The Bellas

Kontrolli i Yndyrës

8 results

  • Sort by
    ...
  • -53%LimitedSold Out
    Manyo Factory Pure Cleansing Oil 200ml
    Manyo Factory Pure Cleansing Oil 200ml Original price was: L3,790.Current price is: L1,790.

    10 milion+ shitje, dhe po vazhdon!
    Ky larës vajor organik është një kompleks i pasur ushqyes, i pasuruar me aminoacide esenciale, acide yndyrore dhe vitamina. Një vaj i lehtë, që nuk bllokon poret, trajton në mënyrë efektive pikat e zeza dhe aknet.

    Për shkak të strukturës së tij, vaji depërton thellë në pore, shpërndan dhe shtyn papastërtitë jashtë, aktivizon qelizat e thella të lëkurës, duke forcuar shtresën e saj mbrojtëse, duke zbutur rrudhat dhe duke përmirësuar tonalitetin.

    • Përmban 14 lloje vajrash bimorë që lejojnë hidratimin e lëkurës pa ndjesinë e shtrëngimit dhe rikthen lagështinë pas pastrimit.
    • Vaji i krundeve të orizit ndihmon në eksfolimin e butë të qelizave të vdekura të lëkurës, duke reduktuar pamjen e poreve të mëdha.
    • Vaji i bërthamës së arganit: I njohur për fuqinë e tij ushqyese që rregullon në mënyrë efektive prodhimin e sebumit dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
    • Vaji i farës së Jojobës: Plot vitamina dhe omega që plotësojnë nivelin e hidratimit në lëkurë.

    Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë dhe lëkurën e prirur ndaj akneve.

    Përdorimi:

    1. Masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore dhe shpërbëni butësisht makeupin dhe papastërtitë. Vazhdoni të rrotulloheni rreth hundës ku pikat e zeza janë të dukshme për ti shpërbëre ato.
    2. Shtoni ujë dhe masazhojeni derisa të marrë ngjyrë qumështi, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

    Out of stock

  • SaleLimitedSold Out
    Missha M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++50ml
    Missha M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++50ml Original price was: L1,990.Current price is: L990.

    Kombinoni kujdesin e lëkurës dhe make-upin në një hap të thjeshtë për lëkurë perfekte me MISSHA M Perfect Cover BB Cream SPF 42 PA+++!

    Një nga kremrat më të njohur BB të K-beauty, i cili i jep lëkurës mbulim mesatar deri në të lartë duke maskuar në mënyrë efektive defektet e saj, ndërsa ofron përfitime kundër plakjes dhe zbardhimit të lëkurës.
    Ky BB Cream është pothuajse i padukshëm duke krijuar një pamje natyrale dhe duke siguruar mbrojtje UV (SPF 42 PA+++) përmes filtrave të tij mineral (oksid zinku dhe dioksid titani).

    Përbërësit kryesorë:

    • Ekstrakti i kamomilit: anti-inflamator dhe qetësues për lëkurën, ka efekt antialergjik dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
    • Ekstrakti i rozmarinës: anti-plakje me përbërës qetësues, antimykotikë dhe antioksidantë.
    • Ceramidet ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë për një kohë të gjatë.
    • Acidi hialuronik është një përbërës i rëndësishëm hidratues. Ai ndërton një shtresë mbrojtëse në lëkurën tuaj për ta mbrojtur atë në mënyrë efikase nga incesionet e dëmshme, patogjenët, irritimet dhe humbjet e lagështisë.

    Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

     

    Out of stock

  • SaleLimited
    Missha Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++ 15g
    Missha Magic Cushion Cover Lasting SPF50+ PA+++ 15g Original price was: L1,990.Current price is: L990.

    Produkt 3-në-1 i cili ju mundëson make-up natyral, kujdes të lëkurës dhe mbrojtje ndaj diellit me SPF50+/PA+++!

    Një Fondatine kompakte e ndërtuar pa peshë dhe që mund të merret kudo me vete ju mundëson fshehjen e njollave, hiperpigmentimin, maskon rrathët e zinj për një çehre dukshëm të njëtrajtshme dhe rrezatuese.

    Ofron mbulim afatgjatë pa krisje, me strukturën e saj të lehtë që thith djersën dhe vajrat për mbulim të rehatshëm gjatë gjithë kohës.

    E mbushur me fuqi hidratuese falë ekstraktit të frutave të pemës baobab dhe ujit të bambusë, baza kremoze ndihmon në fshehjen e poreve për një përfundim të butë si mëndafshi.

    Riaplikohet lehtlësisht! Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

  • -44%LimitedSold Out
    Some By Mi AHA-BHA-PHA 30 days Miracle Toner 150ml
    Some By Mi AHA-BHA-PHA 30 days Miracle Toner 150ml Original price was: L2,490.Current price is: L1,390.

    Një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, një shishe e këtij toneri multi funksional shitet çdo tre sekonda!

    Siç tregon dhe emri i tij, formula përmban tre lloje të eksfoliantëve kimikë (AHAs, BHAs dhe PHAs) plus ekstrakte të papajës dhe Witch Hazel për të promovuar rigjenerimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme. Një përqendrim i lartë i ekstraktit të ujit të pemës së çajit gjithashtu promovon lëkurën e pastër duke luftuar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe zbut inflamacionin.

    • Niacinamide 2% do të ndihmojë në minimizimin e poreve, ndriçimin dhe zbehjen e pigmentimit,trajton aknet dhe zbeh rrudhat 
    • AHA eksfolon qelizat sipërfaqësore të lëkurës dhe pershpejton rigjenerimin e qelizave 
    • BHA futet në pore dhe i pastron në thellësi për të eliminuar pikat e zeza është antibacterial, antiinflamator dhe mjaft efektiv ne trajtimin e akneve
    • PHA eksfolion butësisht duke ndihmuar produktet e tjera të perthithen më thellë në lëkurë.

    Ky kombinim i fuqishëm i përbërësve është ideal për lëkurën me akne ose lëkurë të yndyrshme, por është mjaft i butë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e thatë dhe sensitive me një pH optimal prej 5.5 .ormula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, alkool, vaj mineral dhe silikon.

    Përdorimi:

    Pas pastrimit, njomni një copë pambuku me tonik. Fshijeni butësisht lëkurën tuaj. Shtypni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Në mëngjes duhet të vendosni patjetër krem dielli. Mund të perdoret 4-5 here në javë. Lëkurat e ndjeshme mund të fillojnë ta përdorin fillimisht 2-3 here në javë dhe të rrisin perdorimin gradualisht.

    *Javën e parë mund të perjetoni purging (aknet e thella dalin në sipërfaqe). Pas një muaji do vereni dukshëm ndryshime në trajtimin e akneve.

    Out of stock

  • -57%LimitedSold Out
    SOME BY MI Bye Bye 30 Days Miracle Tea Green Tea Tox Bubble Cleanser 120g
    SOME BY MI Bye Bye 30 Days Miracle Tea Green Tea Tox Bubble Cleanser 120g Original price was: L3,490.Current price is: L1,490.

    Pastroni poret tuaja duke investuar 5 minuta në ditë!

    Pastruesi i Bubble Tea Tox është i formuluar me 16 Ekstrakte Çaji dhe 5% BHA me prejardhje natyrale dhe formë të dendur për të pastruar thellësisht, eksfoluar dhe shtrënguar poret tuaja, ky pastrues e lë lëkurën të hidratuar dhe me shkëlqim.  Gjethet e çajit jeshil të freskët dhe granula konjac zbutin lëkurën e ashpër dhe 240,000 ppm ujë i çajit jeshil kujdeset për elasticitetin e poreve. 

    Përbërësit kryesorë :

    – Ekstrakt nga 16 lloje të çajit jeshil ka një efekt të fortë antioksidues dhe anti-kancerogjen, promovon heqjen e radikaleve të lira përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Ky kompleks cajrash pastron tërësisht papastërtitë dhe sebumin dhe i siguron lëkurës lagështi dhe lëndë ushqyese me 16 lloje çaji, duke përfshirë çajin Hibiscus, Çajin e Lavandës, Çajin e brendshëm të guaskave të gështenjës, etj.

    – Uji me gjethe Camellia Sinensis mbron lëkurën dhe jep vitalitet për të ruajtur gjendjen e shëndetshme të lëkurës. Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar 

    – Ekstrakt i lëvores së Salix Alba (Willow) largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe minimizon humbjen e lagështisë për një pamje të hidratuar.

    – Kompleksi taninik me një efekt të fortë astringent, ndihmon në shtrëngimin e lëkurës për të minimizuar pamjen e poreve.

    – Acidet natyrale BHA falë tretshmërisë së tyre në yndyrna, kanë aftësinë të depërtojnë përmes sebumit dhe të veprojnë në shtresat më të thella të lëkurës, kanë një efekt të fortë eksfolues, anti-akne dhe antibakterial, zhbllokojnë poret duke hequr papastërtitë dhe sebumin. Pastroni folikulat e qimeve dhe eliminoni pikat e zeza.

    Përdorimi:

    Si një lares ditor: Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, masazhojeni butësisht në lëkurë me një sasi të vogël uji dhe shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.

    Si nje maske (5-minuta pastrim intensiv i pikave të zeza): Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, lejini të veprojnë për 3-5 minuta. Më pas masazhojeni në lëkurë me një sasi të vogël uji për të pastruar papastërtitë. Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.

    I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Produkti është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

    Out of stock

  • -41%Limited
    TIRTIR Milk Skin Toner Light 150ml
    TIRTIR Milk Skin Toner Light 150ml Original price was: L3,190.Current price is: L1,890.

    TIRTIR Milk Skin Toner Light është një toner universal dhe efektiv që hidraton, zbardh, balancon sebumin dhe përforcon barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, mikse dhe prone ndaj akneve.

    🔬Përfitimet kryesore

    • Hidratim i thellë dhe i menjëhershëm, pa ngjitje ose ndjesi të rëndë
    • Zbut dhe relakson lëkurën, duke përdorur ekstrakte bimore si kamomil, centella, çaj jeshil dhe lakricë
    • Zbardh dhe uniformizon tonin falë 4% niacinamide dhe ekstraktit të krundeve të orizit që redukton hiperpigmentimin dhe sjell shkëlqim natyral
    • Forcon barrierën e lëkurës me ceramide, poliglukan dhe acid hialuronik për mbajtje të lagështisë dhe elasticitet më të mirë.

    🌿 Përbërësit aktivë:

    • Niacinamide (4%) – rregullon sebumin, minimizon poret dhe ndihmon në zbardhjen e lëkurës
    • Rice Bran Extract – për një ton të unifikuar dhe shtresë antioksidantësh natyralë
    • MultiEx BSAM Plus – një kompleks bimor me 7 ekstrakte natyrale (lakricë, centella, kamomil, rozmarinë, etj.) për qetësim dhe revitalizim
    • Ceramide NP, Beta-Glucan, Panthenol & Allantoin – për hidratim të thellë, qetësim dhe forcim të barrierës së lëkurës
    • Sodium Hyaluronate, Adenosine, Copper Tripeptide‑1, Acetyl Hexapeptide‑8 – për elasticitet, hidratim dhe efekt anti-plakjeje të lehtë
  • -34%Limited
    TIRTIR Niacinamide 20% Serum 30ml
    TIRTIR Niacinamide 20% Serum 30ml Original price was: L3,190.Current price is: L2,090.

    Një serum me përqendrim të lartë (20 %) niacinamide, i kombinuar me alpha‑arbutin, glutathione dhe retinol për një efekt të fuqishëm zbardhues, anti-plakje dhe qetësues.

    • Niacinamide 20 % – redukton njollat e errëta, uniformizon tonin e lëkurës, ngushton poret dhe kontrollon yndyrën pa tharje
    • Alpha‑arbutin (2 %) & Glutathione – frenojnë prodhimin e melaninës dhe zbehin pigmentimin për një pamje më të ndritshme
    • Retinol – stimulon rigjenerimin qelizor, ndihmon në reduktimin e linjave të holla dhe përmirëson elasticitetin
    • Zinc PCA – ekuilibron sebumin dhe ndihmon në kontrollin e shkëlqimit për lëkurë më uniforme
    • Kompleksi Hyaluronic Acid – ofron hidratim të thellë dhe ndihmon forcimin e barrierës së lëkurës

    🔬Përfitimet kryesore:

    • Zbardh dhe uniformizon tonin e lëkurës – redukton shenjat e diellit, hiperpigmentimin dhe njollat akneike
    • Poret dukshëm të ngushtuara dhe teksturë më e qetë
    • Zvogëlim i vijave të imta dhe përmirësim elasticiteti
    • Kontroll i yndyrës dhe shkëlqimit, por pa tharje të tepërt
    • Zbut dhe qetëson lëkurën

    I përshtatshëm për lëkurë me njolla, hiperpigmentim, pore të zgjeruara dhe teksturë jo të njëtrajtshme. Rekomandohet për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të thatë, por duhet testuar paraprakisht te lëkurat shumë sensitive për shkak të përqendrimit të lartë.

  • -40%Limited
    VT Cosmetics Reedle Shot 300 50ml
    VT Cosmetics Reedle Shot 300 50ml Original price was: L4,790.Current price is: L2,890.

    Esenca Revolucionare me Mikrogjilpëra VT Cosmetics Reedle Shot 300

    VT Cosmetics Reedle Shot 300 është një esencë inovative për kujdesin e lëkurës, e cila do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme. E krijuar me teknologjinë e mikrogjilpërave që depërtojnë butësisht në shtresat e lëkurës për të:

    • Eksfoluar lëkurën
    • Zvogëluar e madhësinë dhe thellësinë e poreve
    • Zbehjen e njollave post-akne, njollave kafe, hiperpigmentimit
    • Përmirësuar teksturën e lëkurës
    • Parandaluar shenjat e plakjes
    • Rritur prodhimin e kolagjenit

    Veçoritë Kryesore:

    1. Teknologjia Inovative CicaReedle™ (237,500 ppm):
      – Mikrogjilpërat ultra të imëta (14 herë më të vogla se madhësia e poreve) depërtojnë thellë në epidermë për shpërndarjen e përbërësve active,
      – Rrisin përthithjen e përbërësve aktivë,
      – Synon përmirësimin e poreve, elasticitetit dhe zbehjen e njollave,
      – Jep një pamje më të shndritshme dhe më të rafinuar,
    1. Kompleksi Cicahyalon™:
      – Kombinim i acidit hialuronik, ekstraktit të centella asiatica dhe propolisit jeshil,
      – Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, ofron hidratim të thellë dhe parandalon humbjen e lagështirës,
      – Efekt anti-inflamator dhe qetësues,

    Përbërësit kryesorë dhe përfitimet e tyre:

    Niacinamidi (Vitamina B3): Përmirëson elasticitetin e lëkurës, funksionin e barrierës, dhe tonin e saj, duke reduktuar poret dhe linjat e holla.

    Adenozina: Lufton plakjen duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, si dhe rrit elasticitetin përmes stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.

    Hyaluronate Natriumi: Një formë më e përqendruar e acidit hialuronik që depërton thellë për hidratim intensiv dhe zbutje të lëkurës.

    Ekstrakti Centella Asiatica (Cica): Qetëson dhe shëron lëkurën, redukton inflamacionin dhe përmirëson prodhimin e kolagjenit.

    Propolisi: Me veti anti-inflamatore dhe antimikrobike, ky përbërës shëron dhe mbron lëkurën, duke siguruar mbrojtje antioksiduese.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë dhe atë sensitive dhe me tendencë akneike.

    Të fillohet përdorimi ngadale dhe sasi të vogël!

    VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories