The Bellas

Lëkurë Mikse

16 results

  • Sort by
    ...
  • -39%LimitedSold Out
    Haruharu Wonder Black Rice Bakuchiol Eye Cream 20ml
    Haruharu Wonder Black Rice Bakuchiol Eye Cream 20ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,590.

    Transformoni mënyrën se si kujdeseni për lëkurën rreth syve dhe shijoni në çdo aplikim rezultatet e vërteta ku shkenca takon natyrën.

    Kremi i syve 2 ne 1, i krijuar për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes dhe për të zbardhur rrathet e zinj me përbërësit e tij sinergjikë të zgjedhur me kujdes.

    • I formuluar me Bakuchiol – përbërës i sigurt alternativ me efikasitet të ngjashëm me Retinolin (vitaminë A), pa efekte anësore, nxjerrë nga fara e Psoralea Corylifolia e familjes fasule, në mjekësinë tradicionale Ayurvedic. Me 5000 ppm bakuchiol ky krem për syte pakëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave pa irritim.
    • Ekstrakt i orizit të zi korean: Me 2,000 ppm ekstrakt të orizit të zi korean, i njohur gjerësisht për vetitë e tij hidratuese dhe përmbajtjen e pasur me antioksidantë, lëkura juaj do të rifitojë hidratimin e humbur dhe do të mbrohet nga faktorët stresues mjedisorë.
    • Ekstrakt bambuje: Duke ndihmuar elasticitetin natyral të lëkurës suaj, ekstrakti i kërcellit të bambusë sjell një fuqi antioksidantësh për të mbrojtur dhe rigjallëruar lëkurën tuaj nga brenda.
    • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve dhe zbeh rrathët e zinj. Çon në lëkurë të fortë dhe të tonifikuar.
    • Panax Xhensen: Një përbërës i njohur nga mjekësia tradicionale koreane që ushqen lëkurën, ka veti antioksiduese dhe stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.
    • Ultra-Deep Technology: Nëpërmjet teknologjisë më të fundit Ultra-Deep, përbërësit aktivë shpërndahen në mënyrë efektive më thellë në lëkurë, duke siguruar përthithje maksimale dhe rezultate të dukshme.

    Përthithet shpejt, freskues pa ngjitje.

    Përdorimi:

    Në mëngjes dhe pasdite, merrni një sasi të vogël dhe ndajeni në majat e gishtave të unazës dhe prekni butësisht kremin në zonën poshtë syve dhe qepallat derisa të përthithet plotësisht.

    Out of stock

  • -60%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Toner For Sensitive Skin 150ml [Unscented]
    Haruharu Wonder Black Rice Hyaluronic Toner For Sensitive Skin 150ml [Unscented] Original price was: L2,490.Current price is: L990.

    Toneri i preferuar dhe bestseller i Haruharu Wonder tani vjen me një formulë të re e përshtatshme edhe për lëkurat më sensitive!

    Duke lënë jashtë vajrat esencialë ky tonik përmban vetëm përbërësit që janë të dobishëm për lëkurën tuaj, duke përfshirë orizin e zi të fermentuar, acidin hialuronik, bambu dhe xhensen. I mbushur me antioksidantë që do të qetësojnë lëkurën e irrituar, skuqjen, do të sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, do ta bëjë lëkurën tuaj të ndjehet e butë, e shëndetshme dhe plot shkëlqim.

    • Përbëhet nga 2000 ppm ekstrakt i orizit të zi që ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes duke rritur elasticitetin e lëkurës. Përmban antioksidantë, polifenol dhe pigmente flavonoid shumë të koncentruar që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira, duke përfshirë rrezatimin ultravjollcë, ndotjen dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja.
    • Beta Glukan: Me aftësi shëruese të plagëve, kundra plakjes, qetëson dhe hidraton lëkurën.
    • Acidi hialuronik: Përbërës intensivisht hidratues që tërheq lagështinë dhe i mban indet të forta dhe të gjalla.

    Formula unike e fermentimit i transformon përbërësit e papërpunuar në një formë më fleksible që lëkura ti absorbojë.
    HaruHaru Wonder ka zhvilluar një formulë që synon përthithjen e përbëresve duke përdorur teknologjinë e patentuar Ultra Deep – e krijuar për të shpërndarë përbërës aktivë thellë brenda lëkurës.

  • -40%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Moisture 5.5 Soft Cleansing Gel 100ml
    Haruharu Wonder Black Rice Moisture 5.5 Soft Cleansing Gel 100ml Original price was: L1,990.Current price is: L1,190.

    Një xhel pastrues i butë, i formuluar me një përzierje unike të pasur me antioksidantë të orizit të fermentuar korean dhe fidaneve të bambusë për të ndriçuar, hidratuar dhe qetësuar lëkurën tuaj.
    Me pH të balancuar (5.5) i krijuar posaçërisht për të qenë i përshtatshëm edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës. Një pH i shëndetshëm ndihmon lëkurën të mbajë një barrierë të fortë dhe të kontrollojë ekuilibrin e saj.

    • Përmban surfaktantë natyrale pa sapun, me origjinë kokosi për të hequr papastërtitë dhe yndyrën nga sipërfaqja e lëkurës pa e irrituar dhe tharë atë.
    • Me ekstrakt të fermentuar i Orizit të Zi, i cili  është një central natyror i njohur për përfitimet e tij kundër plakjes dhe hidratimit. I pasur me antioksidantë, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe e lë lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar pas çdo larjeje.
    • Koko-betaina, trehaloza dhe ekstrakti i rrënjës së xhensenit hidratojnë dhe forcojnë gjithashtu barrierën e lëkurës.
    • Acidi Hyaluronik dhe Allantoina qetësojnë lëkurën dhe përmisojne elasticitetin e saj.
    • Pa aromë, trajta xhel ne kontakt me ujin shndërrohet në një shkumë të dendur dhe të butë e cila siguron një pastrim të thellë, duke hequr make-up, pastruar poret dhe papastertite e tjera.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe të irrituar.

  • -44%LimitedSold Out
    Haruharu Wonder Black Rice Moisture Airyfit Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ 50ml
    Haruharu Wonder Black Rice Moisture Airyfit Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ 50ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,390.

    Një krem ​​dielli i përditshëm që vepron si një hero i kujdesit të lëkurës, duke siguruar mbrojtje maksimale kundër dëmtimit UV.

    • Përbërësi yll është ekstraktet e orizit të zi të fermentuar që përmbajnë një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja të lëkurës, ofron hidratim të thellë dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj.
      Dikur i quajtur “orizi i ndaluar” në Kinën e lashtë, Orizi i Zi ishte i kufizuar vetëm për mbretërit dhe të pasurit.
    • Ceramide NP ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës për të bllokuar lagështinë dhe për të parandaluar tharjen
    • Ekstrakti i gjetheve të zemrës zbut irritimin dhe qetëson lëkurën e ndjeshme për rehati gjatë gjithë ditës
    • Adenozina ndihmon në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe zvogëlon shfaqjen e linjave të imta
    • Niacinamide ndriçon ngjyrën e lëkurës, barazon tonin e lëkurës dhe zvogëlon pamjen e poreve.

    Kjo formulë kremoze përthithet shpejt pa bllokuar poret dhe përzihet pa probleme në lëkurë, duke lënë një fund saten natyral (gjysëm mat) pa kaste të bardha apo ngjitje.

    Paketimi i përshtatshëm i pompës pa ajër e mban produktin të freskët dhe efektiv duke parandaluar oksidimin dhe kontaminimin. Është vegan dhe hipoallergjik, duke e bërë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

    Out of stock

  • -44%Limited
    Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ 50ml
    Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ 50ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,390.

    Një krem ​​dielli i lehtë me mbrojtje shumë të lartë për lëkurën e ndjeshme!

    Haruharu Wonder Black Rice Pure Mineral Relief Daily Sunscreen SPF50+ PA++++ është një SPF i lehtë mineral, i krijuar për të ushqyer lëkurën e ndjeshme duke e mbrojtur atë nga dëmtimi UV.

    I formuluar me oksid zinku miqësor ndaj lëkurës së ndjeshme (një filtër mineral), ky krem ​​kundër diellit mbron kundër dëmtimit mjedisor pa shkaktuar acarim.

    Formuluar me ekstraktin e gjetheve të zemrës për të siguruar përfitime ushqyese dhe qetësuese, plus Niacinamide dhe ekstrakte të margaritës për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe qeramide që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës.

    Përbërësi yll janë ekstraktet e orizit të zi të fermentuar që përmbajnë një përqendrim të lartë të polifenoleve dhe flavonoideve, i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit lagështinë dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj. Dikur i quajtur “orizi i ndaluar” në Kinën e lashtë, Orizi i Zi ishte i kufizuar vetëm për mbretërit dhe të pasurit.

    I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, ideal për lëkurën e yndyrshme, mikse dhe sensitive.

    Për shkak të karakteristikave të tij si mbrojtës fizik ndaj diellit, ky produkt mund lërë një ngjyrë të lehtë të bardhë në lëkurë, në varësi të individit.

  • -54%Limited
    Isntree  Mugwort Calming Clay Mask 100ml
    Isntree Mugwort Calming Clay Mask 100ml Original price was: L2,790.Current price is: L1,290.

    Sapo keni gjetur zgjidhjen gjithëpërfshirëse për lëkurën e yndyrshme, poret e mëdha dhe lëkurën e ashper!

    Isntree Mugwort Calming Clay Mask, e formuluar me gjashtë lloje argjilash si kaolinë, bentonite, ilite, montmorillonite, kalcit dhe argjilë koloidale kanadeze  është një maskë me shpërlarje që shërben për:

    – Detoksifikim të thellë: Kjo formulë e fuqishme përfshin një ekstrakt të konsiderueshëm prej 50,000 ppm të mugwort, i njohur për aftësinë e tij për të nxjerrë papastërtitë nga thellësia e poreve. Arrini një pastrim të plotë pasi kjo maskë punon për të eliminuar toksinat, papastërtitë dhe sebumin e tepërt.

    – Eksfolimi të butë: Përjetoni prekjen e butë të pluhurave të gjetheve të mugwort dhe fasules së kuqe që eksfolojnë butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar një çehre më të lëmuar dhe më rrezatuese pa irrituar as llojet më të ndjeshme të lëkurës.

    – Hidratim qetësues: E mbushur me ujë me gjethe çaji jeshil, maska ​​qetësuese ISNTREE Mugwort siguron që ekuilibri i lagështisë së lëkurës suaj të ruhet ndërsa detoksifikohet. I pasur me antioksidantë, çaji jeshil ndihmon gjithashtu në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës.

    – Ruajtje të lagështisë: Panthenoli, një provitaminë B5, vepron si një hidratues, duke tërhequr lagështinë në lëkurë dhe duke e mbajtur atë për një butësi afatgjatë.

    Përfitimet:

    • Lëkurë dukshëm më e pastër: Përdorimi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e pamjes së poreve dhe kontrollon lëkurën e yndyrshme, duke ju lënë me një çehre të pastër dhe më të rafinuar.
    • Efekte qetësuese: Vetitë qetësuese të mugwort ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit, duke ofruar lehtësim për lëkurën e irrituar.
    • Lëkurë e shëndetshme dhe e ekuilibruar: Kjo maskë balte siguron që lëkura juaj të mbetet e hidratuar dhe e ekuilibruar, duke parandaluar mbiprodhimin e vajit që shpesh pason dehidratimin.

    Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht nëse keni të bëni me akne ose keni lëkurë të ndjeshme.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, aplikoni maskën e argjilës në të gjithë fytyrën, veçanërisht në zonat e zmadhuara të poreve. Sebumi dhe mbetjet në pore fillojnë të përthithen në argjilë si një magnet.
    Pas 10-15 minutash, masazhoni butësisht me ujë të vakët dhe shpëlajeni. Procedoni me pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.

  • -47%Limited
    Isntree Hyper Retinol EX 1.0 Serum 20ml
    Isntree Hyper Retinol EX 1.0 Serum 20ml Original price was: L3,190.Current price is: L1,690.

    Forconi dhe rigjallëroni lëkurën tuaj me serumin me performancë të lartë për reduktimin e shenjave të plakjes !

    Serumi ISNTREE Hyper Retinol EX 1.0 ndihmon në rikthimin e shkëlqimit rinor të lëkurës duke rritur qëndrueshmërinë e saj. Është një serum i butë, por efektiv me retinol që ndihmon në përmirësimin e teksturës pa kompromentuar ndjeshmërinë e lëkurës.

    I formuluar me 0,1% retinol, 0,3% retinil palmitat dhe 0,6% Bakuchiol.

    – 0.1 % retinol stabilizohet përmes metodës së kapsulimit dhe siguron efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, forcon lëkurën dhe zvogëlon rrudhat. Ka veti rregulluese të sebumit, kundër akneve gjithashtu.

    – Bakuchiol është një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli por funksionon butësisht, per te permiresuar pamjen e rrudhave dhe linjave te holla pa irritim, aq i bute sa mund te perdoret nga lekurat e ndjeshme.
    Së bashku, ato ofrojnë përfitime intensive për plakjen e lëkurës duke përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, rrisin shkallën e qarkullimit të qelizave dhe përmirësojnë dhe lëmojnë lëkurën.

    -Përmban pesë peptide që nxisin përfitimet kryesore të retinolit, për të ndihmuar në zbutjen e linjave të imëta dhe rrudhave, për ta bërë lëkurën më të fortë dhe elastike dhe për të përmirësuar dhe forcuar barrierën e lëkurës. Së bashku me retinolin, ato nxisin rigjenerimin e shpejtë të qelizave dhe rrisin prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

    – Pesë ceramide gjithashtu plotësojnë retinolin duke forcuar hidratimin e lëkurës dhe duke parandaluar humbjen e lagështisë

    – Centella asiatica qetëson dhe mbron lëkurën, zvogëlon inflamacionin dhe skuqjen, duke përmirësuar gjithashtu strukturën e lëkurës.

    – Niacinamidi, një përbërës ndriçues dhe luftues i akneve, ndihmon në pakësimin e akneve, njollave dhe pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.

    Serumi ka një strukturë të lehtë, qumështore me një ngjyrë të verdhë të ndezur.

    Përdorimi:

    *Java 1~2/
    – Frekuenca: përdoreni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës
    – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, aplikoni 2–3 pika në zonat që ju shqetësojnë ose në gjithë fytyrën dhe qafë. Të nesërmen aplikoni patjetër spf.

    */Java 3~/
    – Frekuenca: mund të aplikohet një natë po dhe një natë jo
    – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e serumit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.

    *Faza e “ndërtimit të tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të cdo individi.

  • -24%LimitedSold Out
    Isntree Hyper Vitamin C 23 Serum 20ml
    Isntree Hyper Vitamin C 23 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L2,190.

    Serum me 23% vitaminë C të pastër që synon të trajtojë:

    • Hiperpigmentimin
    • Njollat e errëta
    • Shenjat e akneve
    • Lëkurë të njëtrajtshme
    • Të rrisë shkëlqimin e lëkurës

    Është krijuar me mjeshtëri me Acid Askorbik për përmirësimin e tonit të lëkurës, Tocopherol për mbështetje antioksiduese dhe Panthenol për përforcimin dhe hidratimin e barrierave të lëkurës. Plus, përfshirja e lëngut të thuprës siguron që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe e qetë në një formulë të lehtë që përthithet shpejt.

    Përbërësit kryesorë:

    – Acidi Askorbik: Antioksidanti kryesor që nxit prodhimin e kolagjenit të lëkurës, zbeh pigmentimin dhe njollat kafe dhe rrit mbrojtjen ndaj rrezeve ultraviolet.

    – Panthenol: Një provitaminë me aftësi hidratuese, veti anti-inflamatore dhe mbrojtëse. Ndihmon në parandalimin e acarimit.

    – Betaine: Një aminoacid që rrjedh nga panxhari i sheqerit. Ka veti mbrojtëse, hidratuese dhe ka një efekt pozitiv në ekuilibrin qelizor-ujë në lëkurë.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, hidhni 2-3 pika dhe aplikojeni në të gjithë fytyrën.Vazhdoni me një krem hidratues dhe më pas krem kundër diellit në mëngjes
    Filloni duke përdorur një 1-2 herë në javë (çdo 3-4 ditë) dhe pasi lekura ka krijuar tolerancë mund të rrisni perdorimin.

    Out of stock

  • -19%Limited
    Iunik Centella Calming Gel Cream 60ml
    Iunik Centella Calming Gel Cream 60ml Original price was: L2,090.Current price is: L1,690.

    Një krem ​​xhel freskues dhe qetësues për lëkurë të pastër dhe të gjallë.

    IUNIK Centella Calming Gel Cream është një krem ​​xhel i lehtë dhe hidratues i cili permban:

    • 70% ujë me gjethe Centella Asiatica dhe 10% ujë gjethe çaji që ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës së ndjeshme, të irrituar ose të prirur ndaj njollave, përshpejton shërimin e plagëve dhe forcon barrierën e lëkurës. Triterpenoidet që gjenden në Centella Asiatica e bëjnë lëkurën të pastër dhe të shëndetshme.
    • Niacinamidi dhe Adenozina ndihmojnë në zbardhjen dhe njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës dhe ofrojnë kujdes për rrudhat.
    • I formuluar gjithashtu me një formulë të patentuar për mbrojtjen e lëkurës me 6 filiza që përmban ekstrakte të filizave është e pasur me lëndë ushqyese organike si vitamina, minerale, enzima që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga stimujt e jashtëm.

    Vetitë:

    1. Trajton aknet dhe zbardh shenjat e tyre
    2. Njëtrajtëson tonin e pabarabartë të lëkurës
    3. Qetëson lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme
    4. Hidraton lëkuren dhe balancon prodhimin e yndyrës

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike.

  • -53%LimitedSold Out
    Manyo Factory Pure Cleansing Oil 200ml
    Manyo Factory Pure Cleansing Oil 200ml Original price was: L3,790.Current price is: L1,790.

    10 milion+ shitje, dhe po vazhdon!
    Ky larës vajor organik është një kompleks i pasur ushqyes, i pasuruar me aminoacide esenciale, acide yndyrore dhe vitamina. Një vaj i lehtë, që nuk bllokon poret, trajton në mënyrë efektive pikat e zeza dhe aknet.

    Për shkak të strukturës së tij, vaji depërton thellë në pore, shpërndan dhe shtyn papastërtitë jashtë, aktivizon qelizat e thella të lëkurës, duke forcuar shtresën e saj mbrojtëse, duke zbutur rrudhat dhe duke përmirësuar tonalitetin.

    • Përmban 14 lloje vajrash bimorë që lejojnë hidratimin e lëkurës pa ndjesinë e shtrëngimit dhe rikthen lagështinë pas pastrimit.
    • Vaji i krundeve të orizit ndihmon në eksfolimin e butë të qelizave të vdekura të lëkurës, duke reduktuar pamjen e poreve të mëdha.
    • Vaji i bërthamës së arganit: I njohur për fuqinë e tij ushqyese që rregullon në mënyrë efektive prodhimin e sebumit dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
    • Vaji i farës së Jojobës: Plot vitamina dhe omega që plotësojnë nivelin e hidratimit në lëkurë.

    Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë dhe lëkurën e prirur ndaj akneve.

    Përdorimi:

    1. Masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore dhe shpërbëni butësisht makeupin dhe papastërtitë. Vazhdoni të rrotulloheni rreth hundës ku pikat e zeza janë të dukshme për ti shpërbëre ato.
    2. Shtoni ujë dhe masazhojeni derisa të marrë ngjyrë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

    Out of stock

  • SaleLimitedSold Out
    Missha M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++50ml
    Missha M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++50ml Original price was: L1,990.Current price is: L990.

    Kombinoni kujdesin e lëkurës dhe make-upin në një hap të thjeshtë për lëkurë perfekte me MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++!

    Një nga kremrat më të njohur BB të K-beauty, i cili i jep lëkurës mbulim mesatar deri në të lartë duke maskuar në mënyrë efektive defektet e saj, ndërsa ofron përfitime kundër plakjes dhe zbardhimit të lëkurës.
    Ky BB Cream është pothuajse i padukshëm duke krijuar një pamje natyrale dhe duke siguruar mbrojtje UV (SPF 42 PA+++) përmes filtrave të tij mineral (oksid zinku dhe dioksid titani).

    Përbërësit kryesorë:

    • Ekstrakti i kamomilit: anti-inflamator dhe qetësues për lëkurën, ka efekt antialergjik dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
    • Ekstrakti i rozmarinës: anti-plakje me përbërës qetësues, antimykotikë dhe antioksidantë.
    • Ceramidet ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë për një kohë të gjatë.
    • Acidi hialuronik është një përbërës i rëndësishëm hidratues. Ai ndërton një shtresë mbrojtëse në lëkurën tuaj për ta mbrojtur atë në mënyrë efikase nga incesionet e dëmshme, patogjenët, irritimet dhe humbjet e lagështisë.

    Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

     

    Out of stock

  • SaleLimited
    Missha Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++ 15g
    Missha Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++ 15g Original price was: L1,990.Current price is: L990.

    Produkt 3-në-1 i cili ju mundëson make-up natyral, kujdes të lëkurës dhe mbrojtje ndaj diellit me SPF50+/PA+++!

    Një Fondatine kompakte e ndërtuar pa peshë dhe që mund të merret kudo me vete ju mundëson fshehjen e njollave, hiperpigmentimin, maskon rrathët e zinj për një çehre dukshëm të njëtrajtshme dhe rrezatuese.

    Ofron mbulim afatgjatë pa krisje, me strukturën e saj të lehtë që thith djersën dhe vajrat për mbulim të rehatshëm gjatë gjithë kohës.

    E mbushur me fuqi hidratuese falë ekstraktit të frutave të pemës baobab dhe ujit të bambusë, baza kremoze ndihmon në fshehjen e poreve për një përfundim të butë si mëndafshi.

    Riaplikohet lehtlësisht! Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

  • -35%LimitedSold Out
    Petitfee Black Pearl & Gold Hydrogel Eye Patch 60 Patches
    Petitfee Black Pearl & Gold Hydrogel Eye Patch 60 Patches Original price was: L1,990.Current price is: L1,290.

    Maska kundër plakjes dhe zbardhimit të lëkurës nën sy !

    Petitfee Black Pearl & Gold Hydrogel Eye Patch është formuluar me përbërës të veçantë premium, perla të zezë dhe ar koloidal, për të rigjeneruar dhe rikthyer hidratimin e lëkurës së lodhur e të plakur rreth syve në vetëm 10 minuta.

    Maskat ​​kundër plakjes nën sy ndihmon në ngritjen dhe shtrëngimin e lëkurës së ndjeshme rreth syve, zvogëlojnë ënjtjen dhe zbardhin rrathët e errët dhe qeskat e syve.

    – Ari koloidal siguron kujdes aktiv kundër plakjes, zbut rrudhat e mimikes, rrudhat e lëkurës, hidraton lëkurën, rikthen tonin e saj.

    – Pluhuri i perlës së zezë është një mjet i fuqishëm në luftën kundër lodhjes së lëkurës dhe rrathëve të errët poshtë syve. Për shkak të përmbajtjes së këtij komponenti në përbërje, maskat ​​ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe i japin lëkurës një shkëlqim të bukur dhe natyral.

    – Ekstraktet organike të çajit jeshil, pelinit, mandarinës freskojnë lëkurën e lodhur, rigjenerojnë, eliminojnë ënjtjet dhe qeskat poshtë syve.

    – Kolagjeni përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, rikthen rininë dhe freskinë e saj.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

    Përdorimi:

    Pasi të keni larë lëkurën, përdorni shpatullën qe vjen brenda paketimit për të ngritur dhe ndarë butësisht një maske xheli. Aplikojeni në zonën poshtë syve dhe lëreni për rreth 15-20 minuta. Hidhini copëzat pas përdorimit dhe masazhonit butësisht esencën e mbetur në lëkurë derisa të perthithet plotësisht. Mund ta përdorni cdo natë ose 3-4 herë në javë.

    Maskat mund të aplikohen gjithashtu në çdo zonë që ka nevojë për qetësim, ushqim, anti-plakje ose ndriçim, të tilla si balli dhe qafa apo anash buzeve.

    Për një efekt shtesë ftohës dhe qetësues, vendoseni maskën në frigorifer përpara përdorimit.

    Out of stock

  • -44%LimitedSold Out
    Some By Mi AHA-BHA-PHA 30 days Miracle Toner 150ml
    Some By Mi AHA-BHA-PHA 30 days Miracle Toner 150ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,390.

    Një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, një shishe e këtij toneri multi funksional shitet çdo tre sekonda!

    Siç tregon dhe emri i tij, formula përmban tre lloje të eksfoliantëve kimikë (AHAs, BHAs dhe PHAs) plus ekstrakte të papajës dhe Witch Hazel për të promovuar rigjenerimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme. Një përqendrim i lartë i ekstraktit të ujit të pemës së çajit gjithashtu promovon lëkurën e pastër duke luftuar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe zbut inflamacionin.

    • Niacinamide 2% do të ndihmojë në minimizimin e poreve, ndriçimin dhe zbehjen e pigmentimit,trajton aknet dhe zbeh rrudhat 
    • AHA eksfolon qelizat sipërfaqësore të lëkurës dhe pershpejton rigjenerimin e qelizave 
    • BHA futet në pore dhe i pastron në thellësi për të eliminuar pikat e zeza është antibacterial, antiinflamator dhe mjaft efektiv ne trajtimin e akneve
    • PHA eksfolion butësisht duke ndihmuar produktet e tjera të perthithen më thellë në lëkurë.

    Ky kombinim i fuqishëm i përbërësve është ideal për lëkurën me akne ose lëkurë të yndyrshme, por është mjaft i butë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e thatë dhe sensitive me një pH optimal prej 5.5 .ormula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, alkool, vaj mineral dhe silikon.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, njomni një copë pambuku me tonik. Fshijeni butësisht lëkurën tuaj. Shtypni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Në mëngjes duhet të vendosni patjetër krem dielli. Mund të perdoret 4-5 here në javë. Lëkurat e ndjeshme mund të fillojnë ta përdorin fillimisht 2-3 here në javë dhe të rrisin perdorimin gradualisht.

    *Javën e parë mund të perjetoni purging (aknet e thella dalin në sipërfaqe). Pas një muaji do vereni dukshëm ndryshime në trajtimin e akneve.

    Out of stock

  • -57%LimitedSold Out
    SOME BY MI Bye Bye 30 Days Miracle Tea Green Tea Tox Bubble Cleanser 120g
    SOME BY MI Bye Bye 30 Days Miracle Tea Green Tea Tox Bubble Cleanser 120g Original price was: L3,490.Current price is: L1,490.

    Pastroni poret tuaja duke investuar 5 minuta në ditë!

    Pastruesi i Bubble Tea Tox është i formuluar me 16 Ekstrakte Çaji dhe 5% BHA me prejardhje natyrale dhe formë të dendur për të pastruar thellësisht, eksfoluar dhe shtrënguar poret tuaja, ky pastrues e lë lëkurën të hidratuar dhe me shkëlqim.  Gjethet e çajit jeshil të freskët dhe granula konjac zbutin lëkurën e ashpër dhe 240,000 ppm ujë i çajit jeshil kujdeset për elasticitetin e poreve. 

    Përbërësit kryesorë :

    – Ekstrakt nga 16 lloje të çajit jeshil ka një efekt të fortë antioksidues dhe anti-kancerogjen, promovon heqjen e radikaleve të lira përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Ky kompleks cajrash pastron tërësisht papastërtitë dhe sebumin dhe i siguron lëkurës lagështi dhe lëndë ushqyese me 16 lloje çaji, duke përfshirë çajin Hibiscus, Çajin e Lavandës, Çajin e brendshëm të guaskave të gështenjës, etj.

    – Uji me gjethe Camellia Sinensis mbron lëkurën dhe jep vitalitet për të ruajtur gjendjen e shëndetshme të lëkurës. Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar 

    – Ekstrakt i lëvores së Salix Alba (Willow) largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe minimizon humbjen e lagështisë për një pamje të hidratuar.

    – Kompleksi taninik me një efekt të fortë astringent, ndihmon në shtrëngimin e lëkurës për të minimizuar pamjen e poreve.

    – Acidet natyrale BHA falë tretshmërisë së tyre në yndyrna, kanë aftësinë të depërtojnë përmes sebumit dhe të veprojnë në shtresat më të thella të lëkurës, kanë një efekt të fortë eksfolues, anti-akne dhe antibakterial, zhbllokojnë poret duke hequr papastërtitë dhe sebumin. Pastroni folikulat e qimeve dhe eliminoni pikat e zeza.

    Përdorimi:

    Si një lares ditor: Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, masazhojeni butësisht në lëkurë me një sasi të vogël uji dhe shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.

    Si nje maske (5-minuta pastrim intensiv i pikave të zeza): Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, lejini të veprojnë për 3-5 minuta. Më pas masazhojeni në lëkurë me një sasi të vogël uji për të pastruar papastërtitë. Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.

    I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Produkti është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

    Out of stock

  • -53%LimitedSold Out
    SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum 30ml
    SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum 30ml Original price was: L3,790.Current price is: L1,790.

    SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum është formuluar me retinol të trefishtë (retinol + retinal + bakuchiol) për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për të reduktuar shenjat e plakjes, me teknologjinë e patentuar elastike-liposome për të shpërndarë përbërës aktivë thellë në lëkurë. Trajtoni poret, lëkurën e ashpër, rrudhat dhe uljen e elasticitetit të gjitha në një shishe!

    • Retinoli dhe retina sigurojnë efekte të shkëlqyera dhe të menjëhershme për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për ta bërë lëkurën më të fortë.
    • Bakuchiol, një retinol i gjeneratës së ardhshme me bazë bimore që ka të njëjtin efikasitet si retinoli, punon butësisht për të përmirësuar pamjen e rrudhave dhe vijave të imëta pa irritim, pra i përshtatshëm për tu përdorur nga lëkurat e ndjeshme.
    • Përmban gjithashtu peptide që së bashku me retinolin, kombinimi ju jep efektin e rinovimit të shpejtë të qelizave, si dhe stimulon prodhimin e kolagjenit të lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Këta dy përbërës së bashku janë përbërës efektivë rinovues që do ta mbajnë lëkurën tuaj të lëmuar dhe me shkëlqim për lëkurën më të butë dhe më të fortë.
    • Niacinamide, një përbërës ndriçues dhe luftues ndaj akneve, ndihmon në zvogëlimin e puçrrave, njollave të pigmentimit, shenjave të akneve, lëkurës së thatë, linjave të holla dhe skuqjes.

    Përdorimi: Aplikojeni në fytyrë të pastër. Duke përdorur pikatoren, hidhni disa pika në gishta ose direkt në fytyrë. Përhapeni në fytyrë me lëvizje të buta duke shmangur fërkimin e tepërt. Masazhojeni butësisht. Rekomandohet të përdoret në mbrëmje, pasi vitamina A është e paqëndrueshme ndaj dritës dhe nxehtësisë. Përdorni krem ​​kundër diellit gjatë ditës. 

    Rekomandohet ta përdorni një herë në ditë për dy javët e para duke përdorur një sasi të vogël në mbrëmje. Pas tre javësh përdorimi kur lëkura juaj është përshtatur me produktin, ju mund të rrisni numrin e herëve dhe sasinë që përdorni për aplikim. Përdoreni një herë në 2 ditë nëse keni lëkurë të ndjeshme. Përdorni krem hidratues pasi përdorni retinol.

    Këshillë! Rekomandohet të përdoret edhe në zonën e qafës, për të parandaluar linjat e plakjes së qafës. 

    Out of stock

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories