The Bellas

Kujdesi i Lekures

16 results

  • Sort by
    ...
  • -45%Limited
    Cosrx The Niacinamide 15 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,590.

    Njihuni me një serum kushtuar totalisht kujdesit të plotë ndaj akneve dhe njollave.

    Serumi Niacinamide 15 nga COSRX është një serum shumë i koncentruar që kombinon përqendrimin maksimal të niacinamidit në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. I lehtë dhe jo ngjitës, ky serum do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese, të lëmuar dhe të qetësuar.

    Formuluar me:

    • Niacinamide 15% që siguron kujdes total ndaj akneve duke kontrolluar prodhimin e sebumit, shtrënguar poret, qetësimin e inflamacionit të akneve dhe zvogëlimin e shenjave pas akneve / njollave të errëta dhe duke përmirësuar teksturën e lëkurës,
    • N-acetilglukozamine 2%, zëvëndësues i butë i acidit glikolik punon në kombinim me niacinamidin zbeh në mënyrë efektive hiperpigmentimin, eksfolon butësisht për ta bërë lëkurën të lëmuar dhe për të rafinuar strukturën e saj.
    • Zinku PCA 1% ndihmon në trajtimin e akneve duke frenuar inflamacionin, redukton sekretimin e sebumit dhe promovon rikuperimin e lëkurës së dëmtuar
    • Allantoin që nxit prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës, ndërkohë që qetëson irritimin dhe hidraton lëkurën.

    I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ideale për lëkurën e yndyrshme, mikse, të prirur ndaj akneve dhe hiperpigmentim. Nuk e than aspak lëkurën, por mjaftojnë disa pika për te parë benefitet dhe shkelqimin që do i ofroje lëkurës tuaj.

    Përdorimi:

    Përdoret pas pastrimit të lëkures dhe tonerit. Duke përdorur pikatoren, aplikoni disa pika në lëkurë. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar dhe përthithur butësisht serumin, duke filluar nga qendra e fytyrës duke ecur drejt skajeve. Ju mund ta përdorni këtë serum në mëngjes dhe/ose në darkë. Kur përdorni gjatë ditës, përdorni krem ​​kundër diellit me të paktën SPF30.

  • -49%Limited
    Cosrx The Retinol 0.1 Cream 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,690.

    E përkryer për përdoruesit e retinolit për herë të parë!

    Kremi me Retinol 0.1 është formuluar për të parandaluar dhe korrigjuar shenjat e hershme të plakjes përpara se të shfaqen.
    Me një përqendrim të butë por të pastër të retinolit, ky krem rrit elasticitetin e lëkurës, zbut strukturën e lëkurës, parandalon aknet dhe rigjeneron thellësisht lëkurën. 

    Formuluar me: 

    • Vitaminë A për të përmisuar linjat e imëta dhe rrudhat
    • Panthenol për të përmirësuar hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës
    • Adenozinë për aktivizimin dhe qëndrueshmërinë e qelizave të lëkurës
    • Super vitaminë E për të reduktuar shenjat e dukshme të plakjes dhe dëmtimit nga rrezet e diellit. 
    • Vitaminë C, glutathione dhe ekstrakt të kokrrizave të orizit, që përmisojnë hiperpigmentimin dhe njollat kafe.

    Rezultatet klinike në 4 javë
    I përshtatshëm për përdorim të lëkurës së prirur ndaj akneve (jo komedogjene).

    – 18.62% përmirësim i rrudhave (ballit)
    – 18.32% përmirësim i rrudhave (nazolabiale)
    – 16,25% përmirësim i rrudhave (zona e syve)
    – 12,81% përmirësim i elasticitetit (elasticiteti i jashtëm)
    – 12,66% përmirësim i ngritjes (këndi i gojës)
    – 10.30% përmirësim i ngritjes (mjekrës)
    – 4.16% përmirësim i moshës së lëkurës

    Rezultatet klinike në 2 javë
    – 45,14% përmirësim i poreve (vëllimit)
    – 42.07% përmirësim i poreve (zonës)

    Përdorimi:

    Kryeni një test përpara se ta perdoni në fytyrë.

    Aplikoni një sasi të vogël me gishtin e unazës ne hapin e fundit të rutinës tuaj. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë, qafë dhe në zonat problematike . Sugjerojmë që fillimisht të përdoret tre herë në javë dhe pastaj rrisni gradualisht frekuencën e perdorimit pasi lekura te adaptohet. Mund të përdoret poshtë syve, por shmangni direkt kontaktin në sy.

  • -43%Limited
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,890.

    Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
    Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
    Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:

    – Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
    – Nxit prodhimin e kolagjenit
    – Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
    – Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.

    Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.

    Formuluar me:

    • Retinol i pastër (Vitamina A) që përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës për të përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave
    • Squalane me origjinë bimore hidraton dhe mbron lëkurën nga acarimi i jashtëm
    • Tokotrienoli (Super Vitamina E) ndihmon në reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes dhe dëmtimit të lëkurës.

    Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.

    Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!

    1. Gjatë rutines në mbrëmje, pas pastrimit aplikoni 1 deri në 2 pika në dorë dhe perhapeni me majat e gishtave ne fytyre dhe qafe, lëreni të absorbohet. Fillimisht perdoreni 2-3 herë në javë dhe gradualisht rrisni frekuencën nje nate po dhe nje nate jo. Përdoreni sipas tolerimit.
    2. Keni një “periudhë përshtatjeje” kur përdorni retinol:
      • Java 1-2 – Frekuenca: përdorni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit aplikoni 1-2 pika në zonat me shqetësim. p.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë.
      • Java 3~ – Frekuenca: mund të aplikohet nje nate po dhe nje nate jo .
  • -42%Limited
    Cosrx The Vitamin C 23 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,690.

    Zbardhni, forconi dhe luftoni njollat ​​e errëta me Serumin e Vitaminës C 23 nga COSRX, një trajtim shumë i koncentruar që synon lëkurën e thatë dhe të ashpër, njollat ​​dhe shenjat në lëkurë, tonin e pabarabartë, linjat dhe rrudhat e imëta.

    • Një përqendrim i lartë me 23% vitaminë C e cila njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore.
      Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e linjave të imëta.
      Gjithashtu vitamina C bllokon sintezën e melaninës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore duke luftuar kështu njollat e errëta.
    • Super Vitamina E (Tocotrienol) ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes dhe ngadalëson dëmtimin e lëkurës.
      Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin e njëra-tjetrës.
    • Acidi hialuronik do te mbajë gjithmonë të hidratuar lëkurën tuaj pasi ruan ekuilibrin e niveleve të lagështisë.

    Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, perfshirë dhe atë sensitive, pasi përmban allantoinë, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Gjithashtu këtë produkt mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë

    Përdorimi:

    Pasi të keni pastruar lëkurën, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund ta riaplikoni në zonat problematike me njolla në lëkurë. Mund të aplikohet në zonën poshtë syve por shmangni kontaktin direkt në sy.
    Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
    Gjatë dites aplikoni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.

  • -37%LimitedSold Out
    Cosrx Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask 60ml Original price was: L2,190.Current price is: L1,390.

    Zgjohuni në mëngjes sikur të keni dalë nga Spa!

    E pasuruar me më shumë se 68% të ekstraktit të orizit, kjo maskë siguron ushqim intensiv dhe hidratim të thellë për të ndihmuar në lëkurë më të pastër dhe më të butë.

    Produkt që mund të përdoret si hidratues, maskë që shplahet ose maskë që mund ta mbani gjatë natës në fytyrë.

    Përbërësit kryesorë:

    • Niacinamide, një përbërës i njohur për minimizimin e poreve, balancon prodhimin e sebumit, trajton aknet dhe shenjat post akne, hiperpigmentimin dhe ka veti antiage.
    • Ekstrakt orizi i cili përman vitamina dhe minerale, lufton plakjen e parakohshme dhe zbardh njollat kafe dhe shenjat në lekure.
    • Vaji i farave të lulediellit i cili hidraton dhe ushqen lëkurën.

    Kjo formulë e lehtë përthithet lehtësisht dhe është e përkryer për t’u përdorur për të gjitha llojet e lëkurës, vecanarisht lëkurat e dehidratuara, nëse jane shfaqur rrudhat e para, lëkurat e thata, mature, mikse dhe sensitive.

    Përdorimi:

    Si sleeping mask: e vendosni në darkë sipër hidratuesit tuaj si hapin e fundit te kujdesit të lëkurës. Ne mëngjes lëkura juaj do ndihet super e hidratuar dhe e butë.
    Si hidratues: aplikojeni në vend te hidratuesit tuaj ne mengjes ose ne darke.
    Si maske qe shpërlahet: vendoseni per rreth 30 min – 1 ore dhe më pas shpërlajeni duke vazhduar me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

    Out of stock

  • -37%Limited
    d’Alba White Truffle VEGAN First Spray Serum 50ml Original price was: L3,490.Current price is: L2,190.
  • -34%LimitedSold Out
    Etude House Dear Darling Water Tint #01 Strawberry Ade Original price was: L1,190.Current price is: L790.

    ETUDE Dear Darling Water Tint eshte nje ngjyrosje e buzeve, e qëndrueshme ndaj puthjes.
    Kompleksi i pasur me vitamina dhe fruta kokrra të kuqe do t’i mbajë buzët tuaja ultra të hidratuara.
    Tekstura e ujit që absorbohet shpejt do ta mbajë ngjyrën të qëndrojë më gjatë, pa asnjë ndjesi ngjitëse.

    Out of stock

  • -39%Limited
    Etude House My Beauty Tool Silicon Brush Original price was: L1,290.Current price is: L790.

    Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!

    Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
    ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:

    • Largon qelizat e vdekura të lëkurës, masazhon dhe pastron në mënyrë efektive.
    • Qimet e buta dhe të dendura të silikonit në njërën anë heqin butësisht papastërtitë nga lëkura.
    • Qimet më të trasha të silikonit masazhojnë butësisht lëkurën.

    Përdorimi:

    Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
    Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
    Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.

  • -51%Limited
    Etude House My Lash Serum 9g Original price was: L990.Current price is: L490.

    Riktheni shëndetin e qerpikëve tuaj me Etude House My Lash Serum të mbushur me Biotinë për qerpikë më të fortë, më të trashë dhe më të gjatë. Me një formulë xhel me absorbim të shpejtë që nuk lë mbetje ngjitëse.
    Ky serum përmban gjithashtu përbërës natyralë si ekstrakt xhensen dhe vaj trëndafili, të cilët dihet se stimulojnë rritjen e qimes.

    Me përdorim të rregullt, mund të prisni që të shihni qerpikë më të gjatë, më të trashë dhe më të plotë brenda 3 javësh. Për ta përdorur, vendoseni në qerpikë dhe vetulla duke u fokusuar te rrënjët.

  • -14%Limited
    Etude House Soon Jung 2x Barrier Intensive Cream 60ml Original price was: L2,190.Current price is: L1,890.

    Trajtoni dhe hidratoni lëkurën tuaj me kremin ETUDE HOUSE Soon Jung që përmban një koleksion përbërësish qetësues dhe hidratues!
    Zgjidhja perfekte për kujdesin e lëkurës së dëmtuar dhe të ndjeshme duke reduktuar irritimin e saj dhe ulur inflamacionin.

    Me një pH të ulët dhe pa irritues të mundshëm si aroma, ngjyra artificiale dhe parabenë, ky krem:

    • ​​Do të forcojë barrierën e lëkurës dhe do të rikthejë lëkurën tuaj të shëndetshme
    • Do të ruaje lagështinë dhe balancoje prodhimin e vajit në lëkurë
    • Do të qetësojë skuqjen dhe ulë inflamacionin
    • Rrit elasticitetin e lëkurës dhe e rigjeneron atë
    • Mbron lëkurën nga faktorë të jashtëm dëmtues

    Përbërësit kryesorë:

    – Panthenoli: Një përbërës i dobishëm për lëkurën, i lidhur ngushtë me vitaminën B5, dhe madecassoside, që rrjedh nga Centella asiatica, punojnë së bashku për të forcuar barrierën e lëkurës, për të siguruar lagështi dhe hidratim të lëkurës dhe për të qetësuar lëkurën e irrituar duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.

    – Vaji i farave të lulediellit dhe gjalpi shea: kombinohen gjithashtu për të ushqyer lëkurën nga brenda, duke e mbajtur atë të lëmuar dhe të butë.

    – Madecassoside: Një nga përbërësit aktivë të shquar të Centella Asiatica. Ka aftësi të konsiderueshme shëruese të plagëve, qetësuese dhe antioksiduese.

    – Lecithin: Një zbutës natyral, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke siguruar hidratim të thellë, lëkure më të lëmuar dhe ton të barabartë.

    – Tokoferoli: Një formë e vitaminës E, është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Kontribuon në hidratimin e lëkurës, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese.

    – Çaji jeshil: I pasur me antioksidantë, posedon veti anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën dhe mbrojnë nga faktorë të jashtëm.

    Ideale për llojet e lëkurës së thatë, mikse, të irrituar dhe lëkurë të prirur ndaj akneve.

  • -51%Limited
    Goodal Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum 40ml Original price was: L4,490.Current price is: L2,190.

    Serumi i preferuar nga Goodal, Green Tangerine Vita C Dark Spot Care Serum është arma juaj sekrete në luftën kundër:

    • njollave të errëta
    • hiperpigmentimit
    • tonit të pabarabartë

    Ndërkohë që ende do ju hidratojë dhe qetësojë lëkurën.

    Është një serum i ngjashëm me xhel, i mbushur me përfitime zbardhuese dhe tonifikuese të lëkurës nga 70% ekstrakt i mandarinës jeshile, i cili është i fuqishëm në derivatet natyrale të vitaminës C. Mandarinat jeshile përmbajnë deri në 10 herë më shumë vitaminë C sesa homologët e tyre të pjekur.

    Dy javë janë gjithçka që ju nevojitet për të filluar të shihni rezultate të dukshme të lëkurës më të ndritshme dhe më të pastër.
    Kjo formulë jo irrituese përmban gjithashtu niacinamide dhe arbutinë për të ndriçuar më tej, ekstrakte centella asiatica dhe çaji jeshil për qetësim, hialuronat natriumi për hidratim të thellë, tocopheryl dhe adenosine për lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave duke i ofruar lëkurës një pamje të shëndetshme dhe plot elasticitet. Ky serum është i lehtë, përthithet shpejt dhe nuk ngjitet pas aplikimit.

    Në një test konsumator të përdoruesve me lloje të ndryshme lëkure, në vetëm 2 javë, 95% e përdoruesve ndjenë se lëkura e tyre ishte më e shndritshme dhe më e qartë pasi përdornin rregullisht këtë serum me vitaminë C.

    Përbërësit kryesorë:

    – Ekstrakti i mandarinës jeshile: Një qendër energjike e derivateve natyrale të vitaminës C që është antioksidanti kryesor që nxit prodhimin e kolagjenit të lëkurës, zbeh pigmentimin dhe njollat kafe dhe rrit mbrojtjen ndaj rrezeve UV.

    – Niacinamide: Një produkt fantastik i gjithanshëm në produktet e kujdesit të lëkurës që ndihmon në ndriçimin dhe uniformitetin e tonit të lëkurës, ai gjithashtu bën mrekulli për të minimizuar poret dhe për të përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës.

    – Arbutin: Një zbardhues natyral i lëkurës, arbutina ndihmon në zbehjen njollave të errëta dhe çngjyrosjeve dhe mbron lëkurën nga stresi oksidativ, duke e lënë lëkurën tuaj të duket më e tonifikuar dhe më e ndritshme.

    – Ekstrakti Centella asiatica: I njohur për vetitë e tij qetësuese, ekstrakti i centella asiatica ndihmon në qetësimin dhe shërimin e lëkurës, duke e bërë atë perfekt për llojet e ndjeshme të lëkurës.

    – Ekstrakti i çajit jeshil: I mbushur me antioksidantë, Ekstrakti i Çajit të Gjelbër ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet mjedisore duke ofruar përfitime shtesë qetësuese.

    Përdorimi:

    Pas tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë. Masazhoni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Përdorni krem kundër diellit kur e përdorni gjatë ditës.

  • -42%Limited
    Haruharu Wonder Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield SPF 50+ PA++++ 20g Original price was: L2,590.Current price is: L1,490.

    Merrni kremin tuaj kundër diellit kudo ku shkoni!

    HARUHARU Black Bamboo Daily Soothing Sun Shield është një stick dielli që lejon aplikim të lehtë dhe të rehatshëm, në mënyrë që lëkura juaj të qëndrojë e mbrojtur gjatë gjithë kohës!

    Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV (UVA dhe UVB) duke përdorur filtra kimikë të avancuar për të mbrojtur lëkurën nga djegia nga dielli, hiperpigmentimi, dëmtimi i lëkurës, plakja e hershme dhe radikalet e lira.

    Formuluar me:

    • Ekstrakt të kërcellit të fermentuar të bambusë që ushqen dhe hidraton lëkurën
    • Ectoin për të dhënë më shumë hidratim të thellë lëkurës dhe për të mbrojtur barrierën e lëkurës.
    • Niacinamide: Ndihmon në ndriçimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave të errëta, duke përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës.
    • Adenosine: Ka veti anti-plakje dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe linjave të imëta.
    • Filtra fizikë dhe kimikë: Sigurojnë mbrojtje efektive dhe të qëndrueshme kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

    Ka një formulë jo të yndyrshme që përthithet shpejt me një efekt ftohës dhe nuk ka një përfundim të rëndë edhe në klimat e lagështa. Jep një përfundim gjysmë mat, pa yndyrë dhe nuk lë kaste të bardha pas aplikimit.

    Mund të ri-aplikohet dhe nuk yndyros apo të lëvizë produktet e kujdesit të lëkurës apo makeupin.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

  • -43%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice 10 Hyaluronic Cream 50ml Original price was: L2,790.Current price is: L1,590.

    Haruharu Wonder Black Rice 10 Hyaluronic Cream është një krem ​​ushqyes që hidraton dhe ruan hidratimin në lëkurë duke krijuar një barrierë mbrojtëse për të parandaluar humbjen e lagështisë me acidin hialuronik shumë të koncentruar dhe me përbërësit e tij 95% me prejardhje natyrale.

    Me 10,000 ppm ekstrakt të orizit të zi, ky krem ​​ndihmon gjithashtu në parandalimin e shenjave të plakjes duke rritur elasticitetin e lëkurës dhe duke ofruar ushqim intensiv.

    I kombinuar gjithashtu me liposomin Panax Ginseng të WONDER-it, acidin hialuronik hidratues të thellë dhe vajin qetësues të aguliçes dhe livandës, ju keni një krem ​​të përsosur forcues dhe hidratues të lëkurës.

    Me teknologjinlë UDT (teknologji ultra e thellë) kremi depërton thellë në lëkurë dhe shpërndan përbërësit kryesorë në mënyrë më efikase dhe efektive.

    Përbërësit kryesorë:

    Ekstrakti i orizit: një përbërës i mbushur me lëndë ushqyese i pasur me përbërës antioksidues dhe anti-plakje. Orizi i zi përmban një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të lëkurës

    – Acidi hialuronik: Acidi hialuronik është i famshëm për aftësinë e tij për të mbajtur deri në 1000 herë peshën e tij në ujë, si një sfungjer. Është molekula më e spikatur në ‘matriksin tonë jashtëqelizor’, substanca që i mban indet tona të qëndrueshme dhe të gjalla.

    – Vaji i aguliçes së mbrëmjes: Vaj bimor anti-inflamator, qetësues me aftësi ushqyese, anti-inflamatore.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës!

  • -43%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice 10 Hyaluronic Cream for Sensitive Skin 50ml [Unscented] Original price was: L2,790.Current price is: L1,590.

    Rigjallëroni lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar me HARUHARU WONDER Black Rice 10 Hyaluronic Cream.

    • I mbushur me ekstrakt të orizit të zi të fermentuar 100% të prodhuar nga Koreja, ky krem zbardh njollat dhe lufton shenjat e plakjes, ndërsa ushqen në mënyrë efektive lëkurën.
    • Përfshirja e Ekstraktit Bamboo Shoot Bark i pasur me antioksidantë dhe anti-inflamator, zbut irritimin, siguron depërtim të thellë për të ruajtur gjendjen më të mirë të lëkurës. Kur ndodh rigjenerimi i qelizave, rritet elasticiteti. Shenjat e para të plakjes me përdorim të rregullt zhduken dukshëm.
    • Evening Primrose dhe vaji i farave të shafranit forcojnë barrierën e lëkurës duke ofruar një efekt qetësues dhe hidratim shtesë.
    • Kombinimi i orizit të zi dhe xhensen të kuq rigjenerojnë lëkurën, ushqejnë dhe përmirësojnë pamjen e linjave të holla
    • Acidi hialuronik i cili është një faktor natyral ultra hidratues që krijon një barrierë mbrojtëse në lëkurë dhe parandalon humbjen e lagështisë.

    Tekstura e lehtë përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt fale teknikes ULT të patentuar (Teknologjia Ultra Deep) e cila përmirëson përthithjen e përbërësve, duke rritur efektet e kremit duke e bere ate zgjedhjen kryesore për problematikat e lëkurës tuaj si:

    1. Hiperpigmentimi
    2. Dehidratimi
    3. Shenjat e plakjes
    4. Dëmtim i barrierës së lëkurës
    5. Irritim, skuqje, sensivitet
    6. Teksturë

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë dhe lëkurën me sensitive.

  • -39%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Bakuchiol Eye Cream 20ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,590.

    Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.

    Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.

    • I formuluar me Bakuchiol – përbërës i sigurt alternativ me efikasitet të ngjashëm me Retinolin (vitaminë A), pa efekte anësore, nxjerrë nga fara e Psoralea Corylifolia e familjes fasule, në mjekësinë tradicionale Ayurvedic. Me 5000 ppm bakuchiol ky krem për syte pakëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave pa irritim.
    • Ekstrakt i orizit të zi korean: Me 2,000 ppm ekstrakt të orizit të zi korean, i njohur gjerësisht për vetitë e tij hidratuese dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, lëkura juaj do të rifitojë hidratimin e humbur dhe do të mbrohet nga faktorët stresues mjedisorë.
    • Ekstrakt bambuje: Duke ndihmuar elasticitetin natyral të lëkurës suaj, ekstrakti i kërcellit të bambusë sjell një fuqi antioksidantësh për të mbrojtur dhe rigjallëruar lëkurën tuaj nga brenda.
    • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve dhe zbeh rrathët e zinj. Çon në lëkurë të fortë dhe të tonifikuar.
    • Panax Xhensen: Një përbërës i njohur nga mjekësia tradicionale koreane që ushqen lëkurën, ka veti antioksiduese dhe stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.
    • Ultra-Deep Technology: Nëpërmjet teknologjisë më të fundit Ultra-Deep, përbërësit aktivë shpërndahen në mënyrë efektive më thellë në lëkurë, duke siguruar përthithje maksimale dhe rezultate të dukshme.

    Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.

    Përdorimi:

    Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.

  • -31%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Anti-wrinkle Serum 50ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,990.
Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories