The Bellas

Toner Hidratues

4 results

  • Sort by
    ...
  • -55%Limited
    Anua Heartleaf 77% Soothing Toner 250ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,290.

    Anua Heartleaf 77% Soothing Toner është toniku i rangut më të lartë në Korene e Jugut që u nderua me vendin e parë në çmimet Olive Young 2022 !

    Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës përbërësi më viral në Kore ndihmon në:

    • Qetësimin e irritimeve
    • Reduktimin e akneve
    • Balancimin e niveleve të vajit dhe ujit në lëkurë
    • Hidratimin të thellë me Panthenol
    • Eksfolon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës me Ekstrakt Kallami Sheqeri
    • Forcon barrierën e lëkurës me Centella Asiatica.

    E përkryer për shërimin e skuqjeve, akneve, ekzemës dhe rosacea.

    Përbërësi kryesor aktiv:

    – 77% ekstrakt Houttuynia Cordata me veti të forta kuruese dhe anti-inflamatore. Normalizon gjendjen e lëkurës, lehtëson irritimin, zvogëlon inflamacionin. Forcon sistemin imunitar, e bën sipërfaqen e epidermës më pak të ndjeshme dhe reaktive.

    Përbërësit aktivë shtesë:

    – Panthenoli përshpejton procesin e shërimit, qetëson dhe zbut, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe rrit funksionet e saj.

    – Ekstrakti i kallamit të sheqerit funksionon si një eksfoliant i butë, pastron qelizat e vdekura.

    – Ekstrakti i kërpudhave Sanghwan funksionon si një antioksidant i fuqishëm, ka një efekt rinovues në lëkurë duke shtypur veprimin e radikaleve të lira, ka efekte anti-inflamatore, antibakteriale dhe anti-alergjike dhe përshpejton procesin e rigjenerimit të qelizave.

    – Ekstrakti Vitex stimulon aktivitetin e beta-endorfinës dhe hormoneve DHEA, duke zbutur rrudhat, duke shtuar dendësi dhe elasticitet, duke forcuar dhe rigjallëruar lëkurën.

    – Ekstrakti i purslanit përshpejton shërimin e plagëve dhe plasaritjeve, stimulon rigjenerimin e indeve dhe ka një efekt detoksifikues.

    – Ekstrakti i rodheve ka një efekt baktericid, antiseptik, anti-inflamator dhe tonik, përmirëson metabolizmin qelizor.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë akneike, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, aplikojeni duke përdorur duart tuaja ose disqe pambuku. Masazhoni butësisht për të ndihmuar përthithjen e plotë. Përdoreni ditën dhe natën. Procedoni me serum, krem për sytë dhe hidratues.

  • -50%Limited
    Cosrx Full Fit Propolis Synergy Toner 150ml Original price was: L2,390.Current price is: L1,190.

    Toneri COSRX Full Fit Propolis Synergy është një produkt ultra-hidratues i përditshëm që ka përmbajtjen maksimale të ekstraktit të propolisit pa ujë dhe që jep efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si një përbërës anti-inflamator dhe antibakterial.

    • Me 72.6% ekstrakt Propolisi të bletës së zezë dhe 10% ekstrakt mjalti që do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqyeshme dhe të lëmuar.
    • Ai ka sasinë më të madhe të ekstrakteve të Propolisit në mesin e çdo produkti tjetër, duke lejuar që toneri të japë efikasitetin maksimal të vetë propolisit, si anti-inflamator, antibakterial, rikuperues dhe imunitet të përmirësuar.
    • Është një tonik i lehtë, jo ngjitës dhe që perthithet shpejtë.
    • Ekstrakti i propolisit përmban vitaminë B e cila ushqen lëkurën dhe ribalancon humbjen e lagështisë.
    • Ky tonik depërton thellë në lëkurë duke rritur elasticitetin dhe redukton skuqjen.

    Pra, nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, atëhere ky është i duhuri për ju. Ky tonik përforcues do ta lërë lëkurën tuaj të shëndoshë, të ushqyer dhe me shkëlqim.

    Përdorimi:

    Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

  • -52%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Toner For Sensitive Skin 150ml [Unscented] Original price was: L2,490.Current price is: L1,190.

    Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!

    Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.

    • Përbëhet nga 2000 ppm ekstrakt i orizit të zi që ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes duke rritur elasticitetin e lëkurës. Përmban antioksidantë, polifenol dhe pigmente flavonoid shumë të koncentruar që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira, duke përfshirë rrezatimin ultravjollcë, ndotjen dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja.
    • Beta Glukan: Me aftësi shëruese të plagëve, kundra plakjes, qetëson dhe hidraton lëkurën.
    • Acidi hialuronik: Përbërës intensivisht hidratues që tërheq lagështinë dhe i mban indet të forta dhe të gjalla.

    Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
    HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.

  • -38%Limited
    TIRTIR Milk Skin Toner Light 150ml Original price was: L3,190.Current price is: L1,990.

    TIRTIR Milk Skin Toner Light është një toner universal dhe efektiv që hidraton, zbardh, balancon sebumin dhe përforcon barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, mikse dhe prone ndaj akneve.

    🔬Përfitimet kryesore

    • Hidratim i thellë dhe i menjëhershëm, pa ngjitje ose ndjesi të rëndë
    • Zbut dhe relakson lëkurën, duke përdorur ekstrakte bimore si kamomil, centella, çaj jeshil dhe lakricë
    • Zbardh dhe uniformizon tonin falë 4% niacinamide dhe ekstraktit të krundeve të orizit që redukton hiperpigmentimin dhe sjell shkëlqim natyral
    • Forcon barrierën e lëkurës me ceramide, poliglukan dhe acid hialuronik për mbajtje të lagështisë dhe elasticitet më të mirë.

    🌿 Përbërësit aktivë:

    • Niacinamide (4%) – rregullon sebumin, minimizon poret dhe ndihmon në zbardhjen e lëkurës
    • Rice Bran Extract – për një ton të unifikuar dhe shtresë antioksidantësh natyralë
    • MultiEx BSAM Plus – një kompleks bimor me 7 ekstrakte natyrale (lakricë, centella, kamomil, rozmarinë, etj.) për qetësim dhe revitalizim
    • Ceramide NP, Beta-Glucan, Panthenol & Allantoin – për hidratim të thellë, qetësim dhe forcim të barrierës së lëkurës
    • Sodium Hyaluronate, Adenosine, Copper Tripeptide‑1, Acetyl Hexapeptide‑8 – për elasticitet, hidratim dhe efekt anti-plakjeje të lehtë
Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories