurës duke përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, rrisin shkallën e qarkullimit të qelizave dhe përmirësojnë dhe lëmojnë lëkurën.

    -Përmban pesë peptide që nxisin përfitimet kryesore të retinolit, për të ndihmuar në zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, për ta bërë lëkurën më të fortë dhe elastike dhe për të përmirësuar dhe forcuar barrierën e lëkurës. Së bashku me retinolin, ato nxisin rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe rrisin prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

    – Pesë ceramide gjithashtu plotësojnë retinolin duke forcuar hidratimin e lëkurës dhe duke parandaluar humbjen e lagështisë

    – Centella asiatica qetëson dhe mbron lëkurën, zvogëlon inflamacionin dhe skuqjen, duke përmirësuar gjithashtu strukturën e lëkurës.

    – Niacinamidi, një përbërës ndriçues dhe luftues i akneve, ndihmon në pakësimin e akneve, njollave dhe pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.

    Serumi ka një strukturë të lehtë, qumështore me një ngjyrë të verdhë të ndezur.

    Përdorimi:

    *Java 1~2/
    – Frekuenca: përdoreni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës
    – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, aplikoni 2–3 pika në zonat që ju shqetësojnë ose në gjithë fytyrën dhe qafë. Të nesërmen aplikoni patjetër spf.

    */Java 3~/
    – Frekuenca: mund të aplikohet një natë po dhe një natë jo
    – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.

    *Faza e “ndërtimit të tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të cdo individi.

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories