
5 results
Një nga produktet më të preferuara në Korenë e Jugut, një shishe e këtij toneri multi funksional shitet çdo tre sekonda!
Siç tregon dhe emri i tij, formula përmban tre lloje të eksfoliantëve kimikë (AHAs, BHAs dhe PHAs) plus ekstrakte të papajës dhe Witch Hazel për të promovuar rigjenerimin e qelizave dhe për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe të shëndetshme. Një përqendrim i lartë i ekstraktit të ujit të pemës së çajit gjithashtu promovon lëkurën e pastër duke luftuar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe zbut inflamacionin.
Ky kombinim i fuqishëm i përbërësve është ideal për lëkurën me akne ose lëkurë të yndyrshme, por është mjaft i butë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e thatë dhe sensitive me një pH optimal prej 5.5 .ormula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, parabene, sulfate, alkool, vaj mineral dhe silikon.
Përdorimi:
Pas pastrimit, njomni një copë pambuku me tonik. Fshijeni butësisht lëkurën tuaj. Shtypni butësisht fytyrën tuaj për të siguruar përthithjen. Në mëngjes duhet të vendosni patjetër krem dielli. Mund të perdoret 4-5 here në javë. Lëkurat e ndjeshme mund të fillojnë ta përdorin fillimisht 2-3 here në javë dhe të rrisin perdorimin gradualisht.
*Javën e parë mund të perjetoni purging (aknet e thella dalin në sipërfaqe). Pas një muaji do vereni dukshëm ndryshime në trajtimin e akneve.
Out of stock
Pastroni poret tuaja duke investuar 5 minuta në ditë!
Pastruesi i Bubble Tea Tox është i formuluar me 16 Ekstrakte Çaji dhe 5% BHA me prejardhje natyrale dhe formë të dendur për të pastruar thellësisht, eksfoluar dhe shtrënguar poret tuaja, ky pastrues e lë lëkurën të hidratuar dhe me shkëlqim. Gjethet e çajit jeshil të freskët dhe granula konjac zbutin lëkurën e ashpër dhe 240,000 ppm ujë i çajit jeshil kujdeset për elasticitetin e poreve.
Përbërësit kryesorë :
– Ekstrakt nga 16 lloje të çajit jeshil ka një efekt të fortë antioksidues dhe anti-kancerogjen, promovon heqjen e radikaleve të lira përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Ky kompleks cajrash pastron tërësisht papastërtitë dhe sebumin dhe i siguron lëkurës lagështi dhe lëndë ushqyese me 16 lloje çaji, duke përfshirë çajin Hibiscus, Çajin e Lavandës, Çajin e brendshëm të guaskave të gështenjës, etj.
– Uji me gjethe Camellia Sinensis mbron lëkurën dhe jep vitalitet për të ruajtur gjendjen e shëndetshme të lëkurës. Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar
– Ekstrakt i lëvores së Salix Alba (Willow) largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe minimizon humbjen e lagështisë për një pamje të hidratuar.
– Kompleksi taninik me një efekt të fortë astringent, ndihmon në shtrëngimin e lëkurës për të minimizuar pamjen e poreve.
– Acidet natyrale BHA falë tretshmërisë së tyre në yndyrna, kanë aftësinë të depërtojnë përmes sebumit dhe të veprojnë në shtresat më të thella të lëkurës, kanë një efekt të fortë eksfolues, anti-akne dhe antibakterial, zhbllokojnë poret duke hequr papastërtitë dhe sebumin. Pastroni folikulat e qimeve dhe eliminoni pikat e zeza.
Përdorimi:
Si një lares ditor: Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, masazhojeni butësisht në lëkurë me një sasi të vogël uji dhe shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.
Si nje maske (5-minuta pastrim intensiv i pikave të zeza): Aplikoni një shtresë të hollë mbi lëkurën e thatë, ashtu si aplikoni një maskë për fytyrën. Kur fillojnë të shfaqen flluska, lejini të veprojnë për 3-5 minuta. Më pas masazhojeni në lëkurë me një sasi të vogël uji për të pastruar papastërtitë. Shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Produkti është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Out of stock
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Serum është formuluar me retinol të trefishtë (retinol + retinal + bakuchiol) për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për të reduktuar shenjat e plakjes, me teknologjinë e patentuar elastike-liposome për të shpërndarë përbërës aktivë thellë në lëkurë. Trajtoni poret, lëkurën e ashpër, rrudhat dhe uljen e elasticitetit të gjitha në një shishe!
Përdorimi: Aplikojeni në fytyrë të pastër. Duke përdorur pikatoren, hidhni disa pika në gishta ose direkt në fytyrë. Përhapeni në fytyrë me lëvizje të buta duke shmangur fërkimin e tepërt. Masazhojeni butësisht. Rekomandohet të përdoret në mbrëmje, pasi vitamina A është e paqëndrueshme ndaj dritës dhe nxehtësisë. Përdorni krem kundër diellit gjatë ditës.
Rekomandohet ta përdorni një herë në ditë për dy javët e para duke përdorur një sasi të vogël në mbrëmje. Pas tre javësh përdorimi kur lëkura juaj është përshtatur me produktin, ju mund të rrisni numrin e herëve dhe sasinë që përdorni për aplikim. Përdoreni një herë në 2 ditë nëse keni lëkurë të ndjeshme. Përdorni krem hidratues pasi përdorni retinol.
Këshillë! Rekomandohet të përdoret edhe në zonën e qafës, për të parandaluar linjat e plakjes së qafës.
Out of stock
Not a member? Create an account
Already got an account? Sign in here