16 results
Një serum në format mist me dy shtresa (serum + vaj), i formuluar për të hidratuar menjëherë, njohur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të mbrojtur kundër plakjes së hershme në çdo tip të lëkurës. Formula vegane me ekstrakt tartufi të bardhë italian, Niacinamide dhe vaj bimor ofron një ndjesi luksoze dhe shkëlqim natyral.
Dr. Althea 345 Relief Cream është një krem xhel-krem vegan, i krijuar për të qetësuar, hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën e ndjeshme ose me prirje akneike. Formula përmban një kombinim të Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Centella Asiatica, Madecassoside, Sodium DNA (PDRN), 5 forma të Acidit Hialuronik, Beta-Glucan dhe Resveratrol, të cilët ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, zbutjen e skuqjes dhe përmirësimin e shenjave pas akneve. Është jo-komedogjen, i testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Në hapin e fundit ose parafundit të rutinës së kujdesit për lëkurën, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Dr. Althea Green Tea Fresh Sunscreen është një krem dielli kimik, i lehtë në teksturë, që ofron mbrojtje të lartë SPF 50+ PA++++, ndërkohë që ndihmon në qetësimin dhe reduktimin e irritimit të lëkurës sensitive.
Mbrojtje e lartë nga rrezet UV
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve nga dielli dhe hiperpigmentimit.
Teksturë e lehtë & pa white cast
Ka një teksturë si krem i hollë dhe i ujshëm që përthithet shpejt, pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse—perfekt edhe si bazë për makeup.
Efekt qetësues & anti-irritim
I formuluar për të reduktuar skuqjen dhe irritimin, falë kombinimit të Green Tea Leaf Water dhe një kompleksi me 7 lloje Centella Asiatica.
Forcon barrierën e lëkurës
Përmban Sodium DNA dhe Niacinamide, që ndihmojnë në riparimin e barrierës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për:
Dr. Althea Retinol Flat Iron Eye Roller është një serum korean multifunksional për zonën e syve, i krijuar për lifting, reduktim të fryrjes dhe kujdes anti-aging. Dallohet për aplikatorin unik metalik “flat iron”, i cili ofron efekt freskues dhe masazhues, duke përmirësuar mikroqarkullimin dhe përthithjen e produktit.
Anti-aging & lifting
Përdor një sistem të dyfishtë retinoid:
Redukton fryrjen & qeskat poshtë syve
Aplikatori metalik me efekt “gua sha” ftoh menjëherë zonën e syve, duke ndihmuar në uljen e fryrjes dhe qeskave, sidomos në mëngjes.
Hidratim & qetësim
Me Hyaluronic Acid për hidratim dhe 5% Cica Retisome (Centella Asiatica + Madecassoside) për qetësim, reduktim skuqjeje dhe forcim të barrierës.
Ndriçon zonën e syve
Ndihmon në përmirësimin e pamjes së syve të lodhur dhe në zbehjen graduale të rrathëve të errët.
👉 Nëse je fillestare me retinol: përdore 2–3 herë në javë, pastaj rrite gradualisht
👉 Gjatë ditës, përdor SPF për mbrojtje
Eqqualberry Bakuchiol Plumping Serum është një serum anti-age me formulë të butë, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, firmësinë dhe teksturën e lëkurës pa shkaktuar irritimin që mund të shoqërojë retinolin. Formula përmban 5,000 ppm Bakuchiol (99% i pastër), 5 lloje Ceramidesh, 13 peptide, Niacinamide, 8 lloje të Acidit Hialuronik, Panthenol, Squalane, Adenosine dhe Soluble Collagen, të cilët ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin intensiv dhe reduktimin e rrudhave dhe poreve të zgjeruara.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 1–2 pompa në fytyrë dhe qafë. Përhapeni me lëvizje të lehta derisa të përthithet plotësisht, më pas vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Gjatë ditës rekomandohet përdorimi i një kremi me SPF.
Out of stock
Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum është një serum ndriçues dhe hidratues i krijuar për të reduktuar njollat e errëta, hiperpigmentimin dhe tonin e pabarabartë të lëkurës, duke forcuar njëkohësisht barrierën mbrojtëse. Formula përmban 40% Acerola Water, 4% Niacinamide, 2% Arbutin, Tranexamic Acid, Ferulic Acid, Glutathione, 5 lloje Ceramidesh, 8 lloje të Acidit Hialuronik dhe Panthenol, të cilët veprojnë së bashku për të ndriçuar lëkurën, për të përmirësuar hidratimin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral. Formula është e butë dhe e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2–3 pika në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht derisa të përthithet plotësisht dhe vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës rekomandohet përdorimi i një kremi me SPF për të mbrojtur lëkurën dhe për të parandaluar krijimin e njollave të reja.
Out of stock
Esther Formula Liposome Glutathione Direct Ultra X është një suplement korean me fuqi të lartë dhe përthithje të shpejtë, i krijuar për hiperpigmentimin, efekt anti-aging dhe mbështetje për shëndetin e mëlçisë. Vjen në formën e 30 stripave që treten në gojë (9.75g në total, 325mg për strip).
Teknologji e avancuar përthithjeje
Përdor teknologjinë liposomale CeLLg8®, e cila lejon përbërësit aktivë të përthithen direkt nëpërmjet mukozës orale, pa kaluar në sistemin tretës, për efekt maksimal.
Ndriçim i lëkurës
Ndihmon në zbardhjen e tonit, reduktimin e njollave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës.
Mbrojtje antioksiduese
Mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe neutralizon radikalet e lira.
Mbështetje për mëlçinë & detoks
Përmban milk thistle (gjembaç qumështi) që ndihmon funksionin e mëlçisë dhe proceset e detoksifikimit.
Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!
Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:
Përdorimi:
Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.
Trajtoni dhe hidratoni lëkurën tuaj me kremin ETUDE HOUSE Soon Jung që përmban një koleksion përbërësish qetësues dhe hidratues!
Zgjidhja perfekte për kujdesin e lëkurës së dëmtuar dhe të ndjeshme duke reduktuar irritimin e saj dhe ulur inflamacionin.
Me një pH të ulët dhe pa irritues të mundshëm si aroma, ngjyra artificiale dhe parabenë, ky krem:
Përbërësit kryesorë:
– Panthenoli: Një përbërës i dobishëm për lëkurën, i lidhur ngushtë me vitaminën B5, dhe madecassoside, që rrjedh nga Centella asiatica, punojnë së bashku për të forcuar barrierën e lëkurës, për të siguruar lagështi dhe hidratim të lëkurës dhe për të qetësuar lëkurën e irrituar duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.
– Vaji i farave të lulediellit dhe gjalpi shea: kombinohen gjithashtu për të ushqyer lëkurën nga brenda, duke e mbajtur atë të lëmuar dhe të butë.
– Madecassoside: Një nga përbërësit aktivë të shquar të Centella Asiatica. Ka aftësi të konsiderueshme shëruese të plagëve, qetësuese dhe antioksiduese.
– Lecithin: Një zbutës natyral, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke siguruar hidratim të thellë, lëkure më të lëmuar dhe ton të barabartë.
– Tokoferoli: Një formë e vitaminës E, është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Kontribuon në hidratimin e lëkurës, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese.
– Çaji jeshil: I pasur me antioksidantë, posedon veti anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën dhe mbrojnë nga faktorë të jashtëm.
Ideale për llojet e lëkurës së thatë, mikse, të irrituar dhe lëkurë të prirur ndaj akneve.
FULLY Green Tomato Clay Mask Cleanser është një pastrues inovativ 2 në 1, që funksionon si maskë me argjilë dhe pastrues me shkumë. Formula përmban 49% ekstrakt domateje të gjelbër, 6 lloje argjile (120,000 ppm), Centella Asiatica, Ceramide NP, Beta-Glucan dhe Corn Mint Powder, të cilat ndihmojnë në pastrimin e thellë të poreve, largimin e yndyrës së tepërt, pikave të zeza dhe të bardha, pa e tharë lëkurën. Tekstura kremoze shndërrohet në një shkumë të butë gjatë kontaktit me ujin, duke e lënë lëkurën të pastër, të lëmuar dhe të freskët. Produkti është fitues i Women’s Health 2025 Best Clay Mask Award.
Si pastrues:
Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të lagur, krijoni shkumë me masazh të lehtë dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Si maskë me argjilë:
Aplikoni një shtresë të njëtrajtshme në lëkurë të thatë, lëreni 1–3 minuta (ose deri në 5 minuta për lëkurë shumë të yndyrshme), më pas shtoni pak ujë, masazhojeni derisa të krijojë shkumë dhe shpëlajeni.
Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.
Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.
Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.
Përdorimi:
Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.
Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Anti-Wrinkle Serum është një serum i lehtë me teksturë qumështi, i formuluar për të hidratuar, përmirësuar elasticitetin dhe reduktuar shenjat e para të plakjes. Formula përmban ekstrakt të fermentuar të orizit të zi, Acid Hialuronik, Adenosine, ekstrakt xhenseni, Alteromonas Ferment Extract, Vitaminë E, Beta-Glucan dhe ekstrakt bambuje, të cilët ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin intensiv dhe mbrojtjen nga radikalet e lira. Është 95% me përbërës natyralë, vegan, cruelty-free dhe i testuar për lëkurë të ndjeshme.
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2–3 pika në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht me lëvizje të lehta derisa të përthithet plotësisht. Vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!
Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.
Një xhel pastrues i butë, i formuluar me një përzierje unike të pasur me antioksidantë të orizit të fermentuar korean dhe fidaneve të bambusë për të ndriçuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën tuaj.
Me pH të balancuar (5.5) i krijuar posaçërisht për të qenë i përshtatshëm edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës. Një pH i shëndetshëm ndihmon lëkurën të mbajë një barrierë të fortë dhe të kontrollojë ekuilibrin e saj.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe të irrituar.
Out of stock
Një krem dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.
Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.
Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
Haruharu Wonder Black Rice Moisture Deep Cleansing Oil është një vaj pastrues me formulë minimaliste me vetëm 9 përbërës esencialë, i krijuar për të larguar në mënyrë efektive makeup-in, kremin mbrojtës SPF, sebumin dhe papastërtitë, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Formula përmban vaj krundesh orizi të zi, vaj ulliri, vaj luledielli, vaj jojoba, vaj makadamie dhe Vitaminë E, të cilët pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe lënë lëkurën të butë e të ushqyer. Është pa parfum, jo-komedogjen, vegan dhe i testuar dermatologjikisht edhe për lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 2–3 pompa në duar të thata dhe masazhojeni në fytyrë të thatë për rreth 30 sekonda. Shtoni pak ujë për ta emulsifikuar derisa të marrë teksturë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Vazhdoni me një pastrues me bazë uji si hapi i dytë i double cleansing.
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here