Skip to main content

The Bellas

Kontrolli i Yndyrës

4 results

  • Sort by
    ...
  • -30%Limited
    Round lab 1025 Dokdo Cleanser 150ml
    Round lab 1025 Dokdo Cleanser 150ml Original price was: L1,990.Current price is: L1,390.

    Round Lab 1025 Dokdo Cleanser është një pastrues me pH të ulët (5.0–6.0) që pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, yndyra e tepërt, mbetjet e makeup-it dhe grimcat e ndotjes, pa dëmtuar barrierën natyrale të saj. Formula e pasuruar me ujë deti të thellë nga Ulleungdo, 3 lloje të Acidit Hialuronik, Ceramide NP, Panthenol dhe Allantoin hidraton, qetëson dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës. Shkuma e dendur dhe kremoze e lë lëkurën të pastër, të freskët dhe pa ndjesi tharjeje.

    Përfitimet kryesore

    • Pastron butësisht pa e tharë lëkurën.
    • Heq yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe mbetjet e makeup-it.
    • Ruan ekuilibrin natyral të hidratimit të lëkurës.
    • Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
    • Hidraton dhe qetëson falë Panthenol, Allantoin dhe Ceramide NP.
    • Shkumë e pasur dhe e butë që pastrohet lehtësisht pa lënë ndjesi tërheqjeje.

    Përbërësit kryesorë

    • Ujë deti i thellë nga Ulleungdo – I pasur me minerale që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës.
    • 3 lloje të Acidit Hialuronik – Ofron hidratim në shtresa të ndryshme të lëkurës.
    • Ceramide NP – Forcon barrierën mbrojtëse dhe redukton humbjen e lagështisë.
    • Panthenol – Qetëson dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
    • Allantoin – Zbut dhe redukton irritimet.
    • Beta-Glucan – Hidraton dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.

    Si përdoret

    Aplikoni një sasi të vogël në duar të lagura dhe krijoni një shkumë të pasur. Masazhojeni butësisht në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.

  • -41%Limited
    TIRTIR Milk Skin Toner Light 150ml
    TIRTIR Milk Skin Toner Light 150ml Original price was: L3,190.Current price is: L1,890.

    TIRTIR Milk Skin Toner Light është një toner universal dhe efektiv që hidraton, zbardh, balancon sebumin dhe përforcon barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, mikse dhe prone ndaj akneve.

    🔬Përfitimet kryesore

    • Hidratim i thellë dhe i menjëhershëm, pa ngjitje ose ndjesi të rëndë
    • Zbut dhe relakson lëkurën, duke përdorur ekstrakte bimore si kamomil, centella, çaj jeshil dhe lakricë
    • Zbardh dhe uniformizon tonin falë 4% niacinamide dhe ekstraktit të krundeve të orizit që redukton hiperpigmentimin dhe sjell shkëlqim natyral
    • Forcon barrierën e lëkurës me ceramide, poliglukan dhe acid hialuronik për mbajtje të lagështisë dhe elasticitet më të mirë.

    🌿 Përbërësit aktivë:

    • Niacinamide (4%) – rregullon sebumin, minimizon poret dhe ndihmon në zbardhjen e lëkurës
    • Rice Bran Extract – për një ton të unifikuar dhe shtresë antioksidantësh natyralë
    • MultiEx BSAM Plus – një kompleks bimor me 7 ekstrakte natyrale (lakricë, centella, kamomil, rozmarinë, etj.) për qetësim dhe revitalizim
    • Ceramide NP, Beta-Glucan, Panthenol & Allantoin – për hidratim të thellë, qetësim dhe forcim të barrierës së lëkurës
    • Sodium Hyaluronate, Adenosine, Copper Tripeptide‑1, Acetyl Hexapeptide‑8 – për elasticitet, hidratim dhe efekt anti-plakjeje të lehtë
  • -34%Limited
    TIRTIR Niacinamide 20% Serum 30ml
    TIRTIR Niacinamide 20% Serum 30ml Original price was: L3,190.Current price is: L2,090.

    Një serum me përqendrim të lartë (20 %) niacinamide, i kombinuar me alpha‑arbutin, glutathione dhe retinol për një efekt të fuqishëm zbardhues, anti-plakje dhe qetësues.

    • Niacinamide 20 % – redukton njollat e errëta, uniformizon tonin e lëkurës, ngushton poret dhe kontrollon yndyrën pa tharje
    • Alpha‑arbutin (2 %) & Glutathione – frenojnë prodhimin e melaninës dhe zbehin pigmentimin për një pamje më të ndritshme
    • Retinol – stimulon rigjenerimin qelizor, ndihmon në reduktimin e linjave të holla dhe përmirëson elasticitetin
    • Zinc PCA – ekuilibron sebumin dhe ndihmon në kontrollin e shkëlqimit për lëkurë më uniforme
    • Kompleksi Hyaluronic Acid – ofron hidratim të thellë dhe ndihmon forcimin e barrierës së lëkurës

    🔬Përfitimet kryesore:

    • Zbardh dhe uniformizon tonin e lëkurës – redukton shenjat e diellit, hiperpigmentimin dhe njollat akneike
    • Poret dukshëm të ngushtuara dhe teksturë më e qetë
    • Zvogëlim i vijave të imta dhe përmirësim elasticiteti
    • Kontroll i yndyrës dhe shkëlqimit, por pa tharje të tepërt
    • Zbut dhe qetëson lëkurën

    I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, pore të zgjeruara dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Rekomandohet për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të thatë, por duhet testuar paraprakisht te lëkurat shumë sensitive për shkak të përqendrimit të lartë.

  • -40%Limited
    VT Cosmetics Reedle Shot 300 50ml
    VT Cosmetics Reedle Shot 300 50ml Original price was: L4,790.Current price is: L2,890.

    Esenca Revolucionare me Mikrogjilpëra VT Cosmetics Reedle Shot 300

    VT Cosmetics Reedle Shot 300 është një esencë inovative për kujdesin e lëkurës, e cila do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme. E krijuar me teknologjinë e mikrogjilpërave që depërtojnë butësisht në shtresat e lëkurës për të:

    • Eksfoluar lëkurën
    • Zvogëluar e madhësinë dhe thellësinë e poreve
    • Zbehjen e njollave post-akne, njollave kafe, hiperpigmentimit
    • Përmirësuar teksturën e lëkurës
    • Parandaluar shenjat e plakjes
    • Rritur prodhimin e kolagjenit

    Veçoritë Kryesore:

    1. Teknologjia Inovative CicaReedle™ (237,500 ppm):
      – Mikrogjilpërat ultra të imëta (14 herë më të vogla se madhësia e poreve) depërtojnë thellë në epidermë për shpërndarjen e përbërësve active,
      – Rrisin përthithjen e përbërësve aktivë,
      – Synon përmirësimin e poreve, elasticitetit dhe zbehjen e njollave,
      – Jep një pamje më të shndritshme dhe më të rafinuar,
    1. Kompleksi Cicahyalon™:
      – Kombinim i acidit hialuronik, ekstraktit të centella asiatica dhe propolisit jeshil,
      – Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, ofron hidratim të thellë dhe parandalon humbjen e lagështirës,
      – Efekt anti-inflamator dhe qetësues,

    Përbërësit kryesorë dhe përfitimet e tyre:

    Niacinamidi (Vitamina B3): Përmirëson elasticitetin e lëkurës, funksionin e barrierës, dhe tonin e saj, duke reduktuar poret dhe linjat e holla.

    Adenozina: Lufton plakjen duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, si dhe rrit elasticitetin përmes stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.

    Hyaluronate Natriumi: Një formë më e përqendruar e acidit hialuronik që depërton thellë për hidratim intensiv dhe zbutje të lëkurës.

    Ekstrakti Centella Asiatica (Cica): Qetëson dhe shëron lëkurën, redukton inflamacionin dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.

    Propolisi: Me veti anti-inflamatore dhe antimikrobike, ky përbërës shëron dhe mbron lëkurën, duke siguruar mbrojtje antioksiduese.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë dhe atë sensitive dhe me tendencë akneike.

    Të fillohet përdorimi ngadale dhe sasi të vogël!

    VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories