The Bellas

Beauty of Joseon

6 results

  • Sort by
    ...
  • -37%LimitedSold Out
    Beauty of joseon Dynasty Cream 50 ml
    Beauty of joseon Dynasty Cream 50 ml Original price was: L2,690.Current price is: L1,690.

    Beauty Of Joseon Dynasty Cream është i preferuari i përjetshëm që ka mbledhur adhurimin e klientëve të panumërt.

    I mbushur me përbërës si uji me krunde orizi, uji xhensen, squalane dhe niacinamide ky produkt është më shumë se një hidratues – është një shpërblim për shëndetin dhe shkëlqimin e lëkurës tuaj. Por jo vetëm kaq, këto ekstrakte natyrale bimore jo vetëm hidratojnë dhe ndriçojnë lëkurën tuaj, por gjithashtu punojnë me zell për të përmirësuar pamjen e rrudhave.

    Formuluar me:

    – 29% krunde orizi të pasura me aminoacide, minerale dhe vitaminë E, krundet e orizit ndihmojnë në pastrimin e lëkurës, zbardhimin dhe teksturë më të lëmuar.

    – 5% xhensen, një përbërës yll që në dinastinë Joseon quhej ‘Shincho’, që do të thotë barishte nga perënditë. Xhensen promovon rigjenerimin e qelizave, mbron lëkurën tuaj dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke zbuluar një shkëlqim rinor.

    – Ekstrakti i mjaltit: Kjo shtesë e lezetshme zbut dhe hidraton lëkurën tuaj duke rikthyer elasticitetin e saj.

    – Ceramidet: Me përfitimet e tyre kundër plakjes, ato e lënë lëkurën tuaj të zhdërvjellët dhe të butë, një dëshmi e përtëritjes së tyre të përgjithshme.

    – 2% niacinamide dhe 2% squalane, punojnë së bashku për të balancuar prodhimin e vajit dhe ujit në lëkurë dhe për të mbrojtur barrierën e lëkurës nga dëmtimet mjedisore.

    Ky krem siguron një përfundim të butë, delikat dhe shkëlqim. Krijon një shkëlqim natyral dhe të shëndetshëm kur përdoret me fondatinë.

    Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, por veçanërisht ideal për lëkurë të thatë.
    Ka një teksturë të fortë, prandaj rregulloni sasinë sipas llojit të lëkurës tuaj. (Lëkurë e yndyrshme: Rreth madhësisë së gjysmë bizeleje, Lëkurë normale-e thatë: Madhësia e një monedhe).

    Out of stock

  • -53%Limited
    Beauty of Joseon Glow Serum: Propolis + Niacinamide 30ml
    Beauty of Joseon Glow Serum: Propolis + Niacinamide 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L980.

    Një serum i ngjashëm me mjaltin, i krijuar posaçërisht për të luftuar aknet dhe poret e zmadhuara!
    Kjo përzierje e fuqishme e Propolisit dhe Niacinamidit është sekreti për të pasur lëkurë me efekt “glow”!

    Çdo element botanik dhe natyror në përmbajtje të serumit është perzgjedhur për të:

    • Reduktuar shenjat post- akne dhe njollat
    • Reduktuar poret e zmadhuara
    • Qetësuar irritimet dhe shëruar aknet
    • Forcuar barrierën e lëkurës
    • Hidratuar lëkurën
    • Efekt “glow”

    Përbërësit kryesorë:

    – 60% Ekstrakt propolisi – një përbërës i fuqishëm antioksidues, anti-inflamator dhe antimikrobik me shumë funksione që ndihmojnë në luftimin e problemeve me aknet, qetësimit dhe shërimit të saj.
    – Niacinamide 2% – një antioksidant që ka një sërë funksionesh të tilla si zbehja e njollave kafe dhe shenjave post akne,tkurrja e poreve dhe hidratim i lëkurës.
    – Vaji Tamanu – i pasur me acide yndyrore për të ushqyer lëkurën tuaj, ky përbërës gjithashtu funksionon si një agjent antibakterial dhe anti-inflamator ndërsa promovon prodhimin e kolagjenit për trajtimin e synuar të akneve dhe shërimin e plagëve.
    – BHA 0,5% – Si një eksfoliant i tretshëm në yndyrë, ndihmon në largimin e sebumit dhe mbetjeve të grumbulluara në pore.
    – Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ideal për lëkurën sensitive dhe atë të prirur ndaj akneve.

  • -38%Limited
    Beauty of Joseon Relief Sun Aqua-Fresh Rice + B5 SPF50+ PA++++ 50ml
    Beauty of Joseon Relief Sun Aqua-Fresh Rice + B5 SPF50+ PA++++ 50ml Original price was: L2,090.Current price is: L1,290.
  • -46%Limited
    Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ PA++++ 50ml
    Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ PA++++ 50ml Original price was: L2,390.Current price is: L1,290.

    Beauty of Joseon Relief Sun: Rice + Probiotics SPF50+ / PA++++ është një krem ​​mbrojtës organik i lehtë, kremoz dhe i rehatshëm në lëkurë. Edhe nëse e aplikoni një sasi të madhe disa herë, nuk ngjitet dhe nuk lë kaste të bardha.
    I pasuruar me ekstrakte orizi dhe niacinamide të cilat ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
    Ka përfitime qetësuese dhe anti-inflamatore që janë të shkëlqyera për llojet e ndjeshme të lëkurës. 

    Formuluar me:

    • 30% ekstrakt orizi dhe ekstrakte të fermentuara nga drithërat te cilat janë të pasura me vitamina B, C, E, aminoacide dhe minerale të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës së thatë dhe qetësimin e lëkurës se irrituar. Orizi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm si një përbërës kryesor i ushqimit dhe kujdesit të lëkurës në historinë koreane.
    • Niacinamide që stimulojnë prodhimin natyral të ceramideve dhe zbehin hiperpigmentimin, kujdesen për minimizimin e poreve, mundesojne nje lëkurë të njetrajtshme dhe të tonifikuar.
    • Çaji jeshil, nje antioksidant i fuqishëm me aftësi mbrojtëse ndaj UV-së, anti-inflamatore dhe antimikrobike, i dobishëm në trajtimin e rosacea, akneve dhe dermatitit atopik.
    • Ekstrakt i rrënjës së xhensenit Panax, një përbërës i njohur nga mjekësia tradicionale koreane që ushqen lëkurën, ka veti antioksiduese dhe stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.

    I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ideale për llojet e lëkurës së thatë dhe mikse.

    Përdorimi:

    Në hapin e fundit të rutinës së kujdesit të lëkurës, shpërndajeni në mënyrë të barabartë në lëkurë. Rekomandohet të riaplikohet çdo 2-3 orë.

  • -38%Limited
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30ml
    Beauty of Joseon Revive Eye Serum : Ginseng + Retinal 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L1,290.

    Një nga produktet me formulimin më të mirë të kujdesit të lëkurës, Retinal dhe Xhensen kombinohen së bashku për të transformuar zonën e syve!

    Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës dermale të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave.
    Serumi i syve BEAUTY OF JOSEON Revive është zgjidhja më efektive për të luftuar shenjat e plakjes rreth lëkurës sensitive të syve.

    Ky serum i fuqishëm shfrytëzon fuqinë e ekstraktit të xhensenit, i njohur për vetitë e tij reduktuese të rrudhave, dhe e bashkon atë me Retinalin për rezultate të shpejta dhe efikase. Xhensen ushqen dhe tonifikon lëkurën, ndërsa retinali forcon barrierën e lëkurës.

    Është gjithashtu i pasuruar me përbërës si glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të mbushur dhe ndriçuar më tej zonën delikate rreth syve.

    Përbërësit kryesorë:

    • 10% ekstrakt i rrënjës së xhensenit – I njohur si “bari i perëndive”, xhensen ka një histori të pasur në mjekësinë bimore koreane dhe kujdesin e lëkurës. Saponina e saj hidraton shpejt dhe ruan lagështinë e thellë të lëkurës për një çehre të shëndetshme.
    • 2% Liposome Retinale ose 0.02% Retinal – Retinali, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, ka një reputacion të mirëpërcaktuar për reduktimin e rrudhave në kujdesin e lëkurës. Ndryshe nga retinoli, ai konvertohet drejtpërdrejt në acid retinoik për rezultate më të shpejta dhe më efektive. Ky serum përdor një version më të qëndrueshëm të retinalit të kombinuar me lipide natyrale dhe vajra për të forcuar zonën e syve pa shkaktuar irritim.
    • Niacinamide: Stimulon prodhimin natyral të ceramideve dhe zbeh hiperpigmentimin. Çon në lëkurë të fortë dhe të tonifikuar.

    Pavarsisht se pjesa më e madhe e produkteve të syve mund të përdoren në rutinen e mëngjesit dhe në rutinen e darkës, serumi i syve nga Beauty Of Joseon rekomandohet të përdoret vetëm ne darkë për shkak të retinalit në formulim! Mund të përdoret në të gjithë fytyrën apo në zonën ku keni prolematika.

  • -53%Limited
    Beauty of Joseon Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin 30ml
    Beauty of Joseon Revive Serum: Ginseng + Snail Mucin 30ml Original price was: L2,090.Current price is: L980.

    Ky është një serum i lehtë, ushqyes, luksoz, i mëndafshtë që synon të riparojë lëkurën tuaj. Është i pasuruar me përbërës natyralë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale koreane) për të krijuar këtë eliksir rinie. 

    I pasur me :

    • 63,36% ujë rrënjë xhensen e cili ndihmon në zbutjen e zonave me vija të holla dhe rrudha dhe konsiderohet gjerësisht si një superushqim dhe i njohur për vetitë e tij shëruese
    • 3% mucinë kërmilli i cili njëtrajtëson tonin e lëkurës, redukton hiperpigmentimin dhe cikatricet, si dhe përmirëson rigjenerimin e qelizave për t’i dhënë lëkurës tuaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe të barabartë
    • Përbërës ushqyes si Adenozina, ekstrakt Matsutake
    • Përbërës ndriçues si Niacinamide, ekstrakt frutash Cornus officinalis
    • Përbërës hidratues si acid hialuronik, acid hialuronik të hidrolizuar, hialuronat natriumi

    Përdorimi:

    Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2-3 pika në lëkurë të pastër. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni serumin më shumë se një herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqni pjesën tjetër të rutinës suaj të kujdesit të lëkurës.

Close My Cart
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories