The Bellas

Marka

16 results

  • Sort by
    ...
  • -49%LimitedSold Out
    Cosrx The Retinol 0.1 Cream 20ml
    Cosrx The Retinol 0.1 Cream 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,690.

    E përkryer për përdoruesit e retinolit për herë të parë!

    Kremi me Retinol 0.1 është formuluar për të parandaluar dhe korrigjuar shenjat e hershme të plakjes përpara se të shfaqen.
    Me një përqendrim të butë por të pastër të retinolit, ky krem rrit elasticitetin e lëkurës, zbut strukturën e lëkurës, parandalon aknet dhe rigjeneron thellësisht lëkurën. 

    Formuluar me: 

    • Vitaminë A për të përmisuar linjat e imëta dhe rrudhat
    • Panthenol për të përmirësuar hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës
    • Adenozinë për aktivizimin dhe qëndrueshmërinë e qelizave të lëkurës
    • Super vitaminë E për të reduktuar shenjat e dukshme të plakjes dhe dëmtimit nga rrezet e diellit. 
    • Vitaminë C, glutathione dhe ekstrakt të kokrrizave të orizit, që përmisojnë hiperpigmentimin dhe njollat kafe.

    Rezultatet klinike në 4 javë
    I përshtatshëm për përdorim të lëkurës së prirur ndaj akneve (jo komedogjene).

    – 18.62% përmirësim i rrudhave (ballit)
    – 18.32% përmirësim i rrudhave (nazolabiale)
    – 16,25% përmirësim i rrudhave (zona e syve)
    – 12,81% përmirësim i elasticitetit (elasticiteti i jashtëm)
    – 12,66% përmirësim i ngritjes (këndi i gojës)
    – 10.30% përmirësim i ngritjes (mjekrës)
    – 4.16% përmirësim i moshës së lëkurës

    Rezultatet klinike në 2 javë
    – 45,14% përmirësim i poreve (vëllimit)
    – 42.07% përmirësim i poreve (zonës)

    Përdorimi:

    Kryeni një test përpara se ta perdoni në fytyrë.

    Aplikoni një sasi të vogël me gishtin e unazës ne hapin e fundit të rutinës tuaj. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë, qafë dhe në zonat problematike . Sugjerojmë që fillimisht të përdoret tre herë në javë dhe pastaj rrisni gradualisht frekuencën e perdorimit pasi lekura te adaptohet. Mund të përdoret poshtë syve, por shmangni direkt kontaktin në sy.

    Out of stock

  • -43%Limited
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml
    Cosrx The Retinol 0.5 Oil 20ml Original price was: L3,290.Current price is: L1,890.

    Një retinol shumë i koncentruar dhe i pastër që përmirëson pamjen e linjave të imta dhe rrudhave, rrit elasticitetin duke i dhene lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm!
    Nuk permban ujë të pastruar ose derivate të retinolit.
    Vaji Retinol i Cosrx është formuluar duke përdorur retinol te paster 0.5% të stabilizuar i cili ofron:

    – Kujdes të fuqishëm kundër plakjes
    – Nxit prodhimin e kolagjenit
    – Ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht
    – Targeton lëkurën me tendence akneike dhe shenjat e ngelura post-akne.

    Më e mira për lëkurën e mësuar me retinol, por që ende përjeton shenja progresive të plakjes, si humbja e elasticitetit dhe thatësia. Për përdoruesit e retinolit të nivelit të mesëm që kërkojnë një përforcues rinor shumë të përqendruar.

    Formuluar me:

    • Retinol i pastër (Vitamina A) që përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës për të përmirësuar pamjen e linjave të holla dhe rrudhave
    • Squalane me origjinë bimore hidraton dhe mbron lëkurën nga acarimi i jashtëm
    • Tokotrienoli (Super Vitamina E) ndihmon në reduktimin e shenjave të dukshme të plakjes dhe dëmtimit të lëkurës.

    Ky serum targeton problematika të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne dhe pore të zmadhuara.

    Perdorimi: Filloni pak dhe ngadalë!

    1. Gjatë rutines në mbrëmje, pas pastrimit aplikoni 1 deri në 2 pika në dorë dhe perhapeni me majat e gishtave ne fytyre dhe qafe, lëreni të absorbohet. Fillimisht perdoreni 2-3 herë në javë dhe gradualisht rrisni frekuencën nje nate po dhe nje nate jo. Përdoreni sipas tolerimit.
    2. Keni një “periudhë përshtatjeje” kur përdorni retinol:
      • Java 1-2 – Frekuenca: përdorni vetëm 2-3 herë në javë gjatë natës – Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit aplikoni 1-2 pika në zonat me shqetësim. p.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë.
      • Java 3~ – Frekuenca: mund të aplikohet nje nate po dhe nje nate jo .
  • -55%LimitedSold Out
    Cosrx The Vitamin C 23 Serum 20ml
    Cosrx The Vitamin C 23 Serum 20ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,290.

    Zbardhni, forconi dhe luftoni njollat ​​e errëta me Serumin e Vitaminës C 23 nga COSRX, një trajtim shumë i koncentruar që synon lëkurën e thatë dhe të ashpër, njollat ​​dhe shenjat në lëkurë, tonin e pabarabartë, linjat dhe rrudhat e imëta.

    • Një përqendrim i lartë me 23% vitaminë C e cila njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore.
      Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e linjave të imëta.
      Gjithashtu vitamina C bllokon sintezën e melaninës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore duke luftuar kështu njollat e errëta.
    • Super Vitamina E (Tocotrienol) ndihmon në luftimin e shenjave të plakjes dhe ngadalëson dëmtimin e lëkurës.
      Bashkëveprimi i vitaminës C dhe E dyfishojnë efektivitetin e njëra-tjetrës.
    • Acidi hialuronik do te mbajë gjithmonë të hidratuar lëkurën tuaj pasi ruan ekuilibrin e niveleve të lagështisë.

    Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, perfshirë dhe atë sensitive, pasi përmban allantoinë, e cila qetëson dhe ul inflamacionin. Gjithashtu këtë produkt mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë

    Përdorimi:

    Pasi të keni pastruar lëkurën, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund ta riaplikoni në zonat problematike me njolla në lëkurë. Mund të aplikohet në zonën poshtë syve por shmangni kontaktin direkt në sy.
    Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
    Gjatë dites aplikoni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+ ose më të lartë.

    Out of stock

  • -37%LimitedSold Out
    Cosrx Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask 60ml
    Cosrx Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask 60ml Original price was: L2,190.Current price is: L1,390.

    Zgjohuni në mëngjes sikur të keni dalë nga Spa!

    E pasuruar me më shumë se 68% të ekstraktit të orizit, kjo maskë siguron ushqim intensiv dhe hidratim të thellë për të ndihmuar në lëkurë më të pastër dhe më të butë.

    Produkt që mund të përdoret si hidratues, maskë që shplahet ose maskë që mund ta mbani gjatë natës në fytyrë.

    Përbërësit kryesorë:

    • Niacinamide, një përbërës i njohur për minimizimin e poreve, balancon prodhimin e sebumit, trajton aknet dhe shenjat post akne, hiperpigmentimin dhe ka veti antiage.
    • Ekstrakt orizi i cili përman vitamina dhe minerale, lufton plakjen e parakohshme dhe zbardh njollat kafe dhe shenjat në lekure.
    • Vaji i farave të lulediellit i cili hidraton dhe ushqen lëkurën.

    Kjo formulë e lehtë përthithet lehtësisht dhe është e përkryer për t’u përdorur për të gjitha llojet e lëkurës, vecanarisht lëkurat e dehidratuara, nëse jane shfaqur rrudhat e para, lëkurat e thata, mature, mikse dhe sensitive.

    Përdorimi:

    Si sleeping mask: e vendosni në darkë sipër hidratuesit tuaj si hapin e fundit te kujdesit të lëkurës. Ne mëngjes lëkura juaj do ndihet super e hidratuar dhe e butë.
    Si hidratues: aplikojeni në vend te hidratuesit tuaj ne mengjes ose ne darke.
    Si maske qe shpërlahet: vendoseni per rreth 30 min – 1 ore dhe më pas shpërlajeni duke vazhduar me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

    Out of stock

  • -28%Limited
    d'Alba White Truffle VEGAN First Spray Serum 100ml
    d’Alba White Truffle VEGAN First Spray Serum 100ml Original price was: L3,990.Current price is: L2,890.

    Një serum në format mist me dy shtresa (serum + vaj), i formuluar për të hidratuar menjëherë, njohur shkëlqimin e lëkurës, dhe për të mbrojtur kundër plakjes së hershme në çdo tip të lëkurës. Formula vegane me ekstrakt tartufi të bardhë italian, Niacinamide dhe vaj bimor ofron një ndjesi luksoze dhe shkëlqim natyral.

    🔬Përfitimet kryesore:

    • Hidratim i menjëhershëm dhe shkëlqim natyral (“dewy glow”) falë kombinimit të shtresës serum + vaj që përthithet shpejt pa mbetur e yndyrshme
    • Përmirëson elasticitetin dhe zbut linjat e imëta, për shkak të përbërësve si tartufi i bardhë dhe vitaminë E (Tocopherol)
    • Zbut pigmentimin përmes Niacinamide dhe ekstraktit të farës chia
    • Qetëson lëkurën dhe ndihmon në rigjenerim, falë përbërësve qetësues dhe anti-inflamatorë si ekstrakte bimore dhe licorice
    • I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për akneike – është klinikisht jo-komedogjenik

    🌿 Përbërësit kryesorë:

    • Italian White Truffle Extract (Trufferol) – për antioksidim, shkëlqim dhe rigjenerim
    • Niacinamide – për ndriçim, barazim të tonit dhe kontroll të sebumit
    • Chia Seed Extract – anti-inflamator, ndihmon në elasticitet dhe hidratojmëz
    • Avocado Oil & Sunflower Oil – vajra të pasur që mbajnë lagështinë dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse dhe drite-reflektuese
    • Vitamin E (Tocopheryl Acetate) – antioksidant që forcon barrierën dhe mbron nga dëmtimet mjedisore
    • Ekstrakte bimore (oat, basil, lotus, ginseng e të tjera) – për qetësim, rigjenerim dhe freskim të lëkurës

    🌬 Përdorimi:

    1. Shkund fort shishen (3–5 herë) për të përzier shtresat serum dhe vaj.
    2. Spruco rreth 4–5 herë në fytyrë, duke mbajtur 10–20 cm larg me sytë mbyllur.
    3. Mund të aplikohet para ose pas makeup-it, gjithashtu gjatë ditës kur ke nevojë për freskim dhe shtim drite në lëkurë
  • -25%Limited
    Dariya - Momori Peach Rich Shiny Hair Oil Serum 55ml
    Dariya – Momori Peach Rich Shiny Hair Oil Serum 55ml Original price was: L1,990.Current price is: L1,490.
  • -31%Limited
    Dr. Althea 345 Relief Cream 50ml
    Dr. Althea 345 Relief Cream 50ml Original price was: L2,590.Current price is: L1,790.
  • -31%Limited
    Elizavecca CER-100 Collagen Ceramide Coating Protein Treatment 100ml
    Elizavecca CER-100 Collagen Ceramide Coating Protein Treatment 100ml Original price was: L1,290.Current price is: L890.
  • -35%Limited
    Eqqualberry Bakuchiol Plumping Serum 30ml
    Eqqualberry Bakuchiol Plumping Serum 30ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,890.
  • -35%Limited
    Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum 30ml
    Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum 30ml Original price was: L2,890.Current price is: L1,890.

    Me 40% ujë acerola (i pasur me vitaminë C) dhe 4% niacinamide, Eqqualberry Vitamin Illuminating Serum vepron në tre nivele: kontrollon prodhimin e melaninës, ndalon përhapjen e pigmentit dhe ndihmon në zbardhjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasuruar me ceramide dhe acid hialuronik për hidratim dhe mbrojtje të barrierës së lëkurës.

    🔬 Përfitimet kryesore:

    • Ndriçon dhe barazon tonin e lëkurës
    • Zvogëlon njollat e errëta dhe hiperpigmentimin
    • Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës
    • Hidraton në thellësi
    • Teksturë e lehtë, që përthithet shpejt

    🌿 Përbërës aktivë:

    • Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Water – 40% (400 000 ppm) – Burim natyral i vitaminës C që ndriçon dhe freskon lëkurën.
    • Niacinamide 4% (40 000 ppm) – Nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në reduktimin e pigmentimit.
    • Arbutin 2% – Vepron si agjent zbardhues duke frenuar formimin e melaninës.
    • Glutathione & Acid Ferulik – Antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira dhe zbusin njollat ekzistuese.
    • Kompleksi i Ceramidave (NP, NS, AS, AP, EOP) – Rindërton barrierën e lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë.
    • 8 lloje Acidesh Hialuronike + Squalane + Panthenol – Ofrojnë hidratim të thellë dhe ndjesi të butë në lëkurë.
  • -34%Limited
    Etude House Dear Darling Water Tint #01 Strawberry Ade
    Etude House Dear Darling Water Tint #01 Strawberry Ade Original price was: L1,190.Current price is: L790.

    ETUDE Dear Darling Water Tint eshte nje ngjyrosje e buzeve, e qëndrueshme ndaj puthjes.
    Kompleksi i pasur me vitamina dhe fruta kokrra të kuqe do t’i mbajë buzët tuaja ultra të hidratuara.
    Tekstura e ujit që absorbohet shpejt do ta mbajë ngjyrën të qëndrojë më gjatë, pa asnjë ndjesi ngjitëse.

  • -34%Limited
    Etude House Dear Darling Water Tint #02 Cherry Ade
    Etude House Dear Darling Water Tint #02 Cherry Ade Original price was: L1,190.Current price is: L790.
  • -39%Limited
    Etude House My Beauty Tool Silicon Brush
    Etude House My Beauty Tool Silicon Brush Original price was: L1,290.Current price is: L790.

    Një furçë e lezetshme silikoni në formë kandili deti për eksfolim, masazh dhe pastrim!

    Hiqni mbetjet e make-upit dhe pastroni poret e bllokuara me një furçë silikoni e cila ndihmon në pastrimin e butë dhe të thellë të poreve.
    ETUDE My Beauty Tool Exfoliating Jellyfish Silicon Brush është një furçë pastrimi gjithëpërfshirëse e cila:

    • Largon qelizat e vdekura të lëkurës, masazhon dhe pastron në mënyrë efektive.
    • Qimet e buta dhe të dendura të silikonit në njërën anë heqin butësisht papastërtitë nga lëkura.
    • Qimet më të trasha të silikonit masazhojnë butësisht lëkurën.

    Përdorimi:

    Lagni furçën e silikonit, hidhni laresin tuja në vrimën e sfungjerit në fund. Krijoni shkumë nga larësi duke e fërkuar furçën me njërën dorë.
    Duke përdorur anën me qime të imëta dhe të buta silikoni, pastroni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.
    Përdorni anën tjetër për të masazhuar lëkurën sipas dëshirës.

  • -51%Limited
    Etude House My Lash Serum 9g
    Etude House My Lash Serum 9g Original price was: L990.Current price is: L490.

    Riktheni shëndetin e qerpikëve tuaj me Etude House My Lash Serum të mbushur me Biotinë për qerpikë më të fortë, më të trashë dhe më të gjatë. Me një formulë xhel me absorbim të shpejtë që nuk lë mbetje ngjitëse.
    Ky serum përmban gjithashtu përbërës natyralë si ekstrakt xhensen dhe vaj trëndafili, të cilët dihet se stimulojnë rritjen e qimes.

    Me përdorim të rregullt, mund të prisni që të shihni qerpikë më të gjatë, më të trashë dhe më të plotë brenda 3 javësh. Për ta përdorur, vendoseni në qerpikë dhe vetulla duke u fokusuar te rrënjët.

  • -14%Limited
    Etude House Soon Jung 2x Barrier Intensive Cream 60ml
    Etude House Soon Jung 2x Barrier Intensive Cream 60ml Original price was: L2,190.Current price is: L1,890.

    Trajtoni dhe hidratoni lëkurën tuaj me kremin ETUDE HOUSE Soon Jung që përmban një koleksion përbërësish qetësues dhe hidratues!
    Zgjidhja perfekte për kujdesin e lëkurës së dëmtuar dhe të ndjeshme duke reduktuar irritimin e saj dhe ulur inflamacionin.

    Me një pH të ulët dhe pa irritues të mundshëm si aroma, ngjyra artificiale dhe parabenë, ky krem:

    • ​​Do të forcojë barrierën e lëkurës dhe do të rikthejë lëkurën tuaj të shëndetshme
    • Do të ruaje lagështinë dhe balancoje prodhimin e vajit në lëkurë
    • Do të qetësojë skuqjen dhe ulë inflamacionin
    • Rrit elasticitetin e lëkurës dhe e rigjeneron atë
    • Mbron lëkurën nga faktorë të jashtëm dëmtues

    Përbërësit kryesorë:

    – Panthenoli: Një përbërës i dobishëm për lëkurën, i lidhur ngushtë me vitaminën B5, dhe madecassoside, që rrjedh nga Centella asiatica, punojnë së bashku për të forcuar barrierën e lëkurës, për të siguruar lagështi dhe hidratim të lëkurës dhe për të qetësuar lëkurën e irrituar duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.

    – Vaji i farave të lulediellit dhe gjalpi shea: kombinohen gjithashtu për të ushqyer lëkurën nga brenda, duke e mbajtur atë të lëmuar dhe të butë.

    – Madecassoside: Një nga përbërësit aktivë të shquar të Centella Asiatica. Ka aftësi të konsiderueshme shëruese të plagëve, qetësuese dhe antioksiduese.

    – Lecithin: Një zbutës natyral, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke siguruar hidratim të thellë, lëkure më të lëmuar dhe ton të barabartë.

    – Tokoferoli: Një formë e vitaminës E, është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Kontribuon në hidratimin e lëkurës, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese.

    – Çaji jeshil: I pasur me antioksidantë, posedon veti anti-inflamatore që qetësojnë lëkurën dhe mbrojnë nga faktorë të jashtëm.

    Ideale për llojet e lëkurës së thatë, mikse, të irrituar dhe lëkurë të prirur ndaj akneve.

  • -30%Limited
    Gege Bear Hair Contouring Powder 3 Colors
    Gege Bear Hair Contouring Powder 3 Colors Original price was: L990.Current price is: L690.
Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories