The Bellas

Eksfolues

7 results

  • Sort by
    ...
  • -38%Limited
    Anua BHA 2% Gentle Exfoliating Toner 150ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,790.

    Anua BHA 2% Gentle Exfoliating Toner është një eksfoliant i butë për fytyrën që ndihmon në pastrimin e poreve, heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe balancimin e tonit të lëkurës.

    Formuluar me:

    • 2% BHA (Acidi Salicilik): Pastron në thellësi, heq papastërtitë dhe vajin  thellë brenda poreve, duke hequr gjithashtu qelizat e vdekura të lëkurës dhe shtresat shtesë të lëkurës.
    • 6 Lloje Ceramidash: Forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar aftësinë e saj për të mbajtur lagështirën dhe rritur qëndrueshmërinë ndaj stresit ambiental.
    • Acidi Hyaluronik dhe Pantenoli: Ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë e lëkurës.
    • Ekstrakti i Pemës së Çajit: Qetëson shpejt skuqjet dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar.

    Përfitimet:

    1. Pastron dhe minimizon poret
    2. Eksfolion qelizat e vdekura
    3. Forcon barrierën e lëkurës
    4. Përmison teksturen e ashper
    5. Redukton njollat dhe shenjat post-akne

    Përdorimi:

    Pas larjes së lëkures, plikojeni me duar ose një copë pambuku dhe fshijeni butësisht në fytyrë dhe qafë.
    Aplikojeni një herë në 2-3 ditë ose rregulloni periudhën e përdorimit në përputhje me rrethanat, në varësi të reagimit të lëkurës suaj. Mos harroni të përdorni mbrojtje nga dielli me SPF30 ose më shumë.
    Toneri mund të përdoret në zona të tjera problematike të trupit tuaj.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën e yndyrshme dhe mikse.

  • -38%Limited
    Anua Heartleaf 77% Clear Pad 160g Original price was: L2,890.Current price is: L1,790.

    Eksfolioni butësisht, shtrëngoni poret, kontrolloni prodhimin e sebumit, qetësoni irritimin me Anua Heartleaf 77% Clear Pad!

    Ky toner pad vjen me përbërës super të perzgjedhur si:

    • Ekstraktit i gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) 77% e cila ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme
    • Anti Sebum P për të ndihmuar në balancimin e sebumit të tepërt, tkurrjen e madhësisë së poreve si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit.
    • Kombinimi unik i eksfoluesit kimik (PHA) dhe eksfolimit fizik (ana e stampuar e tamponit të pambuktë) punojnë së bashku për të hequr papastërtitë, për të zhbllokuar poret dhe për të eksfoluar qelizat e vdekura të lëkurës.
    • Gluconolactone ka një efekt të butë pastrues që nuk shkakton acarim as për lëkurën e ndjeshme.
    • Ekstrakti i çajit jeshil lehtëson irritimin, ka veti antibakteriale, e bën lëkurën të fortë dhe elastike, zbut rrudhat dhe përmirëson çehren.
    • Ekstrakti i purslanit përshpejton rigjenerimin dhe nxit shërimin, shtrëngon poret dhe redukton prodhimin e sebumit.
    • Kompleksi CICA lehtëson skuqjen dhe acarimin, forcon muret e enëve të gjakut, zvogëlon shfaqjen e rosacea-s dhe rrit elasticitetin.

    I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht lëkurës të yndyrshme, asaj me tendencë akneike dhe sensitive.

  • -30%LimitedSold Out
    Beauty of joseon Red Bean Refreshing Pore Mask 140ml Original price was: L1,990.Current price is: L1,390.

    Poret tona janë kanale përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Sebumi i tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në këto kanale, duke bërë që poret të zmadhohen.

    Për kujdesin e poreve, duhet të:

    • Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës në pore.
    • Të lani sebumin dhe mbetjet e grumbulluara
    • Më pas të ulni temperaturën e lëkurës.

    Ne kemi gjetur produktin më të pëlqyer nga marka BOJ i cili do te minimizoje poret tuaja duke lënë një lëkurë të paster dhe të hidratuar.

    Përbërësit kryesorë:

    – 30% ekstrakt të fasules së kuqe Haenam e cila ka qenë një përbërës i rëndësishëm bimor gjatë gjithë historisë koreane, si dhe një përbërës i dashur për kujdesin e lëkurës. Gratë e Joseon, përdorën fasule mung dhe fasule të kuqe të bluara së bashku për të larë fytyrat e tyre. Saponina e pasur në fasulet e kuqe ndihmon në përthithjen e sebumit dhe vepron si një eksfoliant natyral.

    – Kaolini : Një argjilë e pasur me minerale me një teksturë të butë, kaolini pastron lëkurën duke pastruar thellë, duke hequr papastërtitë, yndyrën e tepërt, qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndotësit, dhe duke reduktuar rrezikun e shpërthimeve të akneve për lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme.

    Kjo maskë larëse ka një strukturë balte të lagësht. Me një formulë të butë hidratuese ndihmon në thithjen e sebumit dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, pa shkaktuar tharje të saj apo shtrëngim, dhe në të njëjtën kohë, ofron një ndjenjë freskuese ftohjeje. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, vecanërisht për lëkurat e yndyrshme dhe mikse që duan të largojnë yndyrën e tepërt. I sigurt gjithashtu dhe për lëkurat sensitive.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë të thatë.
    Pas 5-10 minutash, masazhoni butësisht me ujë të vakët dhe shpëlajeni.

    Out of stock

  • -52%Limited
    Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid 100ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,190.

    Thuajini lamtumirë pikave të bardha dhe të zeza me përdorim të vazhdueshëm të eksfoliantit AHA 7 dhe zbuloni lëkurën e pastër dhe të butë!

    Cosrx AHA 7 Whitehead Power Liquid është një trajtim anti-inflamator që trajton poret e bllokuara dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke mundësuar rigjenerim më të shpejtë të qelizave.

    • Acidi glikolik është acidi më i vogël alfa hidroksi (AHA), dhe depërton në lëkurë më thellë se sa AHA-t të tjera. Ai heq butësisht qelizat e vdekura duke e zbutur lëkurën. Trajton aknet, pikat e zeza, shenjat e akneve, zvogelon poret dhe ka veti antiage. Zbeh hiperpigmentimin dhe suporton prodhimin e vetë kolagjenit të lëkurës.
    • Panthenoli, një provitaminë me aftësi hidratuese, anti-inflamatore dhe mbrojtëse ndihmon në parandalimin e iritimit të lëkurës.
    • Niacinamide parandalon efektet e plakjes në lëkurë duke stimuluar sintezën e ceramideve, duke përmirësuar barrierën e lëkurës, duke zbehur njollat ​​e errëta dhe duke zvogëluar linjat e imëta dhe rrudhat.

    Ndryshe nga produktet e tjera eksfoluese, nuk shkakton rrjepje as tharje të lëkurës. Perkundrazi është hidratues dhe përshtatet me cdo tip lëkure.

    Përdorimi:

    Toniku vendoset ne mbremje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Mundesisht lijeni te veproje 20-30 min. Gjate dites është i domosdoshëm perdorimi i SPF. Keshillohet te perdoret 2-3 here ne jave.

  • -46%Limited
    Cosrx BHA Blackhead Power Liquid 100ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,390.

    COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një eksfoliues kimik shumë efektiv i cili shpërbën pikat e zeza dhe parandalon formimin e tyre.

    • I formuluar me 4% Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik, ky tonik i koncentruar zvogëlon dukshëm poret e zmadhuara dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës.
    • Përmban përbërës natyralë BHA si uji i lëvores së shelgut për të maksimizuar përfitimet por pa shkaktuar irritim.
      BHA depërton thellë në pore duke ndihmuar në pastrimin e poreve të bllokuara dhe duke larguar sebumim e tepërt.
    • Përmban Niacinamide ose ndryshe vitamine B3 e cila eshte nje perberes shume i mire antirrudhe, ka efekt antiinflamator, forcon barrieren e lekures dhe trajton aknet dhe shenjat.
    • Panthenoli dhe acidi hialuronik, e bëjnë gjithashtu këtë toner me veti të fuqishme hidratuese.

    Perdorimi:

    Toniku përdoret vetëm në mbremje, pas larjes së lëkurës. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Prisni 10 -20 min të veprojë pastaj aplikoni produktet e tjera. Eshtë mjaft delikat, nuk e than lekurën dhe përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës.

  • -56%Limited
    Iunik Lime Moisture Mild Peeling Gel 120g Original price was: L1,790.Current price is: L790.

    Xhel peeling i butë me acide AHA që eksfolion butësisht shtresën korneum, heq qelizat e vdekura, zbut lëkurën dhe aktivizon proceset e rigjenerimit. Ndihmon në luftën kundër pigmentimit të padëshiruar dhe pas akneve, shëron gjendjen e përgjithshme të lëkurës dhe i kthen shkëlqimin natyral fytyrës.

    Kompleksi natyral i frutave AHA përmban 5 ekstrakte frutash të ndryshëm (Lime, Rrush, Portokall, Mollë, Limon) që ndihmon në eksfolimin e butë duke ruajtur lagështinë e lëkurës, duke reduktuar rrudhat dhe madje ndriçon tonin e lëkurës, ndërsa kombinimi i patentuar i shtatë ekstrakteve botanike (çaj jeshil, centella, jamballi, kamomili, luledielli, rozmarina, barishte japoneze) lehtësojnë irritimin, qetësojnë dhe reduktojnë inflamacionin dhe shërojnë lëkurën e prirur ndaj njollave.

    Përfitoni një çehre të lëmuar dhe më të shndritshme veçanërisht llojet e ndjeshme të lëkurës dhe ata që kërkojnë një mënyrë të butë për të eksfoluar pa irrituar ose dëmtuar lëkurën.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrën tuaj. Masazhoni produktin në lëkurë duke përdorur lëvizje rrotulluese për të hequr lëkurën e vdekur dhe papastërtitë.
    Shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 1-2 herë në javë.

  • -44%LimitedSold Out
    Some By Mi AHA-BHA-PHA 30 days Miracle Toner 150ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,390.

    Një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, një shishe e këtij toneri multi funksional shitet çdo tre sekonda!

    Siç tregon dhe emri i tij, formula përmban tre lloje të eksfoliantëve kimikë (AHAs, BHAs dhe PHAs) plus ekstrakte të papajës dhe Witch Hazel për të promovuar rigjenerimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme. Një përqendrim i lartë i ekstraktit të ujit të pemës së çajit gjithashtu promovon lëkurën e pastër duke luftuar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe zbut inflamacionin.

    • Niacinamide 2% do të ndihmojë në minimizimin e poreve, ndriçimin dhe zbehjen e pigmentimit,trajton aknet dhe zbeh rrudhat 
    • AHA eksfolon qelizat sipërfaqësore të lëkurës dhe pershpejton rigjenerimin e qelizave 
    • BHA futet në pore dhe i pastron në thellësi për të eliminuar pikat e zeza është antibacterial, antiinflamator dhe mjaft efektiv ne trajtimin e akneve
    • PHA eksfolion butësisht duke ndihmuar produktet e tjera të perthithen më thellë në lëkurë.

    Ky kombinim i fuqishëm i përbërësve është ideal për lëkurën me akne ose lëkurë të yndyrshme, por është mjaft i butë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e thatë dhe sensitive me një pH optimal prej 5.5 .ormula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, alkool, vaj mineral dhe silikon.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, njomni një copë pambuku me tonik. Fshijeni butësisht lëkurën tuaj. Shtypni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Në mëngjes duhet të vendosni patjetër krem dielli. Mund të perdoret 4-5 here në javë. Lëkurat e ndjeshme mund të fillojnë ta përdorin fillimisht 2-3 here në javë dhe të rrisin perdorimin gradualisht.

    *Javën e parë mund të perjetoni purging (aknet e thella dalin në sipërfaqe). Pas një muaji do vereni dukshëm ndryshime në trajtimin e akneve.

    Out of stock

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories