E pasuruar me më shumë se 68% të ekstraktit të orizit, kjo maskë siguron ushqim intensiv dhe hidratim të thellë për të ndihmuar në lëkurë më të pastër dhe më të butë.
Produkt që mund të përdoret si hidratues, maskë që shplahet ose maskë që mund ta mbani gjatë natës në fytyrë.
Përbërësit kryesorë:
Niacinamide, një përbërës i njohur për minimizimin e poreve, balancon prodhimin e sebumit, trajton aknet dhe shenjat post akne, hiperpigmentimin dhe ka veti antiage.
Ekstrakt orizi i cili përman vitamina dhe minerale, lufton plakjen e parakohshme dhe zbardh njollat kafe dhe shenjat në lekure.
Vaji i farave të lulediellit i cili hidraton dhe ushqen lëkurën.
Kjo formulë e lehtë përthithet lehtësisht dhe është e përkryer për t’u përdorur për të gjitha llojet e lëkurës, vecanarisht lëkurat e dehidratuara, nëse jane shfaqur rrudhat e para, lëkurat e thata, mature, mikse dhe sensitive.
Përdorimi:
Si sleeping mask: e vendosni në darkë sipër hidratuesit tuaj si hapin e fundit te kujdesit të lëkurës. Ne mëngjes lëkura juaj do ndihet super e hidratuar dhe e butë.
Si hidratues: aplikojeni në vend te hidratuesit tuaj ne mengjes ose ne darke.
Si maske qe shpërlahet: vendoseni per rreth 30 min – 1 ore dhe më pas shpërlajeni duke vazhduar me hapat e tjerë të rutinës tuaj.