I pasur me Ujin e orizit i cili është një truk i vjeter që Aziatiket e perdorin për të qëndruar të rinj dhe të bukur ky larës vajor i lehtë është i përsosur për hapin e parë të pastrimit të dyfishtë të natës.
Heq butësisht por në mënyrë efektive të gjitha papastërtitë me bazë vaji si sebumi, SPF, grimi etj dhe siguron që ato të treten pa irrituar lëkurën tuaj. Ka një strukturë të lehtë ujore dhe nuk lë shtresë të rëndë yndyrore në lëkurë.
Përbërësit kryesorë :
Vaj Jojoba: Strukturisht i ngjashëm me sebumin, ndihmon butësisht në pastrimin e poreve dhe hidratimin e lëkurës
Uji i orizit permban vitamina A, B dhe E, ceramide dhe minerale për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të ushqyer
Vaji i krundeve të orizit ndihmon në zbardhjen dhe njëtrajtësimin e lëkurës
Ekstrakti i gjetheve të sapunit nxit shërimin e lëkurës problematike dhe përmirëson rinovimin e qelizave të lëkurës
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, perfekt për lëkurën e yndyrshme dhe mikse.
Ideal për ata qe nuk i duan vajrat e yndyrshem ose të rëndë.